Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Laura Toska: Çfarë ka mes meje dhe Noizyt…

“Koha jeme” është një ndër klipet që ka tërhequr më shumë vëmendjen këtë verë. Këngëtarja Laura Toska edhe pse është një emër i ri i lakuar në tregun muzikor shqiptar, vjen më e sigurt se kurrë, njësoj si në pyetjet ngacmuese që i drejtoj. Hot, sexy dhe provokuese… duket se është momenti i Laurës! Por çfarë na thotë vetë ajo? Na zbulon shumë gjëra, ndër të tjera ju shuan edhe kuriozitetin se cila është e vërteta e marrëdhënies së saj me reperin Noizy…

Mia.B: – Laura, ti je një emër i ri në muzikën shqiptare, por emri yt u lakua për herë të parë kur u përmende si “vajza seksi në krah të reperit Noizy” dhe ku flitej për një romancë mes jush. A ka patur vërtet diçka mes teje dhe Noizyt?
Laura Toska: – Jo, mes meje dhe Noyzit nuk ka patur romancë. Ai është një mik i imi, asgjë më shumë.
– …dhe kthehemi te muzika… Së fundi, ke publikuar klipin tënd më të ri me titull “Koha jeme”? Për çfarë është koha jote?
– “Koha jeme” është titulli i këngës sime. Nuk ka diçka personale në tekst, aq më tepër në titull. Është thjesht i tillë, një titull dhe nuk ka ndonjë gjë specifike.
– Hot, sexy, provokuese… Këto janë fjalët që vijnë ndërmend ndërkohë që përmend klipin tënd. Je njëra ndër këngëtaret që ke sjellë klipin më të guximshëm. Si të bën të ndihesh ky fakt, ndërkohë që në këtë mënyrë edhe ngacmon fantazinë seksuale të meshkujve?
– Nuk kam bërë një klip për të ngacmuar vëmendjen e askujt. Klipi i përshtatet muzikës edhe është i alternuar edhe me tekstin.
– …po fakti që ngacmon edhe xhelozinë femërore për shkak të formave të tua trupore?
– (Buzëqesh) Nuk e di se pse mund të ngacmohet xhelozia femërore sepse të gjitha femrat janë të bukura. E thënë në gjuhën popullore, “Çdo frut ka shijen e tij”, kështu që si unë, si femrat në përgjithësi, ka çdonjëra bukurinë e saj.
– Pse kaq provokuese Laura? Cili është synimi?
– Nuk e di pse dukem aq shumë provokuese! Nëse një këngëtare e huaj del me të njëjtin klip si unë, nuk personifikohet si e tillë, si provokuese, ndërsa për mua dhe për shumë femra të tjera të estradës shqiptare, duhet patjetër të vendoset terminologjia “provokuese” dhe synimi i provokimit. Nuk më pëlqen të konsiderohem si e tillë, nuk synoj që nëpërmjet trupit tim të bie në sy.
– Në stinën e verës, temperaturat e larta janë një ndër shkaqet e zhveshjes më shumë sesa të veshjes. Do ta kishe publikuar këtë klip në dimër?
– Jo çdo gjë shkon sipas llojit të këngës, sipas stinës, sipas tekstit. Gjërat lidhen me njëra-tjetrën.
– Vendose të vish me këtë lloj klipi, por a i druhesh faktit se edhe në vazhdim do të kërkojnë të të shohin më shumë trupin sesa të dëgjojnë zërin tënd?
– Nuk kam pse të druhem për asgjë sepse nuk kam bërë ndonjë gjë që nuk e bëjnë të gjithë këngëtaret në përgjithësi, si ato botërore, si ato të estradës shqiptare. Ka shumë të tjera në të njëjtin stil.
– Je në hapat e parë të karrierës, por duket që je shumë këmbëngulëse për të arritur suksesin. Mendon se mjafton një klip hot, një set fotosh hot që një vajzë të bëjë pjesë te këngëtarët “In”, apo çfarë?
– Sa u përket fotove, nuk është hera e parë që bëj foto sepse edhe para se të këndoja, kam patur sete fotografike.
– Dëgjoj të të krahasojnë me Shkëndije Mujajn apo Kallashin nga të pasmet…
– Nuk e krahasoj vetveten me asnjë sepse unë jam Laura dhe nuk po imitoj dikë si Kallashi ose si Shkëndija.
– Ç’më thua tjetër për veten tënde?
– Studioj në dy fakultete, njëri është shtetëror dhe studioj Gjuhe shqipe dhe ai privat AAB, për Ekonomik.
– E ke të lehtëmenaxhueshëm faktin e të qenit gjithë kohës në qendër të vëmendjes?
– Gjithmonë kam qenë në qendër të vëmendjes; në shkollë, në familje, në shoqëri e kudo. Qendra e vëmendjes nuk është një koncept i ri për mua. (Buzëqesh)
– Çfarë përfshin e përditshmja dhe argëtimet e tua?
– Bëj një jetë normale. Argëtimet e mia janë ato pranë shoqërisë sime.
– Me kë jeton?
– Vetëm.
– Bën punë shtëpie?
– Nuk më premton koha të bëj punë shtëpie, pasi jam e angazhuar edhe me fakultetet, siç e ceka.
– Gatimi që mbetet specialiteti yt?
– Nuk më pëlqen shumë të gatuaj. (Qesh)
– As fli nuk bën ti?
– Në ndonjë rast të veçantë, do mundohesha. (Qesh)
– Je për martesë apo për bashkëjetesë?
– Nëse jam me njeriun që dua, nuk më intereson bashkëjetesë apo martesë sepse është e njëjta gjë.
– Vendi ku nuk do të doje ta njihje mashkullin tënd?
– Nuk ka ndonjë vend specifik për të njohur. Nëse ndodh njohja është rastësi, nuk është e përcaktuar.
– Nëse ai do ta kishte problem profesionin tënd, do ta lije?
– Thonë që për dashurinë njeriu bën gjithçka. Një njeri që të dashuron, të pranon siç je dhe nuk të kushtëzon. Ky është mendimi im. Në dashuri, nuk ka kushte, nuk ka rregulla.
– Cili do të ishte kulmi i karrierës për ty?
– Kulmi i karrierës është kur bëhesh e njohur, kur fansat e duan muzikën që këndon dhe gjithashtu, kur të duan. (Buzëqesh)
– Nëse do të të propozonin të pozoje nudo për një nismë humanitare, do pranoje?
– Nëse do të ishte me të brendshme si ato të klipit, po, ama nëse do ishte nudo fare, absolutisht jo.
– Këtë verë ka patur shumë prurje me këngë të reja dhe këngëtarë të rinj. Si je përgatitur për të mbijetuar?
– Duke punuar për projektin që sapo kam lançuar.
– Cilët janë bashkëpunëtorët në këtë këngë?
– Kënga është poduksion i “Otr Records”, Dj Aboom i cili është marrë me prodhimin e muzikës dhe Noizy, që është marrë me tekstin. Pastaj janë “Imagine films” për klipin dhe menaxherja ime.
– Në ekran dukesh vajzë pa komplekse. Çfarë të bën me turp?
– Edhe në jetën e përditshme nuk kam komplekse. Me turp nuk më bën asgjë sepse nuk bëj gjëra për të cilat të turpërohem.
– Pas “Koha jeme”, çfarë pritet nga ti?
– Pas kësaj kënge do të ketë risi të reja, do të ketë, pse jo, edhe një bashkëpunim. (Buzëqesh)
– E ke vendosur të mos ia lësh kohën asnjë këngëtareje shqiptare?
– Çdo këngëtare performon sipas mënyrës së saj dhe gjithsecila ka kohën e saj. Nuk pretendoj të ndaloj kohën e askujt.
– Çfarë ta jep sigurinë në vetvete?
– Siguri në vetvete më jep vendosmëria dhe këmbëngulja për të arritur aty ku dua unë.
– …dhe tashmë në fund… të erdhi koha për të bërë çfarë?
– Për të dhënë maksimumin, që të arrij majat e suksesit. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edhe VIP-at vuajnë nga migrena!

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement