Ti je e çuditshme. Ti je kaq e cuditshme. Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete: Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash. Xhenit.
Te kam dedikuar kaq shume shkrime, kaq shume ndjenja te derdhura ne to, dhimbje teksa pershkruaja ne detaje gjithcka tenden qe une fatkeqesisht nuk kisha mundesi ti shijoja nga afer. Ndoshta dhe i ke lexuar ndoshta dhe jo, nuk e di nëse vërtetë i ke merituar, por nuk besoj te kesh gje me reale dhe te sinqerte ne jeten tende se ato copeza ndjenjash te shkruara nga unë. Di vetem qe te dua, pa nje perse, pa një arsye, pa nje motiv, pa asgje. Te dua kur me shikon, kur me flet ëmbël e me ledhaton. Te dua edhe kur me bertet ne nerva e siper pse nuk fitoi skuadra jote e preferuar haha. Te dua kur me detyron te luaj PS3 me ty. Te dua kur me buzeqesh, kur me prek floket, kur me merr ne telefon ne 4 te mengjesit dhe me thua qe ishe duke me pare ne enderr. Të dua sepse ti je i vecante, ti je ndryshe nga cdokush tjeter… Ti je i imi dhe une e di, ndaj te dua. Me ty nuk kam frike se kur te zgjohem neser ne mengjes te kuptoj se ishe thjesht nje enderr e bukur. Te dua sepse me jep siguri. Ti je streha ime, je cepi ku mbeshtetem. Ti je arratisja nga bota. Te dua.. L.