Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur gruaja vendos se ç‘lloj çifti jeni…

Në një çift të fuqishëm, patjetër që gruaja është e fuqishme. Shumë burra janë të fuqishëm edhe vetëm, por është një grua e talentuar ajo që e bën çiftin interesant. Aristoteli ka folur për lidhjet dhe i ka klasifikuar ato në tre lloje: Të bazuar në kënaqësi, në interes dhe ato të bazuara në virtytet e përbashkëta (ose në mungesën e tyre). Lidhja mes një burri të fuqishëm dhe një gruaje të fuqishme është e pazakontë dhe e ndryshme, sepse i ka brenda të trija elementet. Le të ekzaminojmë disa tipe të këtyre lidhjeve dhe të shohim ndryshimet që kanë.

 

Rasti 1. Gruaja është po aq e famshme sa burri

Advertisement

Kjo është lidhja më e paparashikueshme dhe më e paqëndrueshme nga ato që do të shohim. Është e paqëndrueshme sepse gruaja nuk është e varur dhe nuk i nënshtrohet burrit. Meqë ajo e ka arritur famën në mënyrë të pavarur nga burri, ai nuk e josh lehtë atë, edhe sikur të jetë një monogam i lindur. Shpesh ai i rikthehet asaj sepse të tjerë ia kanë zili vendin. Maria Kalas ishte për shumë vjet këngëtarja më e famshme e muzikës lirike kur Aristotel Onasisi përpiqej ta joshte. Ajo ishte e martuar, ndërsa ai, jo. Ajo e la të shoqin (me anë të një konference për shtyp) dhe filloi të bashkëjetonte me Onasisin, por ai nuk u martua me të. Më pas presidenti amerikan u vra dhe “doli në treg” e veja e tij 34 vjeçare, edhe më e fuqishme dhe më e bukur se Kalasi. Kjo e fundit humbi shtatzaninë e saj kur milioneri i saj grek i shkoi nga pas dhe pastaj u martua me Zhakëlinë Kenedin, e cila ia shpenzoi gjithë paratë. Ana Eduards shkroi në biografinë e Xheki O (siç quhej nga shtypi Zhakëlina) se ajo harxhoi vetëm vitin e parë afro 20 milionë $. Onasisi u rikthye te Kalasi, duke i fishkëllyer këngë dashurie poshtë pallatit ku banonte, derisa ajo u dorëzua, por pikërisht atëherë, ai u rikthye në mënyrë të paevitueshme te Zhakëlina!

Shembulli i dytë i këtij tipi çifti të fuqishëm është ai mes Elisabet Tejlorit dhe Riçard Bërtënit. Ata u martuan, u ndanë, u martuan dhe u ndanë, kurrë të kënaqur me njëri-tjetrin dhe kurrë të lumtur me të tjerë. Në një intervistë të dhënë për revistën “Life” (1967), kur ata ishin të martuar, Bërtëni foli për pagesën që merrnin të dy për një film. “Unë kam një kompleks inferioriteti sepse Elisabeta merr 2 milionë $ dhe unë vetëm 1 milionë $”. Kjo pasiguri e tij shfaqet edhe më pas në intervistë. Ai na informon se, në ndryshim nga Tejlori 19 vjeçare, kur ata u takuan për herë të parë, Tejlori e tanishme, 34 vjeçare, ka “disa defekte, si mjekër të dyfishtë, këmbët e saj janë shumë të shkurtra dhe ka një bark paksa të fryrë”. Ai mundohet më pas ta korigjojë duke shtuar  se “megjithatë, ajo ka të pasme të bukura…”

 

Rasti 2. Të dy janë të famshëm, por gruaja, më shumë se burri

Ne tani e kuptojmë se çfarë problemesh të mëdha krijohen në çift për shkak të pabarazisë ose asimetrisë. Shembulli ynë është Merilin Monro dhe Artur Miler. Dramaturgu ishte i ndryshëm nga burrat e tjerë që i vinin pas aktores, përfshi edhe Xhon Kenedin. “Ti je vajza më e trishtuar që kam njohur”, i tha ai asaj. “Askush nuk ma ka thënë një gjë të tillë më parë!”, u përgjigj ajo. Në fakt, ai nuk arriti ta harronte kurrë Merilinin. Në autobiografinë e tij, “Timebends”, të gjitha fotot janë radhitur me data, emra dhe vende, përveç një faqeje me tri fotot e Merilinit me të. E vetmja diçiturë që ka vënë aty është “Kohërat më të bukura”.

 

Rasti 3. Gruaja është dominuese dhe burri bëhet i famshëm nëpërmjet saj

Ky rast është lehtësisht ndryshe nga ai që pamë më lart. Gjenerali romak, Mark Antoni ishte i fuqishëm dhe pjesë e një tresheje që pasuan Jul Cezarin, së bashku me perandorin August dhe… e mbani mend emrin e të tjetrit? Pak vetë kam dëgjuar për Markus Lepidusin. Ajo që e bëri të fuqishëm Mark Antonin ishte lidhja e tij me Kleopatrën, gjë që shtyu edhe Suetoniusin, Plutarkun (historianë romakë) dhe Shekspirin të shkruanin për të. Kleopatra, mbretëresha egjiptiane, më parë, kishte qenë vegël në duart e Cezarit, me të cilin bëri edhe një djalë. Ajo është një grua shumë mbresëlënëse dhe mbase do të ishte e famshme, pavarësisht se me kë kishte shkuar, por Mark Antoni u fut në histori për shkak të saj.

 

Rasti 4. Kur një grua e bukur martohet me një burrë të pasur

Ky është tipi më i përhapur i çiftit të fuqishëm, por edhe më i mërzitshmi. Kjo lidhje mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse gruaja është e pjekur dhe inteligjente. Ajo i shton burrit pushtet dhe bëhet edhe vetë e pushtetshme, duke përdorur edhe bukurinë e saj. Shembuj të grave të bukura që janë martuar me burra të pasur janë modelet që martohen me futbollistë, ose aktoret më pak të njohura, me kolegët më të njohur.

 

Rasti 5. Kur gruaja bëhet e famshme falë burrit, por më vonë e eklipson atë

Sonia Gandi (kryetare e partisë më të madhe indiane) është tani më me influencë dhe e pushtetshme sesa ka qenë ndonjëherë i shoqi. Në fillim ata nuk mund të cilësoheshin si çift i fuqishëm, në kuptimin se njëri prej tyre luante vetëm rolin e bashkëshortit. Por, në Lindje, kjo nuk ka rëndësi. Edhe në Perëndim, disa e kanë shfrytëzuar për bukuri martesën e tyre. A mund të bëhet Hilari një figurë më e fuqishme se Bill Klintoni? Mishelë Obama është një tjetër figurë që duhet ndjekur. Historia e kundërt me atë të Sonia Gandit mund të gjendet në Pakistan, ku Ali Asif Zardari u bë i njohur nëpërmjet martesës me Benazir Buton dhe tani po bëhet edhe më i njohur sa ajo.

 

Rasti 6. Kur gruaja e përdor pozicionin e saj pas martese për të fituar pushtet

Shembulli modern më i mirë është ai i Melinda Gejtsit, e cila është forca që gjendet pas fondacionit filantropik më të pasur dhe të fuqishëm në histori, pas Kishës, Fondacionit Bill dhe Melinda Gejts. Ata kanë zhdukur poliomielitin nga India dhe tani i janë sulur malarjes. Një shembull tjetër është ai i Jahangirit, perandor indian i shekullit XVI dhe Nur Jahanit, gruas së tij të bukur dhe inteligjente. Nur Jahani mori përsipër gjithë detyrat qeveritare të burrit të saj. Ajo ka qenë gruaja më e fuqishme në 200 vitet e zotërimit të perandorëve Mughalë. Martesa e tyre nuk ishte një martesë e rregulluar, as për prestigj, as për interes. Ajo ishte vejushë dhe thuhet se ai e vuri re në një pazar, ku gratë e fisnikërisë mund të shisnin bizhuteri pa vënë perçen dhe ra në dashuri me të.

 

  1. Kur gruaja është njësoj e famshme si burri dhe, rivalja e tij

Kjo është një marrëdhënie e qendrueshme, sepse çifti është i deyruar t’i mbajë të tjerët jashtë marrëdhënies së tyre. Strategu i njohur amerikan, demokrati Xhejms Karvill, është martuar me Meri Matalin, e cila bënte pjesë në ekipin e fushatës së Bushit. Çifti shpesh shfaqet në emisionet televizive, duke mbrojtur secili idetë e partisë së tij, bile shpeshherë duke folur me zemërim, por gjithmonë me elokuencë. Bën çudi kur mendon se sa të devotshëm janë ata ndaj pozicionit të tyre politik dhe prapë kanë një lidhje të suksesshme. “Ne nuk flasim kurrë për politikën në shtëpi”, thotë Karvill. Aktualisht, ka plot lidhje të tilla nëpër qytete. Gruaja është e punësuar, ka bërë shkollë dhe konkurron me burrin në pagë dhe karrierë. Në këtë drejtim, ne jemi të gjithë çifte të fuqishme dhe kjo është ajo që na bën edhe interesantë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si i shpëtova nga duart maniakut

Next Post

Ledi Vokshi: E dua burrin, të mos i bëhet fjala dysh!

Advertisement