Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimtaria juaj…

Pak mbi shpirtin

Shumë herë kërkojmë paqe në shpirt
Zakonisht, kur hëna përshëndet pa fjalë
Atëherë dhe ndjenjat kanë nevoj për flirt
Sigurisht, edhe shpirti nga trupi do të dalë!

Paqen e kërkuam… Paqe s’mund të ketë
Trupi i prehet shtratit, ngjan si i pajetë
Gjumi shkonë me ndjenjat veç tavani mbetë
Sepse kur do paqe, shpirti e gjen vetë! Bledi Ylli

Advertisement

Ti… ajo

Ti… i shite dashuri
Ajo, me ndjenja e pagoi
Gjë nuk dinte gjithsesi
Ndaj dhe bujshëm t’dashuroi!
Ti pa shpirt je përsëri
dhe pse shpirtin të dhuroi!

Ti… i shite fjalë, veç fjalë
Ajo, në zemër thellë i shkroi
Ish’ naive e padalë
Ndaj me ty dhe e pësoi
Dashurinë e bëri mal
Himalajën të dhuroi!

Ti… i shite atë që kishe
Boshësinë e shpirtit tënd
Ajo, shpirt i virgjër ishte
Më e virgjër ish’ në mend’…
Me fjalë-boshe zemrën vishte
Sa në ‘të nuk la më vend!

Ajo vdiq tashmë… e gjallë
Sepse zemra nuk është, ”dy”
Ti vazhdon, ”viktimat” radhë
Por do t’vij radha edhe ty!…
Kot kjo botë nuk vjen vërdallë
”Bën këtu e gjen aty” Bledi Ylli

Monologu dëshmitar

Që ditën e parë që të pashë,
Ndjeva sikur të njihja vite.
Zemrën time ty ta dhashë,
Bëji ç’të duash, mbaje a mbyte!

Tani prej teje e robëruar,
N’atë thell’sinë e syve të tu.
Krejtësisht jam dashuruar,
Si gorgona me detin blu!

Gjithçka para teje u bë pluhur.
Dhe ajri mban, tënden aromë.
Ti je trofeu më i bukur.
Dhe i tillë zemër, do t’jesh gjithmonë! Vale Kalemi

Bot’ e madhe

Nuk më frikëson më kjo botë.
Le të më thonë se është e dreqit.
Ia mësova huqet, s’më tremb dot
e dalloj të mirin prej të keqit.

Nganjëherë bëj sikur nuk di gjë.
I kërrus supet dhe kokën tund.
Rolin e të marrit luaj pa zë
në këtë botë të madhe, pus i pafund. Angjelina Ndoj

Përballë horizontesh

Hijet zvarriten në natën e shpirtit,
Kur dielli perëndon në horizonte,
Kur dita shuhet,
Kur ëndrrat kërkojnë sy të përgjumur
Për të ndërtuar folenë, në qerpikë.
Sikur dallëndyshet braktisur,
Folenë e vjetër.
Dhe në qiellin e shpirtit tim
Nuk kanë krahë të fluturojnë.
Por zvarriten pas hapave të mi,
Derisa dielli perëndon,
Dhe e braktisur gjendesh
Nga hijet.
Përballë horizontesh… Fleta Satka

Atje ku fillon dhe mbaron ylberi
Asgjë të re nuk sjell kur shkruaj për një ylber
Që pas shiut të rrëmbyeshëm del pa u ndjerë
Dhe ne rrimë të pamundurën admirojmë
Me dorën dot s’e prekin, veç me sy shijojmë.
Ngjyrat përzier, lëmsh ndjenjash ngatërruar
Vallë kush piktor mund t’i ketë provuar?
Apo një poet penën në ylber ngjyer
Kurrë nuk ka mundur, kot, ka gënjyer.
Ndaj rri admiroj ylberin aq larg
Ngjyrat që mundohem veç me sy t’i kap
Mbretëron në qiell, hijerëndë pushton
Si një ndjenjë e bukur zemrën drithëron. Auror’a CM.

Jeta…
Jetë, moj e shtrenjta jetë,
O moj jeta ime
Që të ngrysa në kurbetë
Jetë plot mundime.
Endacakë nëpër botë
Qytet më qytet
Nga sytë s’m’u ndan k’ta lot
O moj e shtrenjta jetë.
Se dy qytete ka kjo jetë
Ah, kjo jetë e mjerë.
Një ku lind e një ku vdes
E nuk ka të tjerë.
Ti ikën kaq shpejt moj jetë
Si skitë në dëborë
Ikën edhe shpirtra vret
Si një plumb qorr
Iku jeta ime nënë
Opo në kurbet
Ah, për ty shpirti më dhëmbë
Na ndau kjo jetë.
Lart jet’ e poshtë vdekje
Dy botë, dy qytete
Për ty jetë të gjithë kanë etje
E paçmuar mbete.
Jetë o moj jetë plot vlerë,
Ti moj jetë e mjerë.
Me para kurrë s’t’ë kanë blerë
Sheikë e bejlerë. Elona Tabaku.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anastasia: Pse vendosa t’i them “po” Shqipërisë!

Next Post

Djemte kerkojne vajza

Advertisement