Ia dedikoj këtë mesazh aktores sime të preferuar, të paharruarës Virna Lisi, princeshë e skenës së madhe. E madhja princeshë e skenës dhe ekranit, Virna Lisi do ndërronte jetë në moshen 78 vjeçare duke lënë pas emrin dhe kujtimin e saj aq të ndritur. E njohur me emrin e famshëm dhe aq të dashur të Livia Bandinit, Virna Lisi do të shkëlqente me forcë e bukuri të rrallë me talentin e padiskutueshëm në dhjetëra role jetësore, që kanë mbetur përjetësisht në mendjen e zemrën e mbarë publikut që e ka dashur aq fort dhe duartrokitur pa fund. Artiste e shndritshme, ikonë e pazëvendësueshme e botës të madhe të skenës dhe ekranit, Virna Lisi do t’i thyente këto skena me artin magjik të një nëne të përsosur me emrin dhe veprën e pavdekshme. Figura e kësaj artisteje epokale s’ka e s’do ta ketë shoqen. Artiste si Virna Lisi nuk mund të vdesin, sepse e gjithë jeta e puna e tyre i përkasin gjithnjë shpirtit dhe zemrës së popullit, artdashësve kudo janë. Interpretimet e Virna Lisit mbajnë vulën e madhe të dashurisë së përjetshme, janë shkrirë në një të vetme në çdo zemër të madhe e të vogël. Arti i saj i shndritshëm, figura e Livia Bandinit me të cilën ne jemi mësuar t’i thërrasim Virna Lisit nuk do të venitet asnjëherë, do t’i qëndrojë përherë kohës. Sot, kombi, kultura dhe populli i mrekullueshëm italian ndihet më i varfër në shpirt, më kokëulur, pa Livian e të gjithëve, pa zërin e buzëqeshjen e saj të dashur, me veprën e paharruar. Sot po ndiejmë dhimbje e trishtim të thellë për atë që na solli kënaqësi të patreguar në mendje e zemër, shpresën e ndezur dhe lotët nuk mund t’i ndalim! Do të mbetet përherë unike, dhimbja që më shkaktoi jeta e Klaudias. Na kujtohet thënia brilante e Livias e skalitur thellë në shpirt. Ne nuk po të themi: Lamtumirë Virna Lisi që nuk do shuhet kurrë! Ndere, lavdi princeshë e madhe, nuk do të të harrojmë përherë! Familjes, gjithë kolegëve miqve e dashamirësve ngushëllimet më të sinqerta. Alban Arapi, letrar.
Advertisement