Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

I fejuari grindet me familjen

– Përshëndetje astrologes tuaj. Shoh shpesh në ëndërr sikur familja ime grindet me familjen e të fejuarit tim. Pastaj grindemi ne të dy, sepse secili prej nesh do të dëgjojë familjen e vet dhe së fundi, ndahemi. Ju lutem më thoni çfarë kuptimi ka se jam e shqetësuar.

– Në ëndërr përsëriten ankthi dhe grindjet që kanë familjet me njëra-tjetrën. Ju i përjetoni shumë këto situata dhe për këtë arsye ju shfaqen edhe në ëndërr. Kjo gjë ka ndikuar edhe në marrëdhënien tuaj me të fejuarin. Ëndrra, nga ana tjetër, është një paralajmërim. Duhet të reflektoni mbi lidhjen dhe situatën që është krijuar mes familjeve tuaja. Mendoj se ka ardhur koha që ju të dy të shikoni vetëm mirëqenien e marrëdhënies tuaj dhe të mos ndikoheni nga familjet tuaja.

Advertisement

 

U thye në copa

– Në ëndërr pashë sikur kisha në duar një tas të mesëm, nga ata që përdoren për çaj. Tasi ishte bosh dhe filloi të më copëtohej nëpër duar. Po i binin copat pjesë-pjesë, derisa u shkatërrua fare. Kjo gjëndje më trembi paksa, ndaj dua të dij kuptimin e saj.

– Ëndrra tregon se jeni në një situatë që duket e rëndësishme për ju dhe do të donit të përfitonit prej saj, ashtu siç keni ëndërruar prej kohësh. Nga ana tjetër, jeni e ndërgjegjshme se kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për ju dhe në fund, mund të ngeleni duarbosh. Prandaj, ëndrra në një farë mënyre është paralajmëruese. Duhet të keni kujdes para se të hidhni hapin për të cilin keni kohë që ëndërroni. Copat e shpërndara është mëndja juaj për momentin, jeni shumë të shpërndarë, duhet të  përqëndroheni tek ajo çfarë është më e mira për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

6 sëmundje dhe çrregullime që janë të trashëguara

Next Post

Çfarë efektesh anësore ka dieta me afat të shkurtër?

Advertisement