Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujt i ngjan burri ideal?

 

Si është burri ideal? Nëse u besojmë studimeve të kohëve të fundit, burrat dhe gratë kanë ide shumë të ndryshme për të. Zotërinj, nëse ju mendoni se gratë ëndërrojnë të kenë një partner që t’i ngjajë David Bekhamit, Kristiano Ronaldos, Brad Pitit apo Kris Hemsuorthit, e keni gabim. Burri i përkryer nuk duhet të ketë trupin e një Apolloni (perëndi greke) për të joshur femrat (ose të paktën ato angleze), sipas një studimi të bërë nga firma e veshjeve të meshkujve Jacamo. Në fakt, 72% e grave të anketuara preferonin më shumë burrat me pamje normale, si ata që shohim në jetën e përditshme, sesa ata me trup atleti dhe model të bukur flokësh.

Atëherë, kujt i ngjan ky burrë ideal që i bën femrat angleze të ëndërrojnë? Sipas tyre ai ka flokët e princit Harri, fytyrën e aktorit Xhejms Korden, krahët e prezantuesit Padi Mekgines, kraharorin e lojtarit të regbisë Ben Kohen dhe këmbët e aktorit-producent, Xhonatan Ros.

Advertisement

Ky portret është shumë larg atij që imagjinojnë burrat, të cilët mendojnë se femrave angleze u pëlqen një burrë me flokët e Xhastin Biberit, fytyrën e Xherard Batlerit, krahët e Hju Xhakmanit, kraharorin e modelit David Gandi dhe këmbët me muskuj të Kristiano Ronaldos.

Burrat shumë seksi, të papërshtatshëm për një lidhje serioze

Pse burrat dhe gratë e kanë kaq të kundërt vizionin e tyre për burrin e përkryer? Sipas asaj që ka shpjeguar një zëdhënës i “Daily Mail”, femrat thanë se “burrat me trup të zakonshëm shiheshin si baballarë të mirë familjeje, që i kushtojnë më shumë vëmendje partneres, sesa vetes së tyre”. Dhe, megjithëse burrat simpatikë dhe seksi janë joshës, gratë e anketuara kishin shprehur idenë se ato i konsideronin ata të papërshtatshëm për një lidhje serioze, sepse mund të ishin egocentrikë dhe t’u kushtonin më shumë vëmendje nevojave të tyre, sesa nevojave të të tjerëve.

 

Sa herë në muaj bën seks një çift i lumtur?

Kohët e fundit është bërë një studim i publikuar në sitin e internetit Bussiness Insider, në lidhje me shpeshtësinë e raporteve seksuale që kanë çiftet e sapomartuara.

Psikoterapeuti i njohur, Geri Njuman, ka bërë një studim nga më interesantët me 400 gra të sapomartuara. Objektivi i mjekut të njohur edhe nga yjet hollivudianë, ishte të mësonte frekuencën e marrëdhënieve seksuale të çifteve të lumtura dhe të palumtura. Studimi i publikuar në formën e një videoje shumë zbavitëse në sitin e lartpërmendur, tregon se dy vitet e para të martesës janë edhe më stimulueset për një çift. Pasi ka pyetur 400 gratë e anketuara, Geri Njuman ka dalë në përfundimin se çiftet më të dashuruara bënin dashuri afro 11 herë në muaj. Ndërkohë, çiftet e palumtura kishin afro 3-4 marrëdhënie seksuale në muaj. Një diferencë e konsiderueshme, të cilën psikoterapeuti është munduar ta shpjegojë.

Sipas Geri Njumanit, martesa është një “punë” e vërtetë për të dy partnerët. Në martesë duhet të përpiqesh të ruash një ekuilibër të mirë të intimitetit dhe eksitimit. Dy vjet pas martese, ndodh që disa detyrime të jetës së përditshme kalojnë në plan të parë. Fëmijët, mungesa e gjumit, apo problemet financiare mund t’i largojnë personat shumë të dashuruar. Në këtë rast, ndikohet jeta seksuale dhe mund të krijohet një lloj distance. Autori i librit “Shkenca e seksit” këshillon që të mbahet gjallë flaka dhe të mos bihet në një rutinë që do ta bënte cilindo fatkeq. Të paktën teorikisht, e kemi të qartë! Tani, në realitet, çdo çift ka veçantitë e tij dhe është e vërtetë se nuk kemi gjithmonë në dispozicion kohën e duhur për t’ia dedikuar mbajtjes gjallë të flakës…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Katerina Llano, psikologe e diplomuar në kolegjin amerikan Deree, master në universitetin Goldsmiths të Londrës

Next Post

Kur duhet ta humbasësh virgjërinë?

Advertisement