Eltit… Birit tim
Ishte muaji gusht, data 31 shënonte
Vapë e madhe e stinës, dielli përvëlonte.
Atë ditë Zoti, një engjëll në krahë tund
Eltisio ynë i vogël, lumturi pafund…
S’kishte gëzim më të madh
Sesa të mbaja në krahë një engjëll si ti.
Ishte gëzimi i dytë për mua
për prindërit renditja s’ka rëndësi…
Te shikoja në sy, o drita e syve të mi
Ndjehesha e përmbushur, tashmë me dy femijë.
Të merja erë në gushë, të puthja në faqe
biri im i shtrenjtë, sa shumë shpirtin ma kënaqe…
Je i vogli im, i përkedhelur, dhe
më i ëmbël në botë për mua
sytë e vegjël fort të shkelqenin
biri im Elti, o sa shumë të dua…
Kur dëgjoj atë zë të ëmbël
zemra seç më bëhet mal
edhe dhimbjen më të fortë
përqafimi yt e ndal!
T’ju kem me fat e t’ju kem me jetë
rrofshi e qofshi sa do Zoti vetë.
Jeni gjeja më e bukur për mua
s’gjej dot fjalë t’ju them sa shumë ju dua! Vale Kalemi
Mos me ler te vuaj
Edhe po s’më deshe, mos më lër të vuaj,
Pak nga pak ti shpirtin po ma merr…
Nga heshtja jote jam e përvëluar,
Dashuria ime për ty kurrë nuk do vdesë…
Edhe po s’më deshe, unë prapë do të të dua,
Këtë e ke dëgjuar shpesh e duhet ta dish,
Edhe në qoftë se vdes, dheu nuk më tret
Kurrë s’kam pranuar të jem për ty një ish.
E në qoftë se pendohesh e mua më kërkon,
Ti e di shumë mirë ku mund të më gjesh,
Puthja jonë e parë, te parku në stol,
Do ngelet margaritar i ndritur mes nesh.
Edhe pse larg teje, në një vend të huaj,
Unë mendjen te ti e kam e aty e mbaj.
E në breg të detit shumë e dashuruar,
Dashuria për ty ndrin kudo e në çdo skaj…
Edhe në qoftë se të thërras, nuk bëj gabim,
Se nga ti vetëm ditë behari mbaj mend,
E kur kishte rrebeshe me shi pa pushim,
Gjoksin tënd mburojë kisha në çdo vend.
Ty të vjen keq se s’të lë rehat me vargje,
shkruaj për dashurinë e ndoshta të brengos,
Por edhe kur shoh këtu ndonjë anije të madhe,
zemra më thotë: “Mendjen nga ai, mos hiq, mos!”… Luljeta Gj. Pashollari
Ne dhe bota
Kërko të ecësh këmbëzbathur
Të kuptosh se ç’është natyrë
Mos ëndërro të jesh i pasur
Por jeto… me një fytyrë!
T’kesh dy duar dhe një zemër
Dhe dy këmbë të shkosh gjëkund
Mbaji fort, emër, mbiemër
Dinjitetin mos e humb!
Thonë që njerëzit shkatërrojnë botën
E unë qesh gjer në çmendi
Ç’mund t’i bëjë njeriu botës
Veçse të vrasë veten e tij…
Kjo botë ishte pa njeriun
Dhe do të jetë pa ‘të sigurtë
S’ka rëndësi në është e djegur
Në është ujë apo e ngurtë!
Kërko të ecësh këmbëzbathur
Edhe vdekjen mos e prit
Në këtë botë quhesh i ardhur
E kush vjen, ikën një ditë! Bledi Ylli
Shpirti i shpirtit
Të kujtohet? Të thashë ”të dua”
E ti më the ”më vjen të qaj”
Si të ndahesh ti nga mua!?
Shpirtin, shpirtit si t’ia ndaj?!
Të kujtohet? Sigurt që po
Kur të thashë ”çdo gjë mbaron”
Ti këmbëngulje thoje “jo”
Por ja, koha e tregon!
Koha bën çdo gjë të tretet
Djeg kujtimet i bën hi
Ndonjëherë në zemër mbeten
Ato që quajmë plagë në gji!
Plagë, por nuk të lënë të vdesësh
Vetëm shpirti dhunshëm dhëmbë,
Disi kështu, mëson të presësh
Ulur… shtrirë a dhe më këmbë! Bledi Ylli
Ti, re e bardhë
Mbi shkëmbin e thepisur
pa ditur,
këmbët më çuan
e dhimbjet, jo, nuk i ndjeva
“Ndalo”, i thashë resë,
më prit edhe mua
të vij në krahët e tu të bardhë
qiejve kaltërosh
hazdisur kam për të kërkuar
ëndrrën time të marrë.
Eeej ku vete?
po të flas,
zërin mos ma mori era?
ikën qiellit turravrap
ku më zhdukesh?
ku më fshihesh?
mos vallë çunin ndjek nga pas?
Jo, jo, ti s’më përgjigjesh
ti re je a shëmbëlltyrë
e pranë meje pse s’vjen pak?
të shkrihem në ty me bardhësinë,
Kthehu,
këtej do të kalojmë
të kalërojmë kaltërsive qiellore.
Galaktikave
jo s’mund të më shpiesh,
e di moj re bardhëllore
po të pres këtu mes rrezeve diellore.
Mos, mos u copëto
ti re e bardhë
si ëndrrat e mia shpirtit shpërndarë
një fjalë, vetëm një fjalë mua më dërgo
shkëmbit të thepisur
do të pres si një statujë e gjallë. Pullumb Ahmeti
Sikur…
Sikur të isha një poezi
Dhe çdo damar i imi varg
Të isha pjesë në gjuhësi
mesazh që shkon afër dhe larg.
Te isha libër të më shfletonin
Faqe të mbushura me histori
Në çdo mesazh veten t’shikonin
Të jesh për njerëzit një Gjithësi
Një Gjithësi ndryshe nga ditët
Një fole ndryshe nga bota
Një poezi ndryshe nga ç’flitet
Shumë larg, shumë larg fjalëve të kota.
Të jesh një varg që të përlotësh
Të prekësh zemra kudo që janë
Në rrugë të dal, t’u thërras njerëzve
Ej, ju jeni gjithçka që kam. Auror’a CM