“1 sekondë” titullohet kënga me të cilën Çartani vendosi të rikthehet pas një pauze që bëri në muzikë. Një këngë mjaft verore dhe e bukur e cila duket se do jetë një ndër hitet e verës 2015. Por gjatë bisedës me Çartin nuk kemi folur vetëm për muzikën, këngën, por edhe se çfarë ka ndodhur me të gjatë kësaj kohe, pa harruar edhe pjesën për të cilën vajzat janë më tepër kurioze të dinë, rreth jetës së tij personale, femrat e mjaft detaje të tjera mjaft interesante të cilat do të mund t’i mësoni pasi të keni lexuar intervistën. Çartani di si ta bëjë gjithnjë bisedën e këndshme me pozitivitetin dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Ndoshta kjo është edhe një ndër arsyet pse është kaq i dashur për fansat.
Mia.B: – Çarti, pse kjo mungesë kaq e gjatë në tregun muzikor?
Çartani: – Sepse kam shumë gjëra të tjera primare në jetë përpos muzikës. Muzika është thjesht një pasion për mua….
– Ç’gjë e bukur të ka ndodhur që nga hera e fundit që kemi folur bashkë?
– Jam bërë xhaxha. (Buzëqesh) Është një ndjenjë shumë ndryshe nga çdo gjë!
– E bukur ishte edhe “1 sekond”, këngë e re me ritme dhe pamje verore. Si lindi kjo këngë?
– Ideja për këngën lindi në sekondë, por u desh një kohë e gjatë që kënga dhe klipi të punoheshin me profesionalizëm.
– Lexova ne Facebookun tënd që pas suksesit të këngës përjetove edhe një tjetër gëzim, ditëlindjen e babait. Çfarë marrëdhënie ke me babin? Ia tregon atij gjithçka?
– Babi gjithmonë ka qënë një shok i mirë në momentet më të vështira. Mendimi i tij më ka ndihmuar shumë.
– …edhe historitë me femrat?
– Ato më interesantet. (Qesh)
– Ka Çartani një shoqe speciale në krah aktualisht?
– Unë jam tip i shoqërueshëm… (Qesh)
– Është ajo ashtu siç e përshkruan në vargjet e këngës?
– Mund të jetë edhe më e bukur, por unë dua të jetë interesante.
– Cila është dashuria më e madhe e jetës tënde?
– Familja
-Jeta që ti bën është e qetë, e zhurmshme, energjike, e rrezikshme…?
– Të gjitha nga pak.
– Një person me të cilin ke kënaqësi të pish kafe…?
– Lazy dhe Jkn që janë dy miqtë e mi dhe me kolegët e mi.
– Cili është tipi i personit me të cilin nuk do të doje të përballeshe kurrë?
– Me tipa intrigantë.
– Cila do të jetë kryefjala jote për këtë verë?
– Pozitiviteti.
– Çfarë mendon kur dëgjon se videoklipi x këngëtari ka kushtuar 40 mijë euro?
– Jep që të marrësh.
– Nëse Sinan Hoxha do të të kërkonte bashkëpunim, cila është gjëja e parë që do të të vinte në mendje?
– Hit i garantuar, por… kemi rryma të ndryshme
– Gjëja që nuk do ta ndërroje me asgjë?
– Çdo gjë që kam në jetë.
– Unë di që të pëlqen shumë edhe të bësh gara me makinë, por do të të pyes për diçka tjetër: Cila ka qenë hera e fundit që ke udhëtuar me autobus urban?
– Para disa muajsh në Londër. (Buzëqesh)
– Zakonisht mbrëmjet e tua janë si pjesa më e madhe e muzikantëve: jetë nate, klube, alkool, femra, flirtime?
– Të gjitha nga pak, por nuk e teproj me asnjërën.
– Gjatë ditës je më tepër Çartani, apo Dovi?
– Në jeten artistike jam Çartani, ndërsa në jetën e përditshme jam Dovi.
– Kush ishte personi i fundit që të dërgoi sms dhe çfarë shkruhej në të?
– Sms i fundit më erdhi nga një shoqe ku më uroi për këngën. (Buzëqesh)
– Fjala që ta prek zemrën?
– Varfëria.
– Prapësia për të cilën të ka marrë malli ta bësh?
– Të bëj sherr me fëmijët e lagjes. (Qesh)
– Një femër e bukur dhe e zgjuar të tremb apo të josh?
– Më josh.
– Duke qenë se mashkulli ka gjithmonë instiktin e “gjahtarit”, i trembesh vetes se mund ta tradhëtosh femrën që do?
– Kam besim te vetvetja.
– Një nga sekretet e tua që do ma thoje vetëm mua….dhe mijëra lexuesve?
– Jam pak i turpshëm. (Qesh)
– A mjafton një sekondë për të të pëlqyer dikush?
– Ka raste që po.
– Cilin prej kolegëve e ke edhe mik shumë të mirë?
– Lazy është një shok i pazëvëndësueshëm.
– Nëse nuk do të nxirrje të ardhura nga muzika, çfarë do bëje?
– Do fitoja nga bizneset që kam.
– Pas një sërë këngësh të realizuara, sa lart e sheh veten në tregun muzikor?
– Nuk kënaqem me pak , gjithmonë kërkoj më të mirën.
– Kë pasuron dhe kë varfëron sot muzika?
– Tregu po varfërohet, por muzika jo. Ata që bëjnë muzikë e pasurojnë muzikën.
– Me sa para në portofol del nga shtëpia?
– Aq sa për të mbyllur shpenzimet ditore.
– 3 gjëra që të bëjnë të ndihesh krenar?
– Karakteri që kam, familja dhe adhuruesit e mi.
– Në fund….
– Kaq ishte??? (Buzëqesh)
– Për sa sekonda….
-mund ta joshësh një vajzë?
– 0.3 sekonda (Qesh)
– mund ta mbash frymën nën ujë?
– 59 sekonda
– do prishje 1000 euro?
– për aq sa të mendohem se për çfarë t’i harxhoj.
– do zgjidhje dhuratën e duhur pë dikë?
– 369 sekonda
– e ke shkruar këngën “1 sekondë”?
– 3600 sekonda