Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Test Sa dini për trupin tuaj?
Kryehajduti   denoncon  hajdutin … Nga Agron BERDAJ
Revolt Klan: Jemi ndryshe nga të tjerët

Kryehajduti   denoncon  hajdutin … Nga Agron BERDAJ

Kryehajduti   denoncon  hajdutin …

Nga Agron BERDAJ

Opozita shqiptare, dy herë radhazi e ndëshkuar rreptë nga elektorati në fushatat e fundit  zgjedhore, e braktisur nga populli në alternativat e shfaqura prej saj, pa asnjë vlerë opozitare, realisht gjendet në një pozitë mjerane, pa shpresë për fitore elektorale. Denoncimet e  bëra nga  opozita sot janë tipike si ato në anekdodën që flet për  një grup  kryehajdutësh të sofistikuar  që denoncuan  në polici një grup hajdutësh ordinerë . Kryehajdutët, pasi kishin dalë të ushtronin profesionin gjatë natës , panë  rastësisht një grup hajdutësh joprofesionistë, të cilët po vidhnin një bankë .Ata, me çekiça, sharra dhe varre po përpiqeshin të hapnin portën e bankës .Kryehajdutët i panë dhe menjëherë lajmëruan policinë , e cila i vuri në pranga . Kur e pyetën kryehajdutin se pse e bënë një veprim të tillë , ata u përgjigjën se e bëmë këtë veprim , jo për rivalitet , as për xhelozi profesionale, apo për hakmarrje ndaj tyre , por për faktin se  , nga mënyra si ata , vjedhin , kishin   diskretituar profesionin e hajdutit , se ata nuk mbanin parasysh metodat e sofistikuara dhe moderne të vjedhjes . Morali i fabulës është tipik për opozitarizmin e sotëm e cila nga pozita krejtësisht të inkriminuara  , kur krimi për ta ka qënë forca lëvizëse e qeverisjes të drejtuar prej tyre  , mjeti i vetëm me të cilin kanë dhunuar demokracin në vend , rruga e përshtatëshme për grabitjen e shtetit dhe të shoqërisë , sot flasin më tepër se kush për dekriminalizimin  e politikës . Por a mund të bëhesh i besueshëm në këtë ndërmarrje kaq fisnike dhe parimore kur vetë nuk je distancuar dhe nuk ke  dënuar kriminelet , kryehajdutët , kapot e bandave politike të qeverisjes së partisë tënde  , që e kanë shpurë vendin drejt tragjedive dhe falimentimit ekonomik , politik dhe moral  , në humnerën e korupsionit  dhe krimit . Si mund të flasë për pastërti morale dhe politike ky subjekt politik kur urrejtja  dhe dhuna për kundërshtarin politik dhe atë ekonomik , ka qënë gati patologjike . Kur në vend të mesazheve apo formulave politike , të alternativave konkuruese, debateve konstruktive ,  me një  gjuhë  paqësore  , këtyre  kundërshtarëve per presion psikologjik ,nga ata , u dërgohej në zarf një plumb , një granatë apo ndonjë kasetë me muzike nga ekzekutimet tipike fashiste .

Advertisement

Flasin per pastrim të politikës nga krimi ata që  dje , politikën mortore e shikonin si mjetin  më të përshtatshëm për të fallcifikuar të vërtetën si brenda vendit por ca më shumë te faktori ndërkombetar .  Faktet rrënqethëse që po dalin përditë se në shërbim të politikave të errëta ,nga disa krerë të këtij subjekti politik  ishin hartuar  lista të ekzekutimeve dhe të bërjes kurban qoftë edhe të kuadrove kryesore të kësaj partie në interes të  destabilizimit  të  vendin , tregojnë jo vetëm , sa pa vlerë janë kakarisjet e tyre për pastrimin e politikës nga krimi , por ato janë një aktakuzë për vetë autorët që fshihen pas krimeve  të tilla , ku për nder të dekriminalizimit  , ata duhet të vihen pas hekurave .   Me të drejtë disa vagabondë politik ,trafikantë grash dhe vajzash ,ndonjë kaubojs që nxjerr koburen dhe plagos shtatë vet , jo vetëm se duhet të largohen nga politika , por ata duhet t’i nënshtrohen forcës së ligjit  . Por kur dëgjon se në ballë të denoncimit të krimeve të tilla janë vënë kriminelë me rekorde shumëherë më të mëdha kriminale se ata , ngushëllimin disi duhet ta gjesh të anekdota e mësipërme ku kryehajduti denoncon hajdutin , te amoraliteti i politikës shqiptare ,te dështimi deri në ekstrem i drejtësisë në vend , ku këta kriminel pas superkrimeve të kryera ,ashtu me duar të përgjakura , lozin teatër në skenën e teatrit politik shqiptar , në sytë e botës demokratike , të faktorit ndërkombëtar , të cilët kanë njëzetëepesë vjet që, jo vetëm se  duartrokasin lojën kriminale të kryekriminelëve shqiptar ,por ndërhyjnë sadopak në redaktimin e regjizurës së krimit duke e bërë atë më tërheqese .

Politika djallëzore e atyre që flasin për dekriminalizimin është se pas krimeve të ndodhura sot ata duan të mbulojnë sistemin e politikave të tyre kriminale kur ata ishin në pushtet . Pas shtatë plagosjeve të dhimbshme , të kryera nga deputeti socialist, ata duan të mbulojnë tragjedinë e Gerdecit , atë të vrasjeve të  njëzetëenjë janarit ,ku shteti me dashje vrau qytetarët e vetë . Për të mos shkuar më tej në historinë e vitit tragjik të nëntëdhjetë e shtatës , ku shteti vrau 4000 vetë dhe plagosi sa gjysma e tyre , ku për hir të sundimit të një klike fashiste ,u vodh pushteti , pasuria e popullit ,liria dhe demokracia e vendit , u shkatërrua ushtria , u përça populli ku veriu i drejtoi  armët kundër jugut .

Shumë nga autorët e këtij krimi tragjik ,sot i gjen në balle të opzitës , grupeve të punës për hartimin e projektligjit të dekriminalizimit, të reformës në drejtësi  , disa të tjerë japin leksione se si duhet të funksionojë demokracia shqiptare ,të tjerë drejtojnë dikasteret e drejtësisë , të prokurorisë ,t ë shërbimit informative , të presidencës .Pra , ata janë në ballë të shtetit ,që do të sjellë demokracinë e vërtetë ,ku nga pozitat e të inkriminuarit do të bëjnë reformën në drejtësi dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe shtetërore  . Mjerë reformat ,bashkë me ta dhe populli që di të uli kokën përpara krimeve dhe kriminelëve të tillë  .

Duke marrë rolin e kukuvajkës ,opozita shqiptare ka ngritur një furtunë të pavëtretë duke krijuar përshtypjen se Shqipëria është bërë më keq se Kolumbia në prodhimin e drogës . Jo se nuk duhet bërë lufta ndaj kësaj të keqje të madhe , jo se policia dhe shoqeria janë tejetej të suksesëshme në këtë fushë , por të  kërkosh ndihmën e një krimi të tillë për të bërë opozitë , është një dështim i plotë opozitar . Pa u ndalur në vërtetësinë e shifrave të publikuara nga ministria e rendit , as në skutat e nëndheshme ku lëviz droga dhe krimi sot , një gje është e pa kundërshtushme: serioziteti me të cilën luftohet ky fenomen . Në se nga qeveria e mëparëshme në mes të parlamentit ,u deklarua se ajo kishte një strategji te vetën për të mos e luftuar kultivimin e drogës ,  pra jo vetëm kultivimin e saj ,por edhe sistemin e trafikimit  ,të piramidës kriminale  që e drejtonte , të mafjes politike që e mbronte , të sistemeve të nëndheshme  , të brendëshme dhe ndërkombëtare që e drejtonin këtë proces, sot kjo forcë politike ndihet e shqetësuar se qeveria nuk ka suksesin e duhur në luftë , ndaj këtij fenomeni,s e policët në këto operacione paskan lënë  edhe ndonjë fije bari pa e prerë mirë ,se ndonjë fshatar e kultivon atë edhe  në vazot e luleve, apo se mafja e drogës  paska stërholluar mjetet e transportit ku veç mushkave ,gomarëve, transportit detar apo me çanta diplomatike ,si në kohën e qeverisjes së tyre  , sot përdor edhe avionët , por jo në stil kaq të gjërë si në kohën e tyre . Një qëndrim i tillë a nuk është i frymëzuar dhe i udhëhequr sipas moralit të anekdodës që krye hajduti denoncon hajdutin ,ku kritikohet një alternativë që përpiqet ta luftojë drogën ,ndoshta edhe jo me rezultatet e pritura ,nga një subjekt politik ku e kishte ngritur në strategji kultivimin dhe tregëtinë e saj?! Hajde gjeje moralin e kritikes dhe të luftës të pa principtë politike të kësaj force politike , pa dinjitet dhe moral . Nga mos ndëshkimi  ,dhe politikat e amnistisë ndaj krimit e kanë bërë atë më të fortë se vetë shteti ,më të organizuar , imponues ndaj drejtësisë ,urdhrues ndaj qeverive të të gjitha ngjyrave , pra një pushtet më vetë ,gati mbi të gjitha pushtetet e tjera .Në se do të ketë serjozitet të vërtetë nga qeveria dhe forcat e tjera politike dhe në veçanti nga ndërkombëtarët ,dekriminalizimi i politikës dhe i gjithë jetës së vendit , duhet të nisi nga çrrënjosja e  korrupsionit  dhe e influencave nga qeverisja, nga vendosja në bangon e të akuzuarve të  ish kryeministrave  , kryetarëve te shtetit ,ministrat dhe zëvendësat , të përfshirë në aferat korruptive  , pastaj të vazhdojë me  berberët , rojtarët e pyjeve dhe shitësit e akulloreve .  Këta të fundit , ka shumë të ngjarë kur të shikojnë udheheqësit e tyre kryehajdut ,ka të ngjarë të shkojnë vetë në burg , si vetdënim për mosdhënien e kuponit tatimor, apo mos pagimin e faturës së dritave apo të ujit  . Amnistitë e bëra nga politika , deri tani kan qënë dhe do të jenë ,në se do të ketë të tilla, varrmihëset e demokracisë shqiptare . Atëherë nuk do të kemi dekriminalizim të politikës ,por sundim të krimit dhe kapjen plotësishtë të shtetit dhe shoqërisë prej tij .

Agron  BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Sa dini për trupin tuaj?

Next Post

Revolt Klan: Jemi ndryshe nga të tjerët

Advertisement