Ikje
Ika unë si një grifshë pa e ditur
Se një copëz të zemrës tënde mbaj me vete…
Ika unë, pa arsye, pa brengë, pa fjalë
Dhe mora nga ti diçka të vogël sa një krimb
Që në gjithë netët që do vijnë
Do gërryejnë shpirtin tim pa mëshirë…
Ika unë dhe do vij si një torturë e gjatë
Në një trishtim që ke rënë!
Do të jap dorën dhe dashurinë në këmbë
Do ta ngre prapë! Maria Arapi – Zefi
Ngre kokën dhe në sy të vështroj
Mundohem në thellesi të syve të tu të depërtoj
S’mundem, thellësia e tyre brenda më përpin
Me elektrizon e çdo qelizë të trupit më mpin.
Mundohem të flas, por gojën dot s’komandoj
Fjalët nuk dalin vetëm arrij të belbëzoj
Them diçka që ngjan veç me një pëshpërimë
Oh, tani më duket harrova edhe emrin tim.
Kjo është gjithçka që ndodh kur pranë teje jam
Më duket sikur krejt botën në dorën time kam
Se ti më qëndron afër dhe me aromë më deh
Tre metra mbi qiell sa herë më puth ti më ngre. F.F
Më mungon
Të ka stolisur natyra
Me dy bukuri
Një e pamjes, një e shpirtit
S’njoh tjetër si ti.
Që s’të kam shoqe për vete
Kjo është fatkeqësi
T’i gëzoja bukuritë
Dhe unë jam si ti
Frymëzimin që po shkruaj
E kam veç për ty
Më të bardhë se dëbora
Jemi ne të dy
Rri i vetëm jo i vetmuar
Se mendoj për ty
Hajde pra, moj bukuri
T’i puth ato sy
Thonë se shpresa vdes e fundit
Ndaj unë të pres ty
Hajde pra të rrish me mua
Të gëzojmë të dy
I lumtur dua të jem
Të jem unë me ty
Edhe vdekje kur të vij
Të vdesim të dy… Qerem Velaj
Kardiologji në vargje
Në fakt, çdo zemër bën tik-tak
Dashurojnë të gjitha gjersa trupin shembin.
Ka zemra që harrojnë për fare pak
Ka dhe nga ato, që përjetë dhembin…
Keni parë zemër të jetë gur?
Mos t’ketë ndjenja brenda saj!
Nga ”ato” që vetëm dinë të marrin,
edhe të zhduken paskëtaj?
Kam falur dhimbje, ashtu padashur
Ndodhin vetë gjërat, për çudi
Dhe pse gabimet shpejt i kam kapur
Kohën s’e ktheja dot, përsëri…
Është shumë e lehtë të thyesh zemër
Mjafton një gjest a ndonjë fjalë.
Aty ku thyhet do t’mbetet dhimbja.
Që s’e lehtëson asnjë ”më fal”… Bledi Ylli
Elegji për Eriswn Kur dita e Majit filloi tw nisw,Mbylle sytw pwrgjithmonw Erisw,Natw e errwt gjithw kjo botw,Do tw tw duket qysh nga sot. Qysh nga sot e pwrngaherw, S’do na hysh mw nw derw,Nwpwr wndrra do na shfaqesh,Hedhur nur tw bukur faqesh. Do na thuash tw bukurat fjalw,Si atwherw kur ishe gjallw,Me buzwqeshjen e pamatw, Fjalw zemre e goja mjaltw. Nw shtwpi shkon krejt papritur,Gjen maman shpirt mwrzitur,Peshw e dhimbjes e ka rrwgjuar,S’ka doktor pwr t’ia shwruar. Tw gjithw me radhw i pwrqafon, Twrw familjen qw shumw e do,Sjell harenw gjatw munguar,Kthen buzwqeshjen e harruar. Tw vegjwlit fwmijw s’pushojnw sw qari,Presin mamwn nw krahw t’i marrë,Herw t’i pushtojw e herw t’ju bwrtasw,Por mos shkojw mw nw parajsw. Prostituta… Mbi parkun mjeranSi thika ngulen takatQë kërkojnë klientëSytë njerëzorë përkëdhelinKëto trokitje mizore…E ndodhur, ashtu papritur,E rrëmbyer nga pabesiaE shushunjave të neveritshmeMe fytyrë njeriuNë trotuaret e një qyteti të huajMe sytë të enjtur nga pagjumësiaMe këmbët të shtrembëruara nga takatE bukur… ashtu gjysmë lakuriqe(si lule mes ferrash harruar). Alban Arapi