Me duket shume e cuditshme kjo beteja me mendimet, dhe me vjen shume inat se ato perhere kane dale fitimtare ne betejen tone…. Ne te gjithe ato mendime te bukura je ti pjese e tyre, ndjej mall per cdo sekonde te kaluar me ty, per cdo minute, per cdo dite te jetes time… Kane qene vertete kohe te arta, kane qene dite kur syte e mi shkelqenin nga lumturia, kur buza ime kishte kurore buzeqeshjen, kur neteve te gjata nuk kisha nevoje te enderroja se te kisha prane, kane qene dite te cilat edhe sot i jetoj perseri sa here i mbyll syte, sepse i kam ketu ne zemren time, ne kujtimet e mia, i kam te gdhendura ne cdo vend… Dhe e di? Tani nuk kam me aq shume mall, tani ndihem me e qete, tani e di se te kam perjete ne zemren time dhe sikur ne fund te botes te shkosh ti perseri mbetesh i imi. Por shpesh here mendoj dhe dicka tjeter… Jo pa arsye kane ndodhur gjithe keto gjera, thone se Zoti me nje dore te hedh e me tjetren te pret… Zoti te mbyll nje porte e nje tjeter te cel… Ama e rendesishme eshte te jesh i vemendshem kur te hapet ajo porte…. Dhe une tashme nuk merzitem me per asgje…pavarsisht te gjithave ti mbetesh gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time… Ami.