Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Këndi i kuzhinës: Sangria
Nasa fotografon një piramidë në një planet xhuxh
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Nasa fotografon një piramidë në një planet xhuxh

Një mal në formë piramide është fotografuar në sipërfaqen e Ceresit, i cili është një planet xhuxh që ndodhet në brezin e asteroidëve, në orbitën mes Marsit dhe Jupiterit. Mali ka një lartësi prej afro 4800m, pra, sa gjysma e lartësisë së Everestit. Këtë zbulim, të kryer nga anija kozmike Davvn-Agimi, Nasa e ka publikuar në Tvvitter. Ndërkohë që anija kozmike e dërguar prej saj i është afruar edhe më shumë Ceresit, kanë filluar të zbulohen edhe të dhëna të tjera. Ndër to përfshihen “njolla të ndritshme misterioze” në një krater me një diametër prej 88 kilometrash. Të paktën tetë njolla të tilla mund të shihen në një zonë tjetër të ndritshme, e cila, shkencëtarët mendojnë se është afro 10 km e gjerë. Ata mendojnë se përgjegjës për këtë ndriçim janë disa lëndë që e pasqyrojnë dritën dhe që gjenden në këtë zonë, si akulli apo kripa.

Spektometri me rreze infra të kuqe të anijes Davvn i lejon shkencëtarët të identifikojnë mineralet specifike që ndodhen në Ceres, duke u bazuar në mënyrën se si është pasqyruar drita. Çdo mineral e pasqyron në mënyrë unike gjatësinë e valëve të dritës, duke i lejuar ekspertët të përcaktojnë përbërjen shkëmbore dhe prej akulli të planetit. Kur anija të dërgojë më shumë imazhe dhe të dhëna, Nasa do të zbulojë më shumë gjëra për njollat e ndritshme.

Ekspertët gjithashtu kanë identifikuar kratere të shumta, me madhësi të ndryshme, shumë prej të cilëve e kanë gropën e kraterit në qendër të tyre. Ata thonë se kanë “të dhëna të mjaftueshme” të aktiviteteve të së kaluarës në sipërfaqen e planetit, përfshi këtu edhe rrëshqitjet e tokës dhe rrëzimet e maleve. “Në sipërfaqen e Ceresit janë zbuluar shumë të dhëna interesante dhe unike”, ka thënë një zëdhënës i Nasës. “Për shembull, satelitët e ngrirë jashtë sistemit tonë diellor kanë kratere me gropa në qendër të tyre, por në Ceres gropat qendrore në krateret e mëdha janë shumë më të përhapura. Këto dhe të dhëna të tjera do të na lejojnë të kuptojmë strukturën e brendshme të Ceresit që nuk e shohim dot drejtpërdrejt”. Davvn është anija e parë kozmike që viziton një planet xhuxh. Ajo ka arritur në Ceres më 6 mars, do të qëndrojë në lartësinë 4300 km mbi sipërfaqen e tij deri më 30 qershor dhe në gusht do të zbresë në lartësinë 1500 km. Ceresi, i cili e ka marrë emrin nga perëndia romake e bujqësisë, është zbuluar në vitin 1801.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këndi i kuzhinës: Sangria

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement