Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të gjithë merren me mua…

– I nderuar Dr. Demiri, unë kam qenë i mirë në lëndët ekzakte, di zgjidhjen e ekuacionit që është pozitive, e thënë shkurt, jam në qendër të vemendjes, njerëzit merren me mua dhe mendoj se është diçka e organizuar. Pyetje ime për ju është: A ta marr këtë si presion psikologjik apo të mjaftohem që merren me mua? Këtë në fillim e pata të vështirë, ndërsa tani jam përshtatur. Po mundët, më ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Kësaj letre po i përgjigjem me dëshirën për të ndihmuar familjarët e njerëzve të sëmurë, pse jo, edhe disa mjekë që nuk dinë të ndajnë saktë patologjiken nga jopatologjikja. Në qoftë se letërshkruesi ynë është shumë dyshues e i mbindjeshëm dhe beson se njerëzit ia kanë me të keq apo me të mirë, kjo mund të jetë gjendje ankthi deri në kufijtë e obsesionit, pasi te njerëzit dyshues dhe të obsesionuar gjenden lloj-lloj çudirash, por gjithsesi, kjo nuk është një sëmundje psikike. Por, meqenëse letërshkruesi ynë thotë se kjo është diçka e “organizuar”, madje mund të thotë se e ndjekin, e përndjekin, se i kanë bërë “plane” të rrezikshme, se “organizatorët” kanë paguar edhe shuma parash dhe vuan duke iu ikur “atentatorëve”, qahet e rri pa gjumë, atëherë meqenëse ai “shikon” aty ku nuk ka, “dëgjon” aty ku nuk ka zëra, atëherë këto nuk janë më thjesht dyshime (as të thjeshta, as të ndërlikuara), por këtu kemi të bëjmë me haluçinacione “pamore” ose dëgjimore etj. prandaj ky rast duhet trajtuar me ilaçe të tipit risperdal ose alanzapinë, të kombinuara me barna të tjera, siç thotë shkenca psikiatrike. Te ky njeri nuk bën dobi psikoterapia pasi ai nuk bindet, është e kotë që atë ta kundërshtosh pasi ai i “shikon” ose edhe i “dëgjon” ato gjëra që na i tregon, madje shyqyr që i tregon, porse çuditet pse ne nuk i shohim si ai ose së paku, pse nuk ia besojmë. Po përmend edhe ndonjë shembull për ta kuptuar: Më sollën prindërit një djalë gjimnazist i cili tregonte me shumë detaje se si kishte qenë në Amerikë, kur ai s’kishte as pasaportë. Kur e pyeta unë se si i kishte marrë pasaportën e vizën, ai më tha se gjithçka është bërë sekret, me porosi të CIA-s. Pyetjes sime: “Po përse të morën atje, përse harxhuan amerikanët(?!)”, ai iu përgjigj: “Më bëri një testim sekret NASA për të më çuar në kozmos”… Vetëkuptohet se ky djalë vuante nga psikoza, por unë u çudita për faktin se të dy prindërit e tij, njëri arsimtar, nuk donin që ta çonin te psikiatri me friken se u dilte “nami” i keq si familje. Ose, se kur të vinte koha për martesë, nuk do t’u jepte kush nuse! U lodha, por edhe i binda këta njerëz të mirë (por të paditur) se skizofrenia është sëmundje e shërueshme, se barnat e sotme janë mrekullia e shkencës, vetëm se mjekimi do të duhej i gjatë; madje edhe atëherë kur djali të ishte plotësisht i shëruar, do të duhej mjekimi mbajtës. Amerikanët kanë ecur përpara sepse nuk e njohin atë që quhet turpi i rremë apo morali i rremë, ndaj edhe thonë se e fshehta nuk i shërben askujt. Këta prindër më luteshin që ta shëroja djalin e tyre vetëm me psikoterapi dhe ilaçe bimore. Unë i binda se kjo është e  pamundur, pasi raste të tilla dalin edhe në Kemp, fitojnë të drejtat financiare dhe ilaçet i marrin me rimbursim, pasi ato janë të shtrenjta dhe vetë familjarët nuk mund t’i përballojnë.

– U bindën disi, por edhe u çuditën kur unë u tregova për një film të bazuar në një ngjarje reale, ku një profesor i matematikës së një universiteti, i sëmurë me skizofreni, fitoi çmimin Nobel për një shpikje në ekonomi dhe gjithë këtë sukses ai ia dedikoi punës së vet, por ca më shumë mjekësisë dhe së shoqes që nuk iu nda, me përkushtim. Ai madje, edhe kur i erdhën dhe ia komunikuan se kishte fituar çmimin Nobel, si “dyshues” (për shkak të sëmundjes), por tani i ndërgjegjësuar, pyeti si me “lezet” një studente aty pranë: “I shikon edhe ti këta njerëz dhe ato çfarë thonë?”. Vetëm kur ajo ia pohoi të njëjtat gjëra, siç ai i dëgjoi, u gëzua, e besoi dhe i falënderoi. Rol të madh te ky rast ka luajtur edhe psikologu, por jo që në fillim, vetëm pasi kishin filluar të vepronin barnat. Terapia e kthjellimit psikik duhej, porse terapinë e kthjellimit psikik jo kushdo e bën, ajo do shumë përvojë dhe mjeshtëri të madhe. Një ndër talentet për ta bërë këtë unë kam parë e njohur, profesor Dragush Totozanin dhe doktorët Sadik Lala e Abaz Çuko, edhe pse ata janë neuropsikiatër, por kjo ka të bëjë me përvojën e gjatë dhe faktin që studiojnë shumë. Edhe bashkëpunimi i tyre me psikologët është i mirë.

Advertisement

Shpesh familjarët nuk e sjellin të sëmurin për konsultë për faktin se ai është i gëzuar e i qeshur edhe pse ai është euforik dhe krejt i shkëputur nga realiteti dhe kupton se këto i ka si energji pozitive. Një 27 vjeçar ishte shumë i gëzuar sepse “besonte” se e kishin emëruar Guvernator Banke kur u arrestua Fullani dhe familjarët, kjo nuk i shqetësonte, madje ata qeshnin me të dhe thoshin: “Le të jetë i gëzuar, kjo s’na prish punë”, edhe pse ai shishte “ëndrra” me sy hapur. Unë ua shpjegova se “djalin e keni pa qejf”, sa më shpejt të fillohej terapia nga psikiatri aq më shpejt e më lehtë do të shërohej ai ndaj nuk duhet të humbisnin kohë. Ata madje u çuditen kur unë u thashë se po u kurua, skizofrenia zëre se nuk ekzistonte. Ata më shumë u çuditen kur unë as lekë nuk u pranova sepse nuk bëra e as s’kisha pse të bëja seanca, por e urova djalin “suksese në detyrën e “Guvernatorit më të ri të Shqipërisë”. Ai shtoi se donte të më qeraste, por kishte “vendosur” të mos mbante asnjë lek në xhep me qëllim që të mos dyshonin të tjerët se ia kishte vjedhur Bankës… Në këto pak raste unë doja t’u thoja prindërve që të mos bëjnë “doktorin” dhe as të mos besojnë broçkulla të tilla si “magjia” apo “syri i keq” e të humbasin kohë e para nëpër yshtarë e manipulatorë, por sa më parë të trokasin te psikologu apo psikiatri, aq më mirë do të jetë. Kapja dhe trajtimi i sëmundjes që në fillesat e saj është më tepër se gjysma e shërimit.

Ana tjetër e medaljes: Shumë njerëz të axhituar dhe dukshëm në ankth, kujtojnë se po çmenden ose se do të çmenden apo vdesin, mund të kujtojnë se po u pushon zemra për shkak të rrahjeve të shtuara apo sikur po mbyten për shkak të mungesës së oksigjenit (ngaqë bëjnë fymëmarrje sipërfaqësore) apo kujtojnë se do t’u bjerë të fikët. Shpeshherë, jo vetëm familjarët, por edhe mjekët e urgjencës, sidomos ata të papërvojë e besojnë këtë gjë, edhe pse te njerëzit me ankth ato nuk ndodhin kurrë. Njeriu nuk çmendet dhe as nuk vdes nga frika, pasi simptomat e ankthi apo frika nuk janë sëmundje. Klientët i tremb shumë ndër të tjera një ide derealizimi dhe mendimet shumë të çuditshme te të cilat ai vetë përqendrohet nga frika dhe i “përkthen” ato si skizofreni apo depresion. Futet edhe në internet dhe “zhytet” më keq. Njeriu nuk çmendet kur nuk ka bazë të gjerë gjenetike dhe aq më tepër kur e ka kaluar pjekurinë seksuale. Në perëndim, për këto raste s’të pranojnë as në urgjencë, të thonë “ik te psikologu”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezite tuaja...

Next Post

Jam fiksuar pas një ylli

Advertisement