Një djalë i mirë mund të bëjë shumë gjëra gjeniale… por ka disa gjëra që ai nuk do t’i bënte kurrë, me asnjë pretekst. Ja, cilat janë ato:
1. Të kritikojë pamjen tuaj të jashtme
Një djalë i mirë nuk do t’ju thoshte kurrë se do t’ju preferonte “me flokë më të gjata”, “disa kile më pak”, ose “me gjoks më të madh”. Ju nuk jeni një copë mishi mbi tavolinën e kasapit, jeni një grua e plotë. Dhe këtë, një djalë për së mbari e di dhe ju pranon ashtu si jeni, pa u shqetësuar për gramët dhe detajet e tjera fizike. Nganjëherë bile, ai ju nervozon kur nuk jep një mendim kur ia kërkoni, si për shembull, nëse ju shkojnë balluket, apo jo.
2. Të kontrollojë gjërat tuaja intime
Në kohën tonë, të gjithë e përdorin teknologjinë e re, mesazhet Vvhatsup, sms, email, Facebook dhe Gtalk. Megjithëse ai është në dijeni të disa bisedave tuaja, nuk e kalon kohën duke i lexuar ato për t’u siguruar për besnikërinë tuaj. Një djalë për së mbari e injoron fare telefonin tuaj, duke ju treguar me një ngritje vetullash se deri në ç’pikë, besimi mund të jetë seksi. Kështu, as ju nuk do ta kishit problem t’i jepnit kodet tuaja…
3. Të harrojë t’ju përgjigjet
Është një rregull bazë i djemve të mirë, që ai e aplikon pa diskriminim, si për shokët e tij më të mirë, ashtu edhe me ju: Ai u përgjigjet emaileve, telefonatave, sms-ve. Komunikimi është normal e i rrjedhshëm me të, kështu që ju nuk do të dyshoni tek ai edhe nëse ndonjë mbrëmje nuk i përgjigjet një sms-je të thjeshtë “çfarë po bën sonte?”. Kështu, kurseni edhe kohë, edhe energji!
4. Të dyshojë gjithmonë te ju
Ja, edhe një cilësi tjetër që ka lidhje me besimin. Ai ju beson kur i thoni ndonjë gjë. Nuk ka nevojë të nxjerrë telefonin dhe të kontrollojë në Vvikipedia nëse secili nga argumentet tuaja është i vërtetë; ai ka besim te ju dhe jua provon këtë. Derisa të provohet e kundërta, sigurisht…
5. Të arrijë orgazmën para jush
Një djalë i mirë e di se “gratë janë të parat”, jo vetëm kur duhet të hyjnë në derë. Ai do të dojë me çdo kusht ta arrini orgazmën e para, edhe sikur ajo të zgjasë më shumë kohë se mesatarja, ose edhe sikur t’i dukeni “shumë e ndërlikuar”…
6. T’ju gënjejë
Ai e di mirë, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, ndërsa sinqeriteti shpërblehet një ditë. Kështu, ai do të rrezikojë edhe të futet në debat për t’jua thënë se çfarë mendon, në ndonjë rast kur nuk është dakord me ju, sesa të bëjë sikur është dakord me ju, duke ju thënë pallavra. Nganjëherë e vërteta është e ashpër, por të paktën ka meritën se është e sinqertë dhe kjo është diçka e mirë, sepse ju e dini se mund të mbështeteni tek ai. Po ashtu, edhe për gënjeshtrat, ai e di mirë se nuk duhet të bëjë atë që nuk ka qejf t’ia bëjnë edhe atij.
7. T’ju trembë
Një djalë i mirë nuk e ngre kurrë tonin e zërit. Ai përbuz si përdorimin e forcës fizike, ashtu edhe dhunën gojore, për të komunikuar ndjenjat e tij. Pra, mos kini frikë se ai do t’ju ulërasë në fytyrë që “t’i kuptoni” gjërat; ai do të dijë të ruajë qetësinë e tij legjendare, ose të dalë fare nga dhoma, që të mos shpërthejë… Po kështu edhe për gjestet, në momentet e zemërimit, ai thjesht do të çokisë filxhanin tuaj të preferuar të kafesë dhe asgjë më shumë…
8. Të mos pranojë përgjegjësitë e tij
Një djalë i mirë di të bëjë zgjedhjet e duhura e të pranojë përgjegjësitë e tij dhe, në rast se ndërron mendim, ai e mendon mirë para se t’jua bëjë kokën sallatë me dyshime dhe gjendje të tjera shpritërore. Mbase juve ju kanë mësuar në shkollë se dashuria është si një tango; një hap para, dy prapa, por në fakt nuk jemi më në pushimin e madh dhe një djalë i mirë ndodhet aty për t’jua provuar se ai di të ecë vetëm përpara. Amin!
9. Të fyejë mamanë tuaj
Më seriozisht, nuk ka nevojë të shkojë deri aty, por një gjë është e sigurtë: Një djalë i mirë ju respekton shumë, si pasojë respekton edhe njerëzit tuaj të afërt, familjen dhe shoqërinë. Mbase mamaja juaj është pak e vështirë, por ai e ka kuptuar mirë se vetëm ju keni të drejtë ta thoni këtë dhe kjo është shenjë respekti.
10. T’ju lërë në baltë
Ai është nga ata tipa që nuk të lënë kurrë në baltë, s’ka rëndësi nëse është ditëlindja e shokëve, ose takimet me ju. Ai do të paraqitet gjithmonë në orarin e caktuar dhe, nëse është me vonesë do të telefonojë për të lajmëruar. Sa e thjeshtë mund të jetë dashuria!
11. Të niset me pushime pa ju
Ai do t’ju lajmërojë që në fillim të verës se do të niset në Itali me shokët. Një djalë për së mbari ka shumë dëshirë t’ju shohë të veshur me bikini, në plazh dhe, nëse do vërtet të niset sivjet me shoqërinë, ai ju lajmëron që më parë, para se shoqet tuaja të kenë rezervuar pushimet, në mënyrë që të organizoheni edhe ju me shoqërinë tuaj. Kështu sillen njerëzit e sjellshëm dhe korrektë.
12. T’ju bëjë të ndjeheni e vetmuar
Mos prisni nga një djalë i mirë që, pasi të ketë bërë dashuri me ju, të hapë telefonin për të parë çfarë shkruhet në Facebook. Jo, ai do të dijë të ndajë momentet e intimitetit me ju, qofshin ato biseda të gjata, apo gjeste të vogla dhe nuk do t’ju bëjë të ndjeheni e vetmuar. Ju jeni dy vetë dhe kjo nuk ekziston vetëm në mendjen tuaj. Ky djalë do të jetë gjithmonë i pranishëm, ju do të jeni prioriteti i tij dhe nuk do të bëni thjesht pjesë në planin e tij të ngarkuar, ndërmjet festave, punës dhe shoqërisë. Me një fjalë, nëse takoni një djalë të tillë, tregohuni një vajzë e mençur; mbajeni fort me të gjitha mënyrat e mundshme!