Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Redona Koçi: Pushime me Redonën…

 

Kur pushimet nuk kanë limite

 

Advertisement

Kjo bisedë me Redonën është realizuar në momentin e duhur dhe në vendin e duhur, pasi ajo gjendet në plazh dhe ndërkohë që merr rreze, freskohet duke iu  përgjigjur këtyre  pyetjeve limonatë. Det, diell dhe argëtim janë ato që mbushin ditët e pushimit të Redonës. Ajo është një ndër femrat më seksi shqiptare dhe me siguri teksa bën ecjen nga shezlongu për në det, bën që të kthehen shumë koka meshkujsh duke tërhequr  kështu gjithë vëmëndjen e tyre. Me siguri të njëjtën gjë do bëjë ehde me këtë intervistë mjaft interesante.

 

– Mia.B: Redona, në këto momente të kam zili sepse  ndërkohë që po flasim ti je duke marrë rreze ndërsa unë në zyrë….  Si i ke nisur pushimet e kësaj vere?

Redona Koçi:  (Qesh) Këndshëm, jam duke eksploruar bregdetin shqiptar si fillim.

– …dhe cili do jetë destinacioni në vazhdim?

– E kam nisur me Shqipërinë dhe kam plane për jashtë,  por janë surprizë për adhuruesit dhe ndjekësit e mi. (Qesh)

– Nëse nuk do të shkoje në plazh, cila do ishte mënyra tjetër për t’iu bërë ballë këtyre temperaturave kaq të larta?

Shëtitjet edhe në zonat malore nuk mungojnë asnjëherë në axhendën time.

– Pushime ideale do të ishin ato në det apo në mal?

– Të dyja bashkë, të ndërthurura.

– Brenda apo jashtë vendit?

Brenda dhe jashtë,  të dyja bashkë.

– Sa kohë më parë rezervon?

Më ndodh që t’i bëj në momentin e fundit, nuk më pëlqen të planifikoj.

– Çfarë gjen në makinën, bagazhin tënd, gjatë përgatitjes për t’u nisur me pushime?

–  Mund të gjendet gjithçka që i përket një femre. (Buzëqesh)

– Gjërat që bën në orët e fundit përpara se t’i vësh çelësin derës së shtëpisë?

Sigurohem që të mos harroj asgjë nga ato që më nevojiten.

– Kur të pushuarit bëhet monoton?

Kur pushimi nuk ka limit.

– E papritura më e këndshme që të ka shoqëruar deri tani  gjatë pushimeve?

Takimet e rastësishme me persona të dashur.

– Sporti, loja që praktikon më tepër në këtë sezon?

Noti,  volejbolli.

– Lloji i notit që praktikon më shpesh?

Çdo lloj noti.

– Si i ke marrëdhëniet me gaforret dhe kandilët e detit?

Kam miq të mirë. (Qesh)

– Shëtitjet në breg të pëlqejnë më shumë në mbrëmje apo në mëngjes?

Në perëndim të diellit.

– Përdor kremin apo vajin, me çfarë mbrojtësi?

Vajin me mbrojtje normale,  të ushqyeshem edhe për lëkurën.

– Nëse dikush aty pranë, të kërkon t’i lyesh kurrizin me krem, tregohesh e gatshme ta ndihmosh?

Jam gjithmonë e shoqëruar dhe nuk disponohem për të gjithë.

– Nëse të fotografojnë në plazh, si nuk do të doje ta shihje veten të nesërmen në gazeta?

–  Ndoshta jo të pozuarit sexy siç e bëj në pjesën më të madhe të pozave të mia.

– I ruan shoqëritë që krijohen gjatë pushimeve?

Nuk krijoj shoqëri.  Përgjithësisht ndjehem mirë me ato që kam.

– Do të mund të niseshe për pushime vetëm?

Jo,  nuk besoj.

– Nëse në këtë moment mbyll sytë dhe i lë  rrugë të lirë fantazisë, ku të con imagjinata për pushime?

– Në Indi. (Buzëqesh)

– Ne shqiptarët e gjejmë gjithmonë diçka për t’u ankuar… Çfarë është ajo që të shqetëson në këtë stinë?

Vapa është shumë shqetësuese edhe insektet.

– Po të mundje, do të lije gjithçka dhe t’i bëje pushimet në shtator (thuhet zakonisht që ato shijojnë shumë) apo ky është pikërisht sezoni i duhur për të pushuar?

I shijoj më shumë tani,  por edhe shtatorin nuk e përjashtoj.

– Në ç’vend të botës e keni në plan të jesh turiste në të ardhmen?

Nuk bëj plane,  por vendet e largeta ekzotike jane perfekte për mua.

– Çmenduria më e madhe që do të arrije të bëje në një periudhë si ajo e pushimeve?

Nuk jam tip i çmendur.

– Si e bën gjumin këtë periudhë?

Mjaftueshëm të qetë.

– Me çfarë fle?

Me të brendshme.

 

– Cilat janë vendet që preferon për të dalë  këto ditë?

Clubet verore, beach bar.

– Masazhe apo sauna?

Masazhe

– Dush apo vaskë?

Dush me ujë të ftohtë.

– Parfumi që përdor?

Më pëlqen t’i nderroj,  por i fundit është “Desire” i D&G

– Akullore apo birra?

– Akullore.

– Muzika që dëgjon?

Të ndryshme, pak nga të gjitha.  Më pëlqejnë edhe hitet e fundit shqiptare.

– Pija që pëlqen në këtë kohë?

Tek alkoliket,  Vodka Roberto Cavalli ndërsa tek analkoliket,  nuk i përjashtoj pijet me bazë frutash.

– Det apo pishina?

Det pa diskutim.

– Sa do  zgjasin pushimet e tua?

Gjatë gjithë verës. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

6 gjëra që shkaktojnë më shumë dhimbje se lindja

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement