Agjentët e udhëtimit kanë përpiluar një listë me kërkesat më të çuditshme që u janë bërë atyre nga udhëtarë të ndryshëm ndër vite. Ajo është botuar në një raport të publikuar nga Shoqata Amerikane e Agjentëve të Udhëtimit. Disa prej këtyre kërkesave janë befasuese, disa “të veçanta” dhe të tjera, një budallallëk kokë e këmbë. Ja disa prej tyre: “A flasin anglisht në Britani?”, ose “Nuk dua të ulem pranë dritares në avion, sepse sapo kam bërë permanent flokët!”. Ka edhe nga ato kërkesa që kanë lidhje me intimitetin e çifti dhe ndërrimin e çifteve: “A mund të na rezervoni, ju lutem, suitën e muajit të mjaltit për ne dhe një çift tjetër?”, ose nga një tradhtar pa skrupuj: “A mund të më rezervoni dy dhoma në vende të ndryshme të hotelit, një për mua e gruan dhe tjetrën për të dashurën time?”. Ja, edhe një tjetër i paturp: “Dua të martohem në një ishull në Karaibe, martesa në të cilin nuk njihet në SHBA”.

Ja, pra, kërkesat dhe pyetjet me radhë:

– A mund të planifikoni muajin e mjaltit për mua, nusen time dhe time më?

– A mund të garantoni se në dhomën e hotelit nuk ka pasur kurrë kafshë shtëpiake?

– A mund të peshkoj me grep nga kroçera?

– A është marrëdhënia mes nesh njësoj si ajo e një avokati me klientin e vet?

– A fle ekuipazhi brenda anijes?

– Mos i thoni të fejuarës sime se këtu kam çuar edhe ish-gruan time për muajin e mjaltit.

– Do të doja të shkoja diku ku nuk ka… shumë burra.

– Do të doja të takoja Elvisin…

– A do të ketë hije në fytyrën time, në orën 4 pasdite, kur të bëhen fotografitë?

– A do të kujdeseni për qenin tim kur të jem me pushime?

– A ka pagesa autostrade rrugës për në Havai?

– A mund të shkoj në Evropë me rrugë tjetër, përveç detit apo ajrit?

– Do të doja të vizitoja Skocinë dhe Danimarkën në një rrugë (Agjenti i thotë klientit se nuk ka kohë t’i vizitojë të dyja). Po ato janë vetëm 2 centimentra larg në hartë!

– A mund ta rregulloni që balena të hidhet në ujë në të njëjtën kohë kur do t’i propozoj për martesë të dashurës?

– A mund t’i kërkoni shoqërisë ajrore të bllokojë kolltukun afër meje, që të shtrij këmbët?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here