- Perimetri i belit mund të jetë një tregues i shëndetit tuaj në përgjithësi:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Për shumicën e njezërve, sekreti për të pakësuar centimetrat rrotull belit (dhe jo vetëm) është të pakësojnë dhjamin:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Dhjami në zonën e barkut është më i keq se ai në ije:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ju mund të synoni pakësimin e dhjamit veçanërisht në njërën pjesë të trupit, për shembull nga krahët, të pasmet dhe kofshët:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ju mund ta tonifikoni zonën e barkut me ushtrime për barkun:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Sa kalori duhet të digjni për të rënë një gjysmë kilogrami në peshë?
- 500 kalori
- 1000 kalori
- 2000 kalori
- 3500 kalori
- Cili është maksimumi i kilogramëve që duhet të humbasësh në javë:
- Një kilogram
- Dy kilogramë
- Gjysmë kilogrami
- Dhjami i tepërt në trup thuhet se shton rrezikun për:
- Diabet
- Artrit
- Kancer
- Të gjitha së bashku
- Gratë e kanë më të vështirë se burrat për të rënë në peshë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Janë gjenet ato që kontrollojnë rënien në peshë dhe dhjamin:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Kush nga personat e mëposhtëm do të humbasë më shumë kilogramë, në fillim të një programi për rënien në peshë:
- Një person joaktiv që është mesatarisht mbipeshë
- Një person aktiv që është mesatarisht mbipeshë
- Një person joaktiv që është shumë mbipeshë
- Një person aktiv që është shumë mbipeshë
- Cili nga të mëposhtmit është një mit në lidhje me dietën:
- Të gjithë mund të dobësohen nëse bëjnë përpjekjet e duhura
- Të jesh i hollë, do të thotë të jesh i shëndetshëm
- Të dyja më sipër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Është e vërtetë se perimetri i belit mund të jetë tregues i shëndetit. Gratë me një bel mbi 90 cm dhe burrat me një bel mbi 100 cm, rrezikojnë më shumë të sëmuren nga sëmundjet e lidhura me obezitetin, sesa njerëzit me bel më të hollë. Kjo përfshin diabetin e tipit 2, kolesterolin e lartë dhe presionin e lartë të gjakut.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Për shumicën nga ne, e vetmja mënyrë për të pakësuar centimetrat është të pakësojmë dhjamin. Kjo, sepse dhjami, më shumë se çdo gjë tjetër, shton centimetra. E vetmja mënyrë për të djegur një sasi domethënëse dhjami, sidomos nëse keni me shumicë, është të digjni kaloritë që konsumoni.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Dhjami i barkut është ai i llojit më të keq, sepse është i brendshëm. Ky lloj dhjami grumbullohet në organet e brendshme, ndërkohë që ai i ijeve dhe kofshëve grumbullohet nën lëkurë. Dhjami i barkut ju bën të rrezikoni edhe më shumë për diabetin e tipit 2, kolesterolin, trigliceridet, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ju nuk mund ta reduktoni dhjamin vetëm në një zonë të trupit. Për të pakësuar dhjamin dhe rënë në peshë në një zonë të caktuar, duhet të bëni aktivitete fizike që funksionojnë për të gjithë trupin.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Barku është një nga zonat e trupit për të cilat ekzistojnë ushtrime specifike që mund t’ju ndihmojnë të pakësoni centimetrat, edhe sikur të mos bini në peshë. Kjo ndodh sepse ushtrimet për barkun mund të forcojnë dhe tonifikojnë muskujt në këtë zonë, kjo përmirëson qëndrimin dhe mund të pakësojë centimetrat rrotull belit, edhe sikur të mos e pakësoni dhjamin. Megjithatë, nëse jeni shumë mbipeshë, do të keni më shumë rezultate në bark dhe në pjesën tjetër të trupit nëse bëni një plan më të gjerë diete dhe ushtrimesh.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Për të rënë gjysëm kilogrami në peshë duhet të digjni 3500 kalori. Kjo, sepse gjysmë kilogrami dhjami ka brenda këtë sasi kalorish. Por fizkultura nuk është e vetmja mënyrë për të djegur kaloritë. Ju mund të merrni të njëjtin rezultat duke ngrënë më pak kalori sesa ato për të cilat ka nevojë trupi. Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se shumica e njerëzve përqendrohen më shumë te dieta, sesa te fizkultura. Mënyra më e mirë për të rënë në peshë është kombinimi i të dyjave.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ju nuk duhet të humbisni më shumë se një kilogram në javë nëse doni që rezultatet tuaja të zgjasin. Nëse bini më shumë, kjo rënie ka më shumë gjasa të jetë e përkohshme.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Studimet e kanë lidhur dhjamin e tepërt në trup me shumë probleme shëndeti, përfshi këtu diabetin, artritin, sëmundjet e zemës, presionin e lartë të gjakut, osteoporozën dhe disa kancere. Rënia në peshë mund të përmirësojë presionin e gjakut, kolesterolin, sheqerin në gjak, si edhe shëndetin tuaj në përgjithësi.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Megjithëse njerëzit janë të ndryshëm, zakonisht, gratë e kanë më të vështirë sesa burrat për të rënë në peshë. Kjo ndodh sepse burrat kanë më shumë masë muskulare dhe një metabolizëm më të lartë në qetësi. Gjithashtu, gratë e grumbullojnë dhjamin në zona të ndryshme të trupit nga burrat. Tek ato, ai grumbullohet në kofshë, të pasme dhe ije, ku është më i vështirë për t’u larguar. Për më tepër, hormonet femërore nxisin ruajtjen e kalorive në formë dhjami dhe dhjami zë më shumë hapësirë se muskujt.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Gjenet mund të kenë një ndikim të madh në faktin se sa e vështirë apo e lehtë është të biesh në peshë, por zakonet tuaja të jetës janë shumë më të rëndësishme. Disa njerëz janë të destinuar të kenë më shumë dhjamë në trup për shkak të gjeneve. Pavarësisht se çfarë bëjnë, ata nuk mund të bëhen kurrë aq të hollë sa njerëzit me gene “të holla”. Megjithatë, ju mund të pakësoni ndikimin e disave prej këtyre tendencave gjenetike dhe të bini në peshë duke qenë më aktivë. Pavarësisht se çfarë peshe keni, mënyra e duhur e të ushqyerit dhe fizkultura e rregullt janë të rëndësishme për shëndetin tuaj në përgjithësi.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Personat që janë shumë mbipeshë dhe joaktivë, do të shohin rezultate më mbresëlënëse nëse ndryshojnë stilin e tyre të jetesës, domethënë, nëse fillojnë fizkulturën dhe dietën, ndërsa të tjerët më pak, por kjo nuk duhet t’i dekurajojë të këmbëngulin në qëllimin e tyre.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Jo të gjithë mund të jenë të hollë. Tipi i trupit varet nga gjenet dhe mbajtja e një diete të fortë, megjithatë, rënia në peshë nuk mund ta ndryshojnë tipin natyral të trupit që keni. Nëse mamaja apo motra juaj kanë një formë të caktuar trupi, ka gjasa që edhe ju të keni atë formë. Kjo çon te miti i dytë: Të jesh i hollë nuk do të thotë të jesh i shëndetshëm. Është e lehtë të mendohet se, meqë dikush është i hollë, ai është edhe i shëndetshëm, por nuk është e vërtetë. Njerëzit e hollë mund të hanë keq, të mos bëjnë fizkulturë dhe të kenë një stil jete jo të shëndetshëm. Nga ana tjetër, dikush që nuk është aq i hollë, mund të bëjë çdo ditë fizkulturë, të hajë plot fruta, perime dhe ushqime të tjera të mira, pra, të ketë një stil jete më të shëndetshëm. Është e pamundur të dallosh sa i shëndetshëm është dikush, vetëm duke e parë atë.