Me analizën e krizës greke po merren organizmat më të specializuara në shkallë botërore dhe rajonale. Së fundi. Për këtë e dha verdiktin edhe populli i këtij vendi si një oponent vendimtar në zgjedhjen e rrugës plot vështirësi dhe sakrifica që do të ndiqet në të ardhmen. Pra, nuk ngelet gjë tjetër veçse sinqerishtë ta urojmë Greqinë, për një shërim të shpejtë dhe me sa më pak dhimbje . Mllefet dhe urrejtja që ndokush shpreh për komshinë , jo vetëm se janë të gabuara, por se ato nuk përputhen me karakterin dhe sjelljen shqiptare . Duket sikur historia të dy popujve dhe vendeve tona u ka rezervuar të njëjtin fat, si në perandorinë romake , atë bizantine , sundimin otoman, në të dy luftrat botërore, por edhe më pas . Shqipëria e atashuar pas luftës së dytë botërore në bllokun e lindjes , ndërsa Greqia në këtë periudhë eshtë vlerësuar si dashnorja e perendimit dhe gruaja e lindjes . Pra, ajo ka patur më shumë lindje dhe më pak , perëndim . Të dyja, jo vetëm se janë vënde ballkanike, por me një rivalitet të skajshëm ,se kush është më ballkanike se tjetra dhe, si prova për këtë përdorin parësinë dhe autorësinë e balladave , legjendave ,miteve , prejardhjes, etj. .Edhe pse ndoshta gabimisht në opinionin dhe psikologjinë e dy vendeve, por edhe në atë botëror, kur përmenden emrat Shqipëri dhe Greqi, fjala e tretë që i pason ato, ka qënë , luftë. Dhe kur kërkon ta analizosh atë, nuk gjen jo më luftë, por sic thotë i madhi Kadare nuk gjen as gjysëm luftë , as çerek të sajin .Pra, mes nesh më shumë ka histori bashkëpunimi dhe më pak konflikte dhe mosmarrëveshje .
Por në këtë shkrim nuk do të flasim as për ndihmën shqiptare në revolucionin grek , as për 56- te agallatët e labërisë që luftuan krah popullit grek në këtë revolucion apo ndihmën ekonomike të dhenë komshinjve në ditë e tyre më të vështira , kur vetë shqipëria përjetonte varfëri ekstreme . Por, nuk do të flasim as për ndihmën greke dhënë vendit tonë si për pranimin në NATO ,dhe ato të përfshirjes tonë në organizmat e BE . Së fundi ato e kanë gjetur gjuhën e përbashkët , ndoshta edhe me ca vështirësi. Fjala, në këtë shkrim është se sa Shqipëria ka mësuar nga kriza greke , nga shkaqet që shpunë në këtë gjendje të rëndë në vendin fqinjë .Se , a janë bindëse shpjegimet e disa shtetareve ,ekonomistëve , bankjerëve ,profesorëve të universiteteve shqiptare që garantojnë me siguri matematike se me masat e marra , vendi ynë është i imunizuar dhe i sigurtë nga influence dhe ndikimi i krizës greke. Fjala nuk është vetëm për traktate ekonomike , koncesione , marrëveshje dypalëshe ,shkëmbime tregëtare ,marrje dhe dhënie borxhesh, etj . Bëhet fjalë për disa influence ,praktika e përvoja negative ,mekanizma korruptive të cilat zbatoheshin pa marrëveshje dypalëshe në mënyrë të fshehët dhe të maskuar nga grupet mafjoze qeveritare . Përvoja të tilla korruptive kanë qënë të pranishme sa në njerin vend, në tjetrin,pa ndodhur mirë në Greqi ,skenaret e tyre fillonin të zbatoheshin , në Shqipëri ,veçse këtu perfeksionohej regjia, përsoseshin metodat e maskimit dhe të ruajtjes nga opinioni, duke ja shitur atij si reforma dhe rrugë zhvillimi të reja dhe moderne .
Një nga skandalet tronditëse që ndodhi, para disa viteve në greqi ishte ai I quajturi skandali I Vatopedhiut .Aktorët e përfshirë në të ishin një grup priftërinjsh dhe disa pushtetarë .Fjala ishte për blerje koruptive të një sipërfaqie të madhe ishullore nga shteti me një çmim tepër qesharak, vetëm për pak ditë dhe shitje përsëri e po kësaj sipërfaqie, prap te manastiri ,por këtë radhë me me një çmim qindra herë më të lartë .Milionat e fituara ndaheshin në mes të këtyre priftërinjëve dhe disa pushtetarëve . Pa u shuar mirë jehona e këtij skandali ne Greqi ,nis të realizohet në Shqipëri , vecse më i sofistikuar ,me masa më të forta mbrojtëse ,shoqëruar me një prapagandë ultra patëriotike ,si një mekanizëm modern në shoqërinë e tregut . Blihen sipërfaqe të tëra toke me cmimin “Shqipëria një euro”,nga miqtë e pashallarëve të shqipërisë ,kumbarëve te dinastisë ,dhe I shiten po prap shtetit por këtë radhë me një çmim astronomik ,me cmim konjukture . A nuk është I njëjti skenar ,I njëjti mekanizem ,e tëra një gjetje greko –shqiptare? Këto llojëvjedhjesh dhe disballancash a nuk janë një gur në themelet e krizës shqiptare ?
Kriza e greqisë njihet edhe si krizë buxhetore e shkaktuar tërësisht nga politikat koruptive dhe epshet e shfrenuara të dy forcave kryesore politike për pushtet, ND-se,dhe PASOKUT ,të cilat kanë drejtuar vendin që nga 1974 ,e deri gjysëm viti më parë .Çdo fushatë zgjedhjesh në Greqi, sillte prurje të mëdha njerëzish në administratën shtetërore si shpërblim iI votës së dhënë . E thënë më thjesht kishim shitblerje votash dhe pushteti . Kjo ,bëri qe në Greqi për njëmijë banor të kishte një administratë më shumë se njëzet vetë ,kur në Gjermani dhe vendet e tjera të zhvilluara ,për të njëjtën njësi popullsie shërbenin pesë deri në shtatë veta .Thuhet se vetëm administrate e rajonit të Pireut ishte e barabartë me atë të shtetit të Okajos në Amerikë me nje popuullsi gati të barabartë me atë të Greqise . Loja e pushtetit me administratën publike a nuk është tipike edhe për shqipërinë ,madje me nje kosto shumë të lartë për buxhetin e shtetit ,pasi duhet të paguhen jo vetëm organikat ekzistuese, por edhe administraten e përzenë nga puna nga qeveritë që vinin dhe iknin .
Një nga shkaqet e krizës greke ishte niveli I lartë I korupsionit .Shteti në këtë drejtim dukej si inegzistent. Vec megaskandaleve të tipit Siemens, të tregtisë se armëve etj,që përfundonin me qindra miljona të vjedhura nga arka e shtetit grek ,fillonin skandalet e përditëshme ku mbi 10 .000 juristë .doktorë ,ndërtues ,deklaronin në fund të vitit një shumë të ardhurash qesharake, më pak se 5000 mijë euro , kur në të vërtetë ata mernin dhjetra apo qindra mijra euro .Të afërmit e mbi 240 mijë të vdekur për vite të tëra vazhdonin ta merrnin pensionin e tyre pa patur as më të voglin problem .Vetëm në një ishull ishin rregjistruar si invalid 689 ,persona me një pagë 724 euro në muaj,kur më shumë se gjysma e tyre punonin si taksixhi . Një spital paguante 60 bahçevanë kur ne te nuk kishte as nje fije bari apo lulje,madje atje nuk kishte as një metër katror bahçe .Po në Shqipëri a kemi raste të tilla? Natyrisht që po ,madje edhe më keq .Në qoftë se në Greqi ishte nje fshat që paguhej me aftësi të kufizuara , në Shqipëri qeverisja e mëparshme ,me metoda të tilla paguante mijra militantë, blente votat dhe pushtetin me taksat e popullit . A nuk u fol gjatë për organika të dubluara vecanërisht në kohë fushatash dhe kjo nga të gjitha krahët politikë .A nuk janë skenare të njëjta si në Greqi edhe në Shqipëri ,ku pushteti përdor shtetin si mjet për të realizuar korrupsionin? Në të dy vendet u fol për skandalin e rimbursimit të ilaçeve me të njëjtat metoda korrupsioni dhe me përfitime kolosale nga mafia e kësaj fushe ,apo ato me mjetet dhe aparaturat mjekësore ku për të mbajtur gjallë korupsionin ,shteti investon te privati, duke abandonuar ato shtetërore .Po politikat e marrjes së borxhit si mjet për të shlyer borxhet,a nuk janë tipike në të dy vendet ?.Skandalet e ndodhura në Greqi ngjajnë si dy pika uji me ato të ndodhura në Shqipëri ,si në tematikë ,metodologji ,në mënyrën e realizimit ,pra në gjithcka . Shqiptarët dhe grekët për gati tridhjetë shekuj u morën gjatë me kalin e futur në Trojë ,me lavdinë e tij dhe mes dehjes dhe shkëlqim të shekullit njëzetëenjë, ata harruan se një kalë tjetër po kaq I tmerrshëm sa ai I trojës u ishte future në vathin dhe po pregatiste falimentimin e shteteve te tyre . Ai ishte korupsioni qeverisës i stolisur si kali i drunjtë , për tragjedinë e Trojës .
Agron BERDAJ