Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kristin Prengaj: Nuk janë për mua flirtimet!

Kristina është një nga ato vajza, bukuria e të cilave është zbuluar rastësisht. Ka qenë një ndër butikët me veshje për femra që e ka zbuluar për herë të parë Kristinën dhe e ka bërë imazh të sajin, ndërsa të dytët duket se jemi ne… E bukur, elegante, me linja perfekte; ashtu siç e kemi përshkruar edhe në intervistë, e zgjodhëm si personazhin e duhur për të folur për pushimet. Njëkohësisht, mësoni edhe më shumë për vajzën me linja perfekte. E ndërsa deri më tani Elvana Gjata mbante vendin e parë si vazja me këmbët më të gjata, duket se tani do të ketë një konkurrente të fortë. Dhe, jemi të sigurtë që, pas kësaj interviste, nuk do të jenë të pakta ofertat që do t’i bëhen Kristinës…

Kristina dhe Kristina

Mia Buci: – E bukur, elegante, linja perfekte… Më shumë për veten, më thuaj ti Kristinë…
Kristin Prengaj: – Do shtoja edhe: e zgjuar. Mjafton. (Qesh)
– Fotot e tua kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjete sociale. Po pjesë e televizionit ke provuar të bëhesh?
– Jo, nuk e kam provuar akoma, por do të më pëlqente. Pse jo?!
– Me çfarë merret Kristina?
– Jam fotomodele te Fashion Girl.
– Çfarë tipi je?
– Mendoj se futem te tipat e qetë, që nuk flasin shumë. (Qesh)
– Çfarë planesh ke për veten?
– Për momentin jam përqendruar vetëm te shkolla. Më pas, planet do vijnë duke u zbuluar… (Buzëqesh)

Advertisement

Kristina dhe pushimet
– Si ka ardhur kjo verë për ty?
– Plot surpriza…. (Buzëqesh)
– Ç’mund të ketë më mirë se pushimet tani?
– Vetëm pushimet, asgjë tjetër.
– Cila ka qenë vera më e bukur dhe më energjike që ke kaluar?
– Besoj se ka qenë kjo verë.
– Sa të intrigon bota nënujore?
– Jo shumë.
– Lloji i notit që di më mirë?
– Di pak nga të gjithë. (Buzëqesh)
– Me siguri, meshkujt kthejnë kokën sa herë që ti kalon dhe kjo është më e theksuar kur je në plazh. Kur ishte hera e fundit që të ndodhi diçka e tillë?
– Në fakt, nuk u kushtoj shumë vëmendje “ngacmimeve”, pasi nuk do të arrija t’i mumëroja dot!
– Ke dikë që bëhet xheloz për ty në situata të tilla?
– Po, e kam dikë. (Buzëqesh)
– Cila është mënyra që ke zgjedhur për t’u freskuar në këto ditë të nxehta?
– Deti, pishinat.
– Më tepër plazh apo më tepër pishina?
– Plazh.
– Nëse do të zgjidhje pushime dimërore në verë, ku do t’i bëje ato?
– Nuk di ç’të them, pasi më pëlqejnë pushimet verore dhe jo ato dimërore.
– Sa herë të duhet të nisesh me pushime, e lë përgatitjen për në momentin e fundit apo bëhesh gati kohë më parë?
– Gjithmonë në momentin e fundit dhe kjo nuk ndodh për shkak të neglizhencës sime, por sepse e kam kohën shumë të ngjeshur me angazhime.
– Cila është ajo gjë që do të mungojë gjithnjë në çantën e pushimeve të tua? Që e harron gjithnjë?
– Kremi i plazhit.
– …dhe çfarë nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë?
– Syzet e diellit.
– Si i ke marrëdhëniet me flirtimet gjatë këtyre ditëve të nxehta?
– Unë nuk flirtoj. (Buzëqesh)
– Koktejli yt i preferuar në këtē stinë?
– Ah… Mohito më freskon!
– Si i mendon pushimet e tua ideale?
– I kam përjetuar ato që kam ëndërruar.
– Ia vlen t’i bësh pushimet në Shqipëri?
– Patjetër që po. Shqipëria ka vende shumë të bukura, ndërsa shqiptarët ikin dhe bëjnë pushime jashtë. Është si ajo shprehja: “E kërkon në qiell dhe e gjen në tokë”.
– Çfarë nuk mungon në frigoriferin tënd gjatë verës?
– Lëngjet. Janë shumë të nevojshme pasi tani në verë për shkak të nxehtësisë, dehidratohemi. Zgjidhjen, e gjejmë te lëngjet.
– Këtë vit nëpër plazhe, më shumë se vitet e tjera, ka qenë tendencë shkuma parti. Je shkumëzuar edhe ti?
– Jo, unë nuk i preferoj shkuma partit. Zgjedh më mirë të frekuentoj vende më të qeta ku mund të pushoj e qetë.
– …dhe si do vazhdojnë pushimet e tua? Çfarë destinacionesh do kesh në vazhdim?
– Çdo gjë e vendos në momentin e fundit.

Kristina dhe luku
– Cili është detaji që i kushton më shumë rëndësi në lukun tënd?
– Buzët.
– Zakonisht, me ne femrat ndodh që edhe pse i kemi dollapet e mbushura me rroba, përsëri themi: “S’kam ç’të vesh”. Ndodh edhe me ty kështu?
– Patjetër që po. Më ndodh shpesh, madje… Kështu jemi ne femrat. (Buzëqesh)
– Kush të shoqëron zakonisht për shopping?
– Mami.
– Ka ndodhur që ai që të ka shoqëruar është lodhur aq shumë duke të pritur sa ka ikur dhe të ka lënë aty?
– Nuk e bën një gjë të tillë, jo. (Qesh)
– Ku ke shpenzuar më shumë koha duke bërë shopping?
– Kur kam qenë në Milano.
– Çfarë ke veshur tani?
– Fustan bojëqielli. (Buzëqesh)
– Hera e fundit që të ka ndodhur që veshja e dikujt tjetër të të jetë dukur më e bukur se e jotja?
– Jo, nuk më ndodh kjo.
– Produkti i bukurisë që nuk mungon kurrë në produktet e tua kozmetike?
– Rimeli është ai pa të cilin e kam pak të vështirë të bëj.
– Çfarë ke menduar të blesh këtë herë?
– Çfarë të më pëlqejë. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një letër për ty...

Next Post

Katan Trebeshina: E vërteta e azilit në Gjermani...

Advertisement