Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më mirë pak dhe saktë

Adelina Emini, bukuroshja kosvare është nga ato këngëtare që ka zgjedhur një mënyrë të sajën për t’u përfaqësuar në muzikë. Çdo sezon vere, në fillim dhe në fund të saj ajo nxjerr nga një këngë dhe një videoklip te ri… Këtë verë ajo erdhi me “Afër meje” një këngë të cilën ajo e ka punuar në Tiranë dhe e ka realizuar gjithashtu këtu. Duket shumë e kënaqur nga bashkëpunimi i saj i fundit, saqë kur e pyesim se kur do ketë një tjetër duet pas atij me Genc Prelvukajn, ajo përgjigjet se i dëshiron t’i punojë me terezi gjërat e bukura që paraqet tek publiku.

 

Fabjola Kuburi: – Kënga jote e re titullohet “Afër meje”. Kë kërkon afër saj Adelina Emini?

Advertisement

Adelina Emini:- Nuk e kërkon Adelina, faktikisht duhet pyetur Lyrical Son se ai e ka bërë tekstin. (Buzëqesh) Unë kërkoj që të jem afër të gjithëve me këngë dhe publiku të jetë afër meje me vlerësimet e tij.

Kush tjetër përveç Lyrical Son mori pjesë në realizimin e kësaj kënge? Sa të ka ndihmuar fakti që ke pasur të bësh me bashkëpunëtorë të suksesshëm?

– Të them të vërtetën është një pikë kyçe sepse kisha kohë pa u shfaqur tek publiku. Sigurisht,  zëri është diçka që të jep dorë, por pa njerëz që të të  shtyjnë të bësh gjithnjë gjëra më të mira është e vështirë. Fakti që ke pranë njerëz të aftë, të ndihmon. Falendëroj dhe producentin Alandy për punën e mrekullueshme që ka bërë me këngën time dhe Max Production për klipin.

– Megjithëse ke bërë famë, duket se atë e merr me doza të ngadalta, kjo sepse nuk je e uritur për të?

-Ashtu siç e kam thënë gjithnjë, muzika për mua është diçka unike dhe nisja e karrierës time s’ka qenë për famë, por për të plotësuar pasionin tim dhe pse jo të ndikoja tek disa njerëz me melodi dhe tekste të cilat janë punuar me dashuri dhe interpretuar në të njëjtën kohë me shumë dashuri.

– Ti je një këngëtare e cila nuk shfaqesh shpesh, ama, kur vjen, di si të godasësh publikun. Pse kjo zgjedhje?

– Kështu ka qenë në fillim të karrierës time dhe vazhdoj t’i qëndroj gjithmonë idesë, më mirë pak dhe saktë.

– Po për koncertet, a nuk të prish punë ky “largim-afrim” te publiku?

-Ashtu siç e përmenda edhe më lart, qëllimi im kryesor nuk ka qenë fitimi dhe vendet ku janë dhënë koncertet kanë qenë të zgjedhura, megjithatë pikërisht për këtë u bë edhe pauza në mënyrë që rikthimi të bëhej në kohën e duhur dhe mos kishte më asnjë pengesë.

– Tani, me çfarë merresh tjetër përveç muzikës?

– Jam duke mbrojtur edhe Doktoraturën për marketing në Universitetin e Prishtinës dhe jam shumë e angazhuar me të, edhe pse nuk mund të lija pa sjellë edhe këtë këngë për publikun tim.

– Beson se gazetarët vërtet nuk thonë të vërtetën, apo janë personazhet ata të cilët dëshirojnë vëmendjen e gazetarëve dhe pastaj akuzojnë gazetarët për shpifje?

– Deri sot nuk më ka ndodhur e nuk më ka prekur kjo çështje, por të dyja rastet ndodhin. Kam përshtypjen që ekzagjerimet e fjalëve janë gabimet që bëhen dhe që më pas konsiderohen shpifje. Megjithatë, ka raste kur gazetarët thonë të vërtetën, por nuk e mbështesin dot pa prova dhe në fakt në Shqipëri, paparacë të mirëfilltë nuk ka, pra, do ketë gjithnjë keqkuptime.

– E ka në dorë gazetari imazhin publik të një personazhi, apo vetë personazhi e ka në dorë të ndërtojë një lloj imazhi të caktuar?

– Sigurisht që vetë personazhi e ka në dorë ta ndërtojë imazhin, duke filluar që nga look-u deri tek sjellja. Por ka raste kur shtypi mund të dëmtojë karrierën e dikujt rrjedhimisht imazhin.

– A je ndjerë ndonjëherë keq me diçka që është shkruar në media për ty?

– Deri tani fatmirësisht nuk është shkruar asgjë negative. Të paktën mesa kam lexuar unë. Jam shumë e angazhuar me punë saqë nuk më del koha që të merrem me lajmet rozë

– Përse beson se filan këngëtare, arrin të bëhet më e suksesshme se një tjetër, pavarësisht se mund të kenë të njëjtat mundësi për të bërë karrierë?

– Konkurrenca ekziston në çdo fushë, asnjëri nuk është njësoj si tjetri, kështu që detyrimisht dikush do jetë më i dashur  se tjetri.

– Ti vetë, ku e sheh veten artistikisht në të ardhmen, për shembull pas 5 vitesh?

-Të jem e sinqertë nuk e di, mjafton të jem e lumtur me atë gjë që do jem duke bërë në një moment të caktuar, në të ardhmen.

– A je e kënaqur me këtë që ke arritur deri më sot?

– Çdo gjë po shkon për mirë dhe jam e lumtur me arritjet që kam patur edhe pse ka gjithnjë më mirë.

– Ti vetë, përse ke dashur të bëhesh këngëtare?

– Sepse është pjesë e imja, diçka që nuk e shmang dot.

– Shpesh të kam pyetur, por  ngurron te flasësh mbi jetën tënde jashtë skene. Është në planet e Adelinës, krijimi i nje familje?

– Krijimi i familjes është premisë e çdo femre dhe sigurisht që është edhe në premisat e mija. Familja është baza e jetës kështu që është edhe një dëshirë e madhe për ta pasur pjesë të jetës.

– Cili është mashkulli ideal për ty?

– Inteligjenca dhe humori janë dy gjëra që unë i dua shumë, por nuk ka pse të jetë idealja nëse të trajton mirë e të bën të lumtur, është thjesht i duhuri.

– Gjithmonë gjendesh në rrugëtim. Të pëlqen te rrugëtosh?

– Po, më pëlqen shumë dhe dua të shoh sa më shumë vende të jetë e mundur.

– Është lehtë t’i qëndrosh besnike stilit tënd?

– Deri në momentin që do ndihem mirë me veten do jetë e lehtë dhe e thjeshtë.

– Çfarë të frymëzon, ç’të bën të lumtur?

– Familja ime janë njerëzit më të rëndësishëm për mua, shoqëria si dhe muzika.

– Si mendon, sot a është bërë gjithkush këngëtare?

– Nuk më takon mua të jap këtë vlerësim, fundja dhe nëse është e vërtetë prandaj ekziston publiku që të bëjë ndarjen e duhur.

– Bashkëpunimi me Genc Prelvukajn, vazhdon të pëlqehet dhe dëgjohet me interes. Ku qëndron sekreti i kësaj kënge?

– Është kënduar me shumë dashuri dhe as unë vetë nuk e di sesi është pëlqyer aq shumë. Disa thonë zërat, disa teksti, por mendoj se të gjithë komponentët e këngës u nderthurën shumë bukur sëbashku dhe harmonia dhe thjeshtësia që ka si këngë bëri që të pëlqehet.

– Kur do të shohim me një tjetër duet?

– Të shijojmë njëherë këngën e re dhe më pas shohim e bëjmë. Gjërat e bukura punohen me terezi dhe me kujdes ashtu siç e meritojnë.

– Vjen  shpesh në Tiranë, si ndjehesh këtu?

– Më pëlqen shumë Tirana, Tirana është zemër.(Buzëqesh)

– Cila është porosia jote për të rinjtë shqiptarë?

– Në rradhë të parë arsimi dhe që ta kalojnë jetën në një shoqëri sa më të shëndetshme.

– Po për ata që merren me muzikë?

-Thjeshtësia duhet të ekzistojë gjithnjë tek artisti. Sa më i thjeshtë në sjellje dhe dashamirës ndaj të tjerëve. Fundja ajo që po bëjmë është art dhe si i tillë bëhet për të sjellë gjëra sa më të bukura për njerëzit, ky është qëllimi kryesor, të tjerat vijnë më pas.

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tortë e kripur me karrota, kunguj dhe kuskus

Next Post

Të dashurin ma akuzoi një femër, padrejtësisht!

Advertisement