Te dhuroj zemren time! Ishte një dite si gjithe te tjerat, ishte nje vite qe ata te dy ishin bashke. Këtë herë ai e percolli deri tek porta e shtepisë por papritur ajo u ndje keq. Në shtepi erdhi doktori i cili tha qe ajo kishte nevoje per nje operacion te shpejte zemre. Mbas 1 muaji ajo doli nga spitali, donte te takonte ate po ai nuk u bente i gjallë. Prinderit e atij i thonin qe kishte ikur larg, kaluan ditë, jave, muaj, ai nuk po u kthente, ajo vuante shumë. Kur nje dite e ema i jep nje leter ku ishte shkruajtur: “Nuk mund te shoh te vdesesh. Preferoj te vdes un duke menduar qe zemra ime do jetoj tek ty perjete dhe do me kesh gjithmon prane…”
Kështu qenka kjo jeta ime. I numëron pranverat, te dalin nja 22 pranvera dosido dhe pastaj i jep fund jetes. E ç’te duhet jeta?? Nuk jetoj ne boten e endrrava, pas shiut ne jeten time s’ka diell, kete e di vete. E kam provuar çdo here. Tek une pas shiut, vjen stuhia. E ç’të pres ende? Ende stuhi ne jeten time? Jo, jo, se nuk e di a do mund t’u mbijetoj stuhive të tjera si njeri normal. A jeten nuk dita si ta shijoj, as pranverat t’i ndjej, as rinine ta jetoj. E tash ashtu si jetova edhe do vdes: me nje grusht shprese se atje do jete me mire. Por kot, kur e dije se shpresat e mia jane te kota, kur e dije se ti atje nuk do jesh duke me pritur. Ti sonte fillon jeten e re, jeten qe vete e zgjodhe. Z.
Ah, sa te dua, ose me mire te them, “a sa te deshta” pasi kur ta lexosh kete leter per mua do flitet në të kaluaren. Por mos u pikello, keshtu vete zgjodha. Dhe mos u deshëpro, nuk ke faj ti. Isha unë ai qe nuk munda te perballoja asgje. Isha une ai që nuk zgjidhja. Isha une ai që isha ketu përherë per ty. Por tash më nuk do jem. Ti bëhu e lumtur! Jeto! Kenaqu me jete! Kenaqu me pranverat e tua! Dhe mos i numro, se skane rendesi numrat. Vetem kenaqu ne pranverat e jetës tende. Degjo bilbilat çdo mengjes, dëgjoi per mua. E kur te vije vjeshta, dil jashtë dhe lejo flladin te ti ledhatojë floket neper fytyre. Do jem une ai flladi. E kur te vije dimri dil e merr akullnajat dhe mbaj derisa te shkrihen ne ngrohtesine e duarve tuaja. Do jem une ai akulli qe do shkrihem per ty. Do jem ai une qe do behem uje per ty. E pastaj prapë akull. Do behem edhe kenga e bilbilit. Edhe lulet e pranveres… do jem me ty çdo here, vetem me kerko neper natyre dhe une do jem aty cdo here per ty, vetëm per ty. V.
T’i mbyll sytë edhe nje herë te pushoj, çastin kur te thashë lamtumire, kurrë mos ta kujtoj, menyren se si u ndame, fjalet te cilat njeri-tjetrit ia thamë. S’dua te kujtoj kur nga duart e mia rreshqitje e une e padobishme ate çast s’mund te beja asgje per ty. Lina.