Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Burri po largohej

– Para disa ditësh kam parë në ëndërr sikur burri ishte te shtëpia e prindërve dhe po bënte gati çantën me rroba që të largohej. Në ato momente, mami po i fliste të qetësohej, por ai nuk bindej. Te një kodër e cila ishte përpara shtëpisë isha unë bashkë me disa shoqe dhe e shikoja nga larg. Ai kishte veshur një çorape të zezë të grisur te gishtat, kurse unë kisha një fustan ngjyrë rozë me portokalli. Ai ma bënte me dorë se do të largohej përgjithmonë, por edhe unë ia ngrita dorën jo me shumë dëshirë dhe mendoja se nuk kishte problem, megjithëse nuk isha e kënaqur që po largohej nga unë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr, ju lutem? Faleminderit.

– Ëndrra juaj tregon për një situatë jo të mirë që është krijuar në familjen tuaj. Ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj private. Mund të jenë edhe thjeshtë mendimet tuaja, dyshime që ju kanë lindur kohët e fundit. Shtëpia, çanta e bërë gati nga bashkëshorti juaj është frika që ju i ushqeni vetes. Keni frikë nga ndonjë braktisje e papritur. Diçka ka mbetur pezull pa u diskutuar mes jush dhe duhet të flisni patjetër me bashkëshortin tuaj për çdo gjë që ju bën të dyshoni në lidhje me marrëdhënien tuaj. Në këtë mënyrë, do të qetësoheni si ju, edhe bashkëshorti juaj.

Advertisement

 

Shtëpi me gurë

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur po rregullonim shtëpinë nga brenda dhe në vend të pllakave po shtronim me gurë. Atje ishte bërë një rrëmujë e vërtetë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr?

–  Shtëpia paraqet personalitetin e çdonjërit prej nesh. Jeni në një fazë disi konfuze, por që në fakt do të kthjellohet shumë shpejt dhe do të ndiheni shumë mirë. Gurët janë pozitivë në këtë rast, sepse tregojnë që do të vini themele të forta në çdo drejtim, si në karakterin tuaj, ashtu edhe në jetën e përditshme.

 

Shtylla elektrike

– Në ëndërr pashë sikur isha mbështetur te një shtyllë që ndriçonte rrugën. Erdhi një grua e re dhe më tha: “Zotëri, hajde me mua se zonja po të pret”. Eca pak dhe u gjenda para një oborri me avlli. Aty pashë me të vërtetë një zonjë dhe bisedova me të, por nuk e mbaj mend për çfarë. Di që mbeta shumë i gëzuar. Më pas përsëri u gjenda në një oborr tjetër ku kishte shtylla elektrike që ndriçonin komplet rrugën. Ato ndizeshin sapo kaloja unë dhe fikeshin kur largohesha. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Ju jeni një person energjik dhe kudo që shkoni dhe me këdo që flisni, lini një përshtypje shumë pozitive dhe krijoni ndjesi të mira. Dikush që ka qenë pranë jush ndoshta për shkak të punës, ose nëpërmjet shoqërisë është ndikuar shumë nga ju dhe në ditët në vazhdim do ta shikoni kush është ky person. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Diçka e re do të lindë te ju, diçka që ka më shumë lidhje me ndjenjat sesa thjesht lidhje miqësore. Ju uroj fat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i heq njollat në fytyrë?

Next Post

Çfarë ushtrimesh më duhen për barkun?

Advertisement