Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edhe planetët e tjerë mund të kenë oqeane

Oqeanet e ngjashme me ato në Tokë mund të jenë gjë e zakonshme në planetët e sistemeve të tjera diellore, duke shtuar kështu shanset për jetën jashtëtokësore. Shkencëtarët mendojnë se oqeanet e Tokës janë mbushur me ujë shumë kohë më parë nga kometat dhe asteroidet. Tani, vrojtime të reja në një yll të largët, në fund të jetës së tij, kanë treguar se “transportues” të tillë të ujit janë gjë e zakonshme në galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit.

Doktor Roberto Radi, astronom i Universitetit të Uaruikut, Britani e Madhe, është shprehur se “në kërkimet tona kemi zbuluar se, asteroidet që mbartin ujë nuk janë unike, por hasen shpesh në galaktikën tonë. Për pasojë, shumë planetë mund të kenë ujë të ngjashëm me atë që gjendet në Tokë. Besohet se Toka në fillim ishte e thatë, por nga kërkimet tona mbështesim teorinë se oqeanet që kemi sot janë krijuar si pasojë e përplasjes në Tokë të kometave apo asteroideve”.

Shkencëtarët përdorën teleskopin Uilliam Hershel në ishujt Kanarie për të zbuluar një sasi të madhe hidrogjeni dhe oksigjeni (përbërës të ujit), në atmosferën e një “xhuxhi të bardhë”, që është mbetja e ngurtësuar e një ylli të ngjashëm me Diellin tonë. Kjo ishte një provë se ky ujë është çuar në yll nga një trup tjetër qiellor i madh. Ky trup qiellor mund të jetë i ngjashëm me Ceresin, asteroidin më të madh të sistemit tonë diellor, me një diametër prej 900 kilometrash. “Sasia e ujit që u gjend është e barabartë me 30-35% të atij që gjendet në oqeanet e Tokës”, tha doktor Radi. Përplasja e asteroideve apo kometave që mbartin ujë në planete apo xhuxhë të bardhë lëshon një përzierje hidrogjeni dhe oksigjeni në atmosferën e tyre. Sasi të mëdha të të dyja elementeve janë gjetur në atmosferën e xhuxhit të bardhë, me emrin SDSS J1242+5226. Bashkautori i këtij zbulimi, profesori Boris Gensike, tha: “Oksigjeni, që është relativisht një element i rëndë, zhytet thellë me kalimin e kohës dhe më pas nuk është i dukshëm. Në kontrast me të, hidrogjeni që është element më i lehtë, do të pluskojë gjithmonë afër sipërfaqes së xhuxhit ku mund të zbulohet me lehtësi. Ka shumë xhuxhë të bardhë që kanë një sasi të madhe hidrogjeni në atmosferën e tyre dhe ky studim i ri sugjeron se asteroidë ose kometa të pasur me ujë janë më të zakonshëm rreth yjeve të tjera, sesa rrotull Diellit”. Uji shihet si një nga kushtet thelbësore për ekzistencën e jetës ashtu siç e njohim në Tokë. Shumë planetë janë identifikuar si “të banueshëm”, me temperatura të buta, sa të kenë ujë në gjendje të lëngshme, por ende nuk dihet se sa prej tyre kanë ujë. Zbulimet janë publikuar në gazetën “Monthly Notices”, të Shoqërisë Astronomike Mbretërore.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

7 tipare të njerëzve inteligjentë

Next Post

Byrek me ton ose salmon

Advertisement