Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jashtëtokësorët ekzistojnë! Ja, 10 arsye pse duhet ta besoni këtë

A ekzistojnë jashtëtokësorët? Ky është një nga misteret më të mëdha deri më sot. Mjaft besojnë se ata ekzistojnë, të tjerë mendojnë se këto janë budallallëqe, ndërsa të tjerë bazohen në idenë se është egoizëm të mendosh se jemi të vetmit në këtë univers të stërmadh. Kohë pas kohe njerëzit thonë se kanë parë diçka të çuditshme në qiell, ndërsa në rastet më ekstreme, se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Pyetjes nëse ata ekzistojnë nuk mund t’i japim përgjigje, por mund t’ju tregojmë 10 arsye pse duhet ta konsideroni mundësinë që nuk jemi vetëm…

 

  1. Jashtëtokësorët kanë komunikuar me njerëzit

Astronauti dhe piloti i Apollo 14, Edgar Miçell, ka deklaruar se jashtëtokësorët kanë hyrë në kontakt me njerëzit. Megjithatë, ashtu siç e theksonte edhe Edgari, qeveritë ua fshehin të vërtetën njerëzve.

Advertisement

  1. UFO-t monitorojnë aktivitetet gjeofizike në tokë

Një teori konspiracioni thotë se jashtëtokësorët ose shkaktojnë, ose ndjekin aktivitetet gjeofizike në planetin tonë. Këto teori u përforcuan pas shpërthimit të vullkanit në malin Shindake, në ishullin Kuchinoerabu-jima, Japoni, më 29 maj 2015. Atëherë disa njerëz deklaruan se një UFO gjendej në qiell dhe ndiqte këtë ndodhi.

  1. Jashtëtokësorët kanë rrëmbyer edhe Napoleonin

Napoleon Bonaparti ka deklaruar se e kanë rrëmbyer jashtëtokësorët. Napoleoni u zhduk për disa ditë në korrik 1793 dhe më vonë tha se e kishin mbajtur rob disa njerëz të çuditshëm. Gjithashtu, thuhet se studiuesit kanë zbuluar të ngulitur në kockat e skeletit të tij një objekt të vogël, të huaj, i cili mund të jetë një mikroçip.

  1. Shahu, një lojë për jashtëtokësorët

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, zoti Iliumzhinov, mendon se kanë qenë jashtëtokësorët ata që e kanë sjellë lojën e shahut në tokë. Ai bile pretendon se më 17 shtator 1997, e kanë rrëmbyer disa jashtëtokësorë me uniforma të verdha.

  1. Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe janë miqësorë

Doktori Boid Bashman ishte një shkencëtar i njohur i “zonës 51”. Bashmani ka deklaruar se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe janë miqësorë. Studiuesit në “zonën 51” studiojnë gjithë kohën anije kozmike, me qëllim që të përmirësojnë teknologjinë ekzistuese, gjithmonë sipas Bashmanit.

  1. Nëse ekzistojnë, duhet të kenë madhësinë e një ariu

Kozmologu Fergi Simpson, ka deklaruar se madhësia më e vogël që duhet të ketë një qenie inteligjente, gjithmonë sipas ligjeve të planetit tonë, është afërsisht sa ajo e një ariu. Sigurisht, sipas kësaj teorie, njerëzit mbase nuk janë edhe aq inteligjentë!

  1. Përpjekja e parë për të komunikuar me jashtëtokësorët

Në vitin 1960, astronomi amerikan Frenk Dreik, realizoi përpjekjen e parë zyrtare për të komunikuar me jashtëtokësorët. Që t’ia dilte mbanë, ai përdori satelitin radiofonik të Radios Kombëtare Astronomike në Virxhinian Perëndimore. Më në fund, sateliti kapi sinjale nga dy yje të afërme që ngjajnë me Diellin.

  1. Jashtëtokësorët i zgjedhin viktimat e tyre?

Sipas psikologut Alen Çejn, njerëzit që mendojnë se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët, kalojnë një lloj “paralize gjumi”.

  1. Tabloja e Mona Lizës tregon për ekzistencën e jashtëtokësorëve

Sipas ekipit “Paranormal”, artisti italian Leonardo Da Vinçi, i fshehu provat për ekzistencën e jashtëtokësorëve dhe të dhëna për këtë gjenden në veprën e tij “Mona Liza”. Në faqen e internetit ”The Paranormal Crucible”, pretendohet se pas figurës së Mona Lizës fshihet një kryeprift jashtëtokësor. Në faqe përmendet se mjaft teologë i fshehën mesazhet dhe kodet mistike që ekzistonin në veprat e Da Vinçit.

  1. Vendet ku mund të jetojnë jashtëtokësorët

Vendet ku mund të jetojnë jashtëtokësorët mendohet se janë: Satelitët e Jupiterit, Evropa dhe Kalisto, sateliti i Saturnit, Enceladhus, por edhe në vendstrehimet nëntokësore, në Mars.

 

Fëmijët me duar simetrike janë më inteligjentë se të tjerët

Duart tregojnë shumë gjëra për ne, që nga fëmijëria e hershme e deri në pleqëri. Kështu, studiuesit e Universitetit të Edimburgut kanë zbuluar se, sa më simetrike të jenë duart e një fëmije, aq më inteligjent është ai. Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mjekësore të 856 fëmijëve të moshës 4-15 vjeç. Ata kanë regjistruar më pas simetrinë e duarve të tyre falë një skaneri dhe më pas u kanë bërë teste kujtese dhe logjike këtyre fëmijëve. Rezultati? Fëmijët që kishin duar simetrike, pavarësisht moshës apo seksit të tyre, kishin një kapacitet të reagimit mendor më të shpejtë se fëmijët e tjerë.

Por nuk ndodh kështu vetëm me fëmijët. Studimet zbuluan një lidhje mes simetrisë fizike dhe performancës mendore te të moshuarit. Sa më simetrike të ishin tiparet fizike të fytyrës së një të moshuari, aq më pak i humbiste ky person aftësitë mendore me kalimin e moshës.

Studiuesit e Universitetit të Edimburgut kishin punuar edhe më parë mbi simetrinë fizike, të bazuar te tiparet e fytyrës. Gjatë studimit të tyre, të publikuar më 2011, ata kishin zbuluar se simetria e fytyrës mund të tregonte shumë gjëra për fëmijërinë e një personi të rritur. Duke vrojtuar 15 pika të fytyrës, ata zbuluan se, sa më asimetrike të ishte fytyra e një personi, aq më fëmijëri të vështirë kishte pasur ai. Sipas rezultateve të tyre, eksperiencat e përjetuara në fëmijërinë e hershme, si edhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit, ndotjes, ose mënyra e të ushqyerit, linin shenja të pashlyeshme në fytyrë. Ata vunë re, se, edhe nëse një person që kishte pasur një fëmijëri të vështirë, arrinte të kalonte në një klasë shoqërore superiore, e shkuara e tij mbetej e shkruar në fytyrë; ai e ruante në fytyrë asimetrinë. Kjo lidhje mes fëmijërisë së vështirë dhe asimetrisë mund të shpjegojë pse personat me fizik simetrik konsiderohen si më joshës.

Zbulimet e bëra mbi simetrinë fizike janë sa të rëndësishme, aq edhe thikë me dy presa. Në fakt, ato mund të ushqejnë dëshirat e disave për të mënjanuar ata persona, fiziku i të cilëve nuk është në simetri të përkryer. Duhet trajtuar dhe vlerësuar me kujdes veçantia e çështjes së asimetrisë.

 

Probleme për gjigantin evropian të ajrit

Sikur të mos mjaftonte konkurrenca e ashpër me shoqërinë amerikane të prodhimit të avionëve, Boeing, Airbusi duhet të përballet edhe me një problem “të brendshëm”, që ka lidhje me avionët e përdorur. Ajo ka avionë të rinj të pashitur, ndërkohë që shoqëri të ndryshme, kanë nxjerrë në shitje avionët e tyre të përdorur, të cilët kushtojnë më lirë. Shkas është bërë deklarata e fundit e Malaysia Airlines, e cila shpalli se donte të shiste dy nga gjashtë avionët e saj gjigandë, A380. Avionët në fjalë, shoqëria ajrore malajziane ia kishte porositur Airbus-it, para tre vjetësh. Dy të tjerë i kishte porositur shoqëria Skymark Airlines, por kjo e fundit u zhyt në borxhe dhe ndërroi pronar. E treta në radhë është shoqëria tajlandeze, Thai Airvvays International, e cila gjithashtu deklaroi se do të përpiqet të shesë disa nga avionët e saj A380, gjashtë në total. Shumica e avionëve nuk kanë as tre vjet që përdoren.

Në këtë pikë, duhet thënë se firma e prodhimit të gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka gjetur klientë të rinj për të shitur avionët e saj gjigandë, ndërkohë që duhet të shesë të paktën 30 avionë gjigandë në vit për të mbuluar shpenzimet për ngritjen e ndërmarrjes së prodhimit të tyre. Avionët më të mëdhenj në botë, të cilët quhen edhe superxhambo, kanë aftësi të transportojnë 540 pasagjerë dhe konsiderohen shumë të mëdhenj për udhëtimet e zakonshme. Megjithatë, ata janë të përshtatshëm për shoqëritë që kanë një numër të madh pasagjerësh dhe që janë të detyruara të bëjnë një numër të reduktuar fluturimesh, për shkak se kanë një kohë të kufizuar ngritjeje dhe uljeje. Drejtori i Airbus, Xhon Li tha se avionët e përdorur janë më të lehtë për t’u shitur sesa ato të rinj, që kushtojnë 428 milionë $.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tea: Nuk dua ta takoj Nikun! Ai përfitoi nga unë, Veseli është shumë i mirë

Next Post

Gjoks pule i mbushur me djathë kaçkavall dhe spinaq

Advertisement