Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A përfitoj ndonjë të ardhur nga legjislacioni italian?
Meshkujt janë më interesaxhinj dhe më pak të sinqertë në raport me femrat.
Si t’i heq njollat në fytyrë?

Meshkujt janë më interesaxhinj dhe më pak të sinqertë në raport me femrat.

 E keni parasysh kur ke përpara një personazh aq të dashur, aq të këndshëm dhe të bukur sa mezi gjen fjalë për ta përshkruar? Kështu tw ndodh edhe me bukuroshen kosovare, Mihrije Braha, pwr tw cilwn, siç duket dhe e kemi thënë shumë herë, koha ka ndaluar, madje sa më shumë kalojnë vitet aq më e bukur bëhet ajo. Mihrija, sapo ka realizuar edhe klipin e saj më të ri me titull “Dhimbje e mall” dhe pritet lançimi i tij. Ajo “shkon” shumë mirë edhe me aparatin fotografik dhe  fotot eksluzive që ka realizuar për gazetën tonë e tregojnë këtë më së miri…!

 

 

Advertisement

Fabjola Kuburi: –  Që kur themi Mihrije Braha, imazhi që na krijohet në mendje është një bjonde e bukur dhe me zë melodioz. Tw kwnaq kjo gjw?

Mihrije Braha:- Sigurisht, kënaqësia arrin në kufijtë e pafundësisë. Si mund të mos gëzohesh kur vlerësimi pwr ty është maksimal?!

– Je shumë aktive në evente. Çfarë tjetër e mbush jetën tënde artistike?

– Puna dhe vetëm puna, asgjë tjetër përveç kësaj

– Na trego pak pwr kwngwn twnde tw re…

– Kënga e re “Dhimbje e mall” është një këngë me tekst të Naim Abazit, muzika & orkestrimi Beni Baksi dhe me regji të regjisorit Blerdi Malushi. Ajo shquhet pwr videoklipin e saj shumw tw realizuar…

– Po wshtw vwrtetw klip i bukur. Tw lodhi xhirimi i tij?

– Xhirimet, aq sa janë të mira e të bukura, po aq janë edhe të lodhshme dhe  njëkohësisht të japin edhe kënaqësi për shumë arsye. Nga ai xhirim do mw mbetet nw mend fundi, kur gjatw provave mw mori deti  me vete dhe nga momenti që isha bukur, me flokë të krehura e me grim të punuar mirë dola nga deti e tëra duke pikuar ujë.(Qesh)

– Nuk do rresht së pyeturi, si i mban këto linja dhe kwtw bukuri?

– Njeriu lind dhe secili prej nesh e ka yllin e vet. Them se Zoti më ka bekuar me yllin që nuk shuhet kurrë! (qesh)

– Si e parashikon vlerësimin që do t’i bëhet këngës nga publiku?

– Shpresoj që t’i pëlqejë të gjithë fansave të mi, por jam e sigurtë edhe më shumë do t’i  pëlqejë muzikantëve profesionistë.

– Vazhdon të jesh nën menaxhimin e bashkëshortit tënd. Ku i ke ndjerë më tepër tw mirat e këtij menaxhimi?

– Fatmirësisht të dy jemi artistw dhe menaxhimin e kemi bërë vetë, por e kemi edhe një menaxher që e menaxhon punën tonë jashtë vendit kështu që besoj se jemi të kompletuar.

– Ke kohë që nuk merr pjesë nëpër festivale, pse ke hequr dorë?

–  Ju kemi hap rrugë artistëve të rinj.(Qesh)

Fillimet e tua në muzikë, me të cilës këngëtare ngjasojnë?

– Me të Mihrijes (Buzëqesh)

– Në fillimet e tua,  ke pasur frikë mos hidhje ndonjë hap të gabuar, apo ke qenë e sigurt në vetvete?

– Kur ke në krahë bashkëpunëtorë  të mirë, nuk mbetet hapsirë për pasigurinë, je gjithmonë e sigurtë në gjërat që bën dhe hapat që hedh.

– Që një njeri të tw krijojë ide të mirë dhe ta marrësh me sy të mirë, si duhet të jetë?

– Duhet sw pari që ta zotërojw profesionin e vet dhe të jetë i sinqertë në punën e tij.

– Kanë të drejtë meshkujt kur thonë se femrat janë materialiste?

– Jo, s’kanë të drejtë  meshkujt t’i paragjykojnë femrat, meshkujt janë më interesaxhinj dhe më pak të sinqertë në raport me femrat.

– Po femrat kur thonë se të gjithë meshkujt janë njësoj?

– Jo, nuk janë të gjithë njësoj,jo.

– Nëse dikush të braktis, (shoqëri, profesion) i rikthehesh sërish?

– Jo, as edhe një herë.

– Si wshtw nw jetw Mihrija, neglizhente apo i merr punët përpara?

– I marr punët përpara, asnjëherë nuk i neglizhoj.

– Me çfarë fryme e ke rritur djalin tënd?

– Me frymën e kohës, modernen dhe gjithçka që për mua e Naimin ka qenë në rregull, jemi munduar me e mbjell në karakterin e Platorit.

– Naimi dhe djali, kanë qenë gjithmonë dakord me zgjedhjet e tua në muzikë, a ke pasur ndonjëherë qoftë edhe një kundërshtim?

– Kryesisht kemi rënë dakord, nuk ka pasur konvergjenca të forta.

– I lejohen një këngëtareje komplekeset kur është në skenë?

– As në skenë e askund, më dhimbsen njerëzit me komplekse. Shyqyr që unë nuk hyj në grupin e tyre.(Buzëqesh)

Çfarë quan ti një veshje dhe një sjellje të tepruar skenike? Cila këngëtare të duket e tillë?

– Ah,  më fal nuk merrem me të tjeret dhe nuk i shoh gjërat e pakëndshme…

– .Si e shpreh nervozimin?

– Duke qëndruar vetëm e mbyllur, nëse jam në shtëpi e nëse jam diku tjetër iki, dua të rri vetëm.

– Çfarë i thua vetes kur je vetëm?

– I bluaj mirë e gjatë çështjet në trurin tim.

– Çfarë të bën të ndihesh mirë?

– Vetëm respekti mjafton, respekt dhe vetëm respekt.

– Fjala që ke në majë të gjuhës?

– Sigurisht, fjalët dhe veprat e mira.

– Je kurioze të mësosh parashikimin e fatit tënd?

– Jo, as nuk kam qenë asnjëherë.

– Cilët janë personat që të njohin më mirë?

– Sigurisht, njerëzit të cilët i kam më pranë vetes, por edhe ata të cilët kanë fatin të rrinë një apo dy  herë me mua e kuptojnë mirë karakterin, edukatën dhe modestinë time.

– Çfarë duhet të shkruhet në bluzën tënde që ty të të përfaqësojë më së miri?

– Respekt, sepse njeriu duhet të respektojë veten për të qenë në gjendje për të  respektuar të tjerë.

– Në fund do thuash…

– Në fund, shumë respekt për ju, jeni të mrekullueshëm, ju kam shumë xhan.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj ndonjë të ardhur nga legjislacioni italian?

Next Post

Si t’i heq njollat në fytyrë?

Advertisement