Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Miss Shqipëria 2015, Sara Karaj Këtë çmim ia dedikoj prindërve të mi…
Florent Hadergjonaj: Nuk e kam vendosur se për cilën Kombëtare do të luaj!
Nuk duam më turistë!

Florent Hadergjonaj: Nuk e kam vendosur se për cilën Kombëtare do të luaj!

Talent, punëtor, i thjeshtë, kryeulur dhe shumë e shumë epitete mund t’i qëndrojnë mbi shpatulla Florent Hadergjonajt, por nëse duam ta veshim me fjalën perfekte, ajo është: shqiptar!

20 vjeçari i Young Boys  jo më kot konsiderohet një ndër lojtarët më premtues të Zvicrës, pasi i ka të gjitha cilësitë për të qenë në listën e më të mirëve në botë. Një betejë e hapur ka filluar për të marrë shërbimet e tij pasi Shqipëria (vendi i origjinës) dhe Zvicra (vendi që e rriti) janë në një garë të egër për mbrojtësin. Hadergjonaj luan me U-21 e ekipit helvet, por në këtë intervistë ekskluzive për gazetën tonë ai nuk përjashton mundësinë për të veshur fanelën e ekipit tonë kombëtar.

 

Advertisement

Eraldo Harlicaj: – Ju falënderoj që gjetët kohë për këtë intervistë. Me sa informacion kam, ju nuk keni dëshirë të jeni shumë i pranishëm në media…

Florent Hadergjonaj: –  Të falënderoj unë ty që këmbëngule. Është e vërtetë, nuk kam dëshirë të lakohem në media dhe intervistat e mia janë të limituara. Të njëjtën gjë bëj edhe këtu në Zvicër, jo vetëm me mediat shqiptare.

E çuditshme është për një djalosh 20 vjeçar të mos dëshirojë të jetë në qendër të vëmendjes…

 Mua nuk më pëlqen të komentohem për jetën time private. Dua që të mbahem mend për atë çfarë bëj në fushën e lojës dhe shpresoj që aty të fokusohen njerëzit më shumë. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes pasi janë energji të shkuara dëm dhe jam në një moshë që vetëm duhet të ul kokën e të punoj.

Por kjo mungesë dëshire nuk e zbeh faktin se jeni një ndër lojtarët më të pëlqyer në Zvicër. A ju bezdisin njerëzit që ju kërkojnë të bëni foto apo të marrin autografe nga ju?

 Jo, jam një person i thjeshtë dhe mundohem gjithmonë t’ua plotësoj dëshirat fansave. Tani që jam me pushime e shoh më shumë dashamirësinë e tyre e sidomos të shqiptarëve.

Si i keni marrëdhëniet me shqiptarët?

Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer, pasi i ndjej gjithmonë pranë. Komuniteti shqiptar këtu në Zvicër më ka dhënë një mbështetje shumë të madhe për të arritur këtu ku jam. Pothuajse në çdo qytet ku luaj gjej shqiptarë që krenohen me mua. Gjithmonë, sipas fjalëve të tyre…

– Edhe pse ju luani për Zvicrën U-21?

Nuk ndikon ky fakt.

Atëhere po e formuloj ndryshe pyetjen: Pse zgjodhët Zvirën dhe jo Shqipërinë?

Për momentin luaj me ekipin U-21 të Zvicrës… kjo nuk do të thotë se do të jetë zgjedhja ime përfundimtare edhe për Kombëtaren e madhe.

Domethënë, ju mund të luani për Shqipërinë?

Unë po them se akoma nuk kam zgjedhur se për cilën Kombëtare të luaj. Kam dy mundësi përpara: Zvicrën në të cilën jam rritur dhe Shqipërinë, origjinën time. Mundësitë janë të barabarta dhe mund të luaj për të dy ekipet, por për momentin jam i përqendruar vetëm tek Young Boys.

Kjo derë e hapur që i lini përfaqësues shqiptare vjen vetëm nga fakti që po prononcoheni në një media shqiptare apo është realisht e tillë?

–  Jo, jo, s’ka të bëje fare! Të njëjtën gjë them edhe në mediat zviceriane, pavarësisht se atyre nuk u vjen aspak mirë…

Këtë e them nisur nga përvoja e akumuluar me lojtarët e tjerë, të cilët kanë bërë deklarata pothuajse të njëjta me tuajat e në fund janë larguar me mundësinë e parë që u është ofruar…

–  Nuk është rasti im, të jeni të sigurtë. Unë e them se mundësitë janë të barabarta, pasi mund të zgjedh secilën Kombëtare. Një deklaratë e tillë nuk vjen nga fakti se dua të lë hapur dy mundësi për veten e nëse digjet e para, të kem të dytën. Do të bëj zgjedhjen time e më pas do të përqendrohem vetëm në të.

– A jeni kontaktuar ndonjëherë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë?

– Deri tani akoma nuk më kanë kontaktuar direkt me mua.

A i ndiqni ndeshjet e Shqipërisë?

E përcjell Kombëtaren në të gjitha ndeshjet dhe më bëhet qejfi se janë duke bërë një punë mjaft të mirë. Cilësia e ekipit është rritur ndjeshëm dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Shpresoj që t’i ndjek nga stadiumet e Francës. (Qesh)

– Cili lojtar ju pëlqen më shumë?

Më pëlqen kapiteni, Lorik Cana.

E dini se Loriku ka lënë Kombëtaren e Francës për Shqipërinë?

Më duket pyetje pak me tendencë… (Qesh)

Në Zvicër luajnë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Keni kontakte me ta?

Po, kam kontakte duke qenë se jemi përballur shpesh në fushën e lojës me Xhakën, Gashin, Sadikun e Hykën. Janë çuna të mirë dhe kam shumë respekt për ta.

Të flasim paksa për ekipin tuaj ,Young Boys… Si është ky sezon për ju?

Ky ishte një sezon mjaft i mirë për mua e gjithashtu, edhe për ekipin. Jam bërë një lojtar stabël në formacionin bazë dhe mosha ime e re, vetëm 20 vjeç më dha privilegjin për t’u konsideruar një ndër talentet më të mirë në Zvicër. Gjithashtu, edhe paraqitjet e mira në Euroapa League më kanë entuziazmuar së tepërmi.

Çfarë synimesh keni për sezonin tjetër?

Të vazhdojë me paraqitje akoma më të mira dhe, pse jo, të synojë më lart.

Në ekip keni edhe shqiptarin tjetër Taulant Seferi. Si i keni marrëdhëniet me të?

– Taulanti është një djalë mjaft i mirë. Kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, dalim, drekojmë dhe i tregoj edhe qytetin, pasi është i ri këtu.

A keni biseduar ndonjëherë për Shqipërinë?

Kemi biseduar edhe për Shqipërine në biseda të përditshme.

– Florent, më bëri përshtypje se e flisni mjaft mirë shqipen…

– Jam rritur në një familje e cila më ka përcjellë të gjitha zakonet dhe traditat tona. Unë jam shqiptar dhe kjo është gjuha ime.

Si janë marrdhëniet tuaja me femrat?

– Vendosëm të flisnim vetëm për karrierën në futboll… jo jashtë tij. (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Miss Shqipëria 2015, Sara Karaj Këtë çmim ia dedikoj prindërve të mi…

Next Post

Nuk duam më turistë!

Advertisement