Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditar…

 

Sa e veshtire qenka te shkruash thjesht disa rreshta te bashkangjitura qe te foromsh disa fraza jete. Por më e trishte qenka kur i lexon dhe nis e qan, pasi kohet e shkuara te bejne te mos vazhdosh fare perpara pasi esht e pamundur te harrosh kujtimet. Me thon jeta vazhon, po ce dua jeten ku skam njerezit qe dua pran, por kam do njerez qe as si shoh dot me sy dhe jo me te rri dot me ta. Qenka e trishtë te provosh humbjen, qenka e trishtë te mundohesh te vrasesh veten, qenka e trisht te jesh e forte kur ne realitet je frikacake dhe ke frik nga cdo gje. Sa tmerr qenka te rrish ne monotoni, te besh te gjith ditet te njejten gje, qe ben cdo dite. Sa e veshtire qenka kur te tjeret te shajn dhe te hedhin fjal me kunja te pakten ne atë klas ku jam i kam dy aleate qe me mbeshtesin, i kam dy vajza qe ma duan te miren. Kam edhe nje nene qe esht sakrifikuar shum qe te mos me mungoje asgje, kam edhe nje moter qe edhe pse zihem me të do edhe e dua, kam edhe nje vella qe edhe pse esht ca si i vogel, nuk duron te shohe ndonje njeri qe tia hedh syt drejt se ia hedh dhembet ne tokë. Kam edhe nje djalë tezje qe esht yll (po më vjen habi) po as nuk qenkam vetem pasakam njerez qe i dua dhe qe me duan. Por serisht unë ndjej ende zhgenjim ne zemer edhe pse shpeshere nis te mendoj derisa te me kepuse gjumi ne fleten e ditarit.

Kur kujtoj ndonjëherë se çfarë kam bërë në të shkuaren më vjen për të qarë, ndonjëherë më vjen për të qeshur. Kam qënë tip çuni, kam qënë fëmijë i prapë, nuk mendonin njerëzit se isha vajzë, por se isha djalë. Por ndryshova shumë, kur rashë në dashuri. Ndryshova për atë mosmirënjohëshin dhe në fund zgjodhi dikë tjetër përpara meje. Nga njëra anë nuk më vjen keq që desha dika që ai që e dinte se ekzistoja, por më vjen inat që ndjenjat e mia i mësoi tjetër, kush dhe në fund më nguli një thikë mbas shpine. Por kjo koka ime sërisht nuk mbush mirë, pasi sinqeritetin, ndershmërinë dhe thjeshtësinë ti marrin për dobësi në ditët e sotme. Shpeshherë jam munduar që ta mbaj veten, të mos u them të tjerëve atë që meritojnë, të mos merren vetëm me kujtimet dhe me zhgënjimet që më ka dhënë jeta. Shpeshherë përpiqem që të mos hesht, ose përpiqem që të arrij gjithshka me mund e djersë. Por sërisht fati nuk më braktisi, më dha edhe një shanc tjetër, për të jetuar sërisht, më dha edhe njëherë shancin që t’ia filloj nga e para dhe të mos e vras mendjen për të kaluaren e dhimbshme. Livia.

Advertisement

Buzëmbrëmje. Po bie mbrëmja e qetë, zogjtë e strukën foleve… Dielli u fsheh prapa malit. Hëna nxjerr syrin mes reve! Dritat shtëpive po ndizen, dritaret po mbyllen ngadalë! Drejt nënave rendin fëmijët, me dritë xixëllonjë mbi ballë! Alban Arapi.

Zemër fëmije… Kur shoh një lule të shkelur lëndohem! Kur shoh një zog të rrëzuar, trishtohem! Kur shoh dy sy të përlotur, dhimbje ndjej! Kur shoh një fëmijë të përgjakur, urrej! Sikur kjo zemër e njerëzimit ti ndriste! Asnjë vrasës në Botë sdo vriste! Kushtuar festës së fëmijëve. Alban Arapi.

Përse… Njerëz gjithë jetën punoni, të ngrini një jetë të re! Vërtetë, për ne derdhni djersën, po plumbat pse i derdhni, përse?! Alban Arapi.

Lirikë prilli… Fryn kjo erë e prillit çi hap lulet… Kurora për flokët, thurin vajzat o! I zgjon erë e prillit, trëndafilat, i fton dallëndyshet dhe bilbilat. Seç u puth fëmijëve gushat e faqet, seç shkundin petalet, manushaqet. Alban Arapi.

Prostituta… Ia marrin trupin, ia flakin tutje, trupi ndjen dridhje, nën duar vrasëse, ata nuk ndalen… E flakin, e flakin tutje… dhe përherë kështu! Ah, sikur mos ishin këto “taka”. Kjo natë.. ky park! Alban Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement