Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Ecje dhe ikje

– Si e shpjegoni faktin që unë shoh shumë ëndrra duke ecur. Herë has në vështirësi e herë i kaloj shumë lehtë. Por u bënë të paktën dy javë që shoh të njëjtën ëndërr, me pak ndryshim. Një herë pashë sikur ecja në pyll i ikja disa burrave, një herë tjetër, sikur po i ikja diçkaje a dikujt. Ju lutem më thoni çdo të thotë se po kaloj një periudhë jo të mirë shpirërore.

– Ecja në ëndërr ka shumë kuptime, por në rastin tuaj që e shikoni shumë shpesh atëherë ka vërtetë lidhje me gjëndjen që ndodheni dhe unë po ju tregoj gjitha versionet që kanë lidhje me ecjen. Ecja në ëndërr shpjegon se ju duhet pak kohë që të merrni disa vendime, duhet ta mbani veten në lëvizje në çdo lloj këndvështrimi. Koha dhe vendi i ecjes kanë domethënie të madhe pasi ëndrra tregon që sa më e vështirë dhe e rrezikshme të jetë rruga, aq më e shpejtë dhe më e ngathët duhet të jesh në jetën reale. Duhet të shfrytëzoni çdo moment dhe çdo gjë që ju paraqitet në këtë periudhë dhe të mos e lini veten të bini në pesimizëm, ndryshe do të vuani për shumë kohë. Duhet të jeni më ambicioz dhe të vendosur në hapat që do të ndërmerrni. Ikja nga njerëzit do të thotë që ju dëshironi t’u shmangeni disa situatave apo gjëndjes së vështirë që ndodheni, por nuk është kjo zgjidhja në këtë rast. Duhet të përballeni me çdo gjë dhe të ecni përpara e të mos e ktheni më kokën pas. Vështirësia në ëndërr tregon vështirësitë e momentit, nëse ju shikoni që ja arrini të ja dilni mbanë, atëherë dhe në jetën reale do të ndodhi ashtu pavarësisht natyrës së ngathtësisë që ju karakterizon paksa. Pra, thelbi i ëndrrës tregon që duhet të përballeni me atë çfarë ju mundon dhe të mos ndaloni asnjë sekondë, por ta jetoni jetën ashtu siç mund t’ju vijë sepse çdo moment dhe çdo çast i ikur pa e jetuar nesër pasnesër do të jetë një pendesë për ju dhe kohë e humbur bosh. Duhet të viheni në lëvizje. Kjo është e gjitha.

Advertisement

 

Kalë i ngordhur

– Kam parë në ëndërr sikur po ecja me makinë në një rrugë afër shtëpisë. Rrugën ma preu një kalë që kishte ngordhur dhe më kishte bllokuar rrugën. Zbrita dhe u kërkova ndihmë njerëzve aty dhe policisë, për ta spostuar kalin nga rruga. Ata më përgjigjeshin me indiferencë, duke më thënë: “Lëre kalin aty, po deshe ndërro rrugë”. Çfarë kuptimi ka ju lutem? Faleminderit.

– Ëndrra paralajmëron që diçka do t’ju pengojë të vazhdoni rrugën tuaj. Kjo gjë do t’ju detyrojë të ndërroni drejtim dhe të ndiqni objektiva të tjera. Megjithatë, nuk duhet të mërziteni, sepse pavarësisht këtij devijimi, gjërat në jetë do t’ju ecin shumë mbarë. Në fillim do t’ju duket sikur gjithçka do ta filloni nga A-ja, por pastaj do ta kuptoni se ishte më mirë për ju. Çdo gjë ndodh për një shkak dhe në të shumtën e rasteve, përfundon pozitivisht.

 

Stuhia dhe shtëpia

– Ju lutem ma shpjegoni këtë ëndërr, sepse pashë sikur po rrija në një shtëpi që nuk e njihja. Brenda ishte një koleg pune, kurse të tjerët ishin të panjohur. Përjashta kishte filluar një furtunë që e spostonte shtëpinë sa andej-këtej. Kur gjithçka ishte qetësuar, dola dhe u gjenda në kopshtin e shtëpisë time. Pashë se lart në qiell kishte re të zeza që paralajmëronin kohë të keqe. Pastaj sikur dëgjova zërin e vdekjes që po më thoshte nuk ka ardhur akoma koha jote, dhe menjëherë u qetësova. Ju lutem më thoni çfarë kuptimi ka?

Ëndrra tregon që në punën tuaj do të bëhen disa ndryshime dhe lëvizje punonjësish. Do të vijnë punonjës të rinj dhe do të ikin punonjësit e vjetër. Do të ketë gjithashtu debate dhe diskutime që do t’ju shqetësojnë shumë. E megjithatë, do të qëndroni gjakftohtë, me shpresën që pushimi nga puna nuk do t’ju prekë juve. Gjithsesi, duhet të jeni i përgatitur për gjithçka, në mënyrë që ta përballoni sa më lehtë çdo lloj ndryshimi që mund t’ju prekë edhe juve.

 

 

Kotelet dhe të panjohurit

– Kam parë në ëndërr kotele me ngyra të ndryshme, pastaj sikur dy njerëz të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e prindërve të mij fshehurazi. Kotelet më bënë përshtypje se unë jetoj në pallat dhe nuk kam mace. Ju lutem më jepni një shpjegim.

– Macet përveçse përfaqësojnë nga njëra anë karakterin e vetë personit që i shikon, ato tregojnë që do të keni dhe vizita të papritura nga persona të cilët është mirë të mos ju besoni totalisht. Dhe duke qënë se keni parë dhe të panjohur në familjen tuaj, do të thotë që do të keni vërtetë vizita, por ama duhet t’i besoni instiktit tuaj. Nëse instikti ju thotë të mos ju besoni, atëherë merreni si të vërtetë këtë gjë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Abdurrahman Roza Haxhiu, një yll kuqezi që ndriçoi në Europë

Next Post

 Si ti dobësoj krahët?

Advertisement