Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Titull: Si të flirtosh?

Nëntitull: Për beqarët dhe të martuarit…

 

A nuk ju duket edhe juve pak e frikshme të flasësh me dikë që të pëlqen, pra, të flirtosh? Për fat të mirë, shkenca ka zbuluar se çfarë e bën flirtin të funksionojë dhe çfarë jo

Advertisement

 

  1. Edhe të martuarit duhet të flirtojnë

Tinderi, macet, vetmia e po ashtu edhe flirti, zakonisht u bashkangjiten beqarëve, por edhe çiftet kanë nevojë të flirtojnë. Pas një studimi të vitit 2012 me 164 njerëz të martuar, studiuesit e Universitetit të Kentakit vunë re se shumica prej tyre flirtonin për të mbajtur dhe forcuar intimitetin në çift. Kështu, ata dolën në përfundimin se çiftet e martuara flirtonin për “të krijuar një botë private me bashkëshkortin/en”.

 

  1. Njerëzit flirtojnë për gjashtë arsye të ndryshme

Në një botim të vitit 2004, profesori David Heningsen i Universitetit të Ilinoisit të Veriut, identifikoi gjashtë arsye të ndryshme pse njerëzit flirtojnë:

  1. Për të bërë seks.
  2. Për zbavitje. E trajtojnë atë si sport.
  3. Për eksplorim. Përpiqen të shohin se si do të ishte një lidhje me personin tjetër.
  4. Marrëdhënie. Përpiqen të shtojnë intimitetin në një lidhje.
  5. Vetëvlerësim. Duan të shtojnë vetëvlerësimin e tyre.
  6. Shfrytëzim. Përpiqen të marrin diçka nga personi tjetër.

Në këtë studim, Heningseni mori në pyetje 101 vajza dhe 99 djem studentë dhe u kërkoi atyre të shkruanin një bisedë hipotetike flirtuese mes një djali e një vajze. Më pas, ai identifikoi motivimet për gjërat që kishin shkruar dhe vuri re se sjellja e tyre ndryshonte sipas seksit: Burrat kishin më shumë tendencë të kishin motivime seksuale, ndërsa gratë kishin motiv krijimin e një marrëdhënieje.

 

  1. Për të hapur bisedën, disa fraza janë më të mira se të tjerat

Gjatë një studimi të botuar në revistën “Sex Roles”, psikologu i Universitetit të Alaskës, Kris Klinke, u kërkoi 600 vetëve të vlerësonin efikasitetin e këtyre tre lloj frazave për të hapur bisedën:

– Fjali “garipe” të tipit: “Ju duhet të jeni kontrollor cilësie, sepse ju pashë që po më shikonit nga koka te këmbët”.

– Pyetje “të pafajshme” të tipit “Çfarë mendoni për këtë këngë?”, ose “Me cilën skuadër jeni?”.

– Apo afrime të drejtpërdrejta, si: “Ju jeni simpatike, mund t’ju ofroj diçka për të pirë?”.

Përgjigjet ishin të ndara sipas seksit: Ndërkohë që burrat preferonin më shumë afrimet e drejtpërdrejta, gratë preferonin me tepër pyetjet e “pafajshme”. Nuk është çudi pse vetëm pak preferonin pyetjet e tipit të parë.

 

  1. Burrat shpesh e mbivlerësojnë interesimin e grave

Një gjë që ka dalë në pah nga studimet e shumta është se, ndër njerëzit heteroseksualë, burrat e perceptojnë si më të lartë sesa është interesin seksual të grave, ndërsa gratë nuk e perceptojnë aq sa duhet interesin seksual të burrave. Me fjalë të tjera, burrat mendojnë se gratë i pëlqejnë ata kur kjo nuk është e vërtetë, ndërsa gratë nuk e vënë re kur një burrë i pëlqen. Në një analizë të disa studimeve të vitit 2000, shkencëtarët ofruan disa shpjegime për këto zbulime, përfshi edhe faktin se burrat edukohen me idenë që të shohin më shumë seks në mjedisin e tyre rrethues, ndërsa vajzat edukohen me idenë që të jenë më modeste, por psikologët ende nuk i kanë përcaktuar qartë të gjitha arsyet pse ndodh kjo.

 

  1. Karakteristikat joshëse varen nga seksi

Sipas një studimi të vitit 2011, burrat dhe gratë nuk kanë të njëjtën ndjesi përpara të njëjtës shprehjeje fytyre. Pasi u tregoi 1041 njerëzve imazhe nga shprehje të ndryshme fytyre, shkencëtarët zbuluan se:

– Lumturia ishte shprehja e fytyrës më joshëse e femrave, por më pak joshëse te burrat.

– Krenaria ishte shprehja e fytyrës më joshëse e burrave, por më pak joshëse e grave.

 

  1. Delikatesa është e mirë për të hapur rrugën

Psikologu Stiven Gangestad i Universitetit të Nju Meksikos thotë se flirtimi sot është një “proces negocimi” që fillon menjëherë pas momenteve të para të joshjes. Është një lloj mënyre për të testuar terrenin. Ti nuk ia thua dot drejtpërdrejt tjetrit se ai të pëlqen; kjo gjë duhet bërë dalëngadalë. “Funksionon më mirë kur ia shfaq joshjen tjetrit me doza të vogla”, thotë Gangestadi. “Flirtimi atëherë bëhet një mënyrë për të shtuar joshjen”.

 

  1. Flirtimi nuk ka lidhje me të qenurin personi më joshës në dhomë…

…por me sinjalet që lëshon se je i disponueshëm. Sipas psikologes Monika Mur, që ka studiuar sjelljet e flirtimit të personave në bare për beqarë, qendra tregtare dhe vende të tjera ku takohen të rinjtë, personat e seksit të kundërt kishin më shumë gjasa t’u afroheshin atyre që buzëqeshnin dhe kishin kontakt sysh me të tjerët, sesa atyre që thjesht dukeshin të bukur.

 

  1. Kontakti i syve ndihmon vërtet

Kontakti i syve me lezet (jo me këmbëngulje) është vërtet efikas gjatë flirtimit. Në një studim, shkencëtarët vunë 48 çifte të panjohura të kalonin dy minuta duke kryer një “detyrë”: 1. Të shihnin tjetrin në sy. 2. Të shihnin duart e tjetrit. 3. Të numëronin sa herë i puliste sytë njeriu përballë. Kur të dy partnerët bënin kontaktin e syve në të njëjtën kohë, pra, shihnin njëri-tjetrin, kishin më shumë ndjenja ndaj tjetrit sesa kur bënin punët e tjera.

 

  1. Njerëzit ndjehen me të lidhur kur i bëjnë pyetje intime njëri-tjetrit

Ju e dini tashmë se t’i drejtoni pyetje personit që ju pëlqen është ide e mirë, por gjithçka varet nga pyetjet që i bëni. Sipas një studimi të Universitetit të Nju Jorkut, njerëzit ndjeheshin më të lidhur kur i bënin njëri-tjetrit pyetje intime si “Ç’rol luajnë dashuria dhe ndjenjat në jetën tënde?”, sesa pyetje të përgjithshme, apo banale. Një fakt zbavitës: Gjashtë muaj më vonë, dy nga njerëzit që u morën në studim, ranë vërtet në dashuri me njëri-tjetrin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jetën time ia dhurova vëllait të sëmurë

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement