Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 tipare të njerëzve inteligjentë

 

Inteligjenca vjen në forma të ndryshme. Mendoni për Ajnshtajnin, Shekspirin dhe Mari Kyrinë. Secili prej tyre ka një histori jete të ndryshme dhe ka kontribuar në mënyrë unike për botën. Por, ka cilësi që janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit e zgjuar. Ja, cilat janë ato.

 

Advertisement

  1. Ata përshtaten lehtë

Njerëzit inteligjentë janë elastikë dhe të aftë të veprojnë në situata të ndryshme. Ata ia dalin mbanë në çdo situatë, pavarërsisht nga ndërlikimet apo pengesat që hasin. Studimet e fundit psikologjike e mbështesin këtë ide: Inteligjenca varet nga fakti se sa i aftë je për të ndryshuar sjelljen tënde, me qëllim që të përshtatesh më lehtë me mjedisin, ose të bësh ndryshime në mjedisin ku ndodhesh.

  1. Ata e kuptojnë se ka shumë gjëra që nuk i dinë

Njerëzit e zgjuar janë të aftë ta pranojnë kur nuk e njohin një koncept të veçantë. Ata nuk kanë frikë të thonë “nuk e di”. Nëse nuk e dinë, ata mund ta mësojnë.

  1. Kanë kureshtje të pashuar

Albert Ajnshtajni ka thënë “Unë nuk kam talente të veçanta, jam thjesht një kureshtar i pasionuar”. Ky kuriozitet i pasionuar për botën rreth e rrotull mund të jetë një nga çelësat kyç të inteligjencës. Kështu pra, njerëzit inteligjentë mahniten nga gjëra që të tjerët i marrin si të mirëqena. Ndërkohë, edhe ju mund të kultivoni kureshtjen në jetën tuaj të përditshme. Kur jeni duke dëgjuar një prezantim, shkruani në një letër të paktën tri pyetje, edhe sikur të mos i parashtroni ato.

  1. Bëjnë pyetjet e duhura

Ndryshimi thelbësor mes njerëzve vërtet të zgjuar dhe të tjerëve, është aftësia për të bërë pyetjet e duhura. Ata e dinë se të bësh pyetje që të nxisin të mendosh është po aq e rëndësishme sa të japësh përgjigje. Kjo, sepse pyetjet mund të sfidojnë mendimin dhe të ndihmojnë të gjesh zgjidhje të reja për probleme të vjetra.

  1. Janë të ndjeshëm ndaj eksperiencave të njerëzve të tjerë

Njerëzit e zgjuar gati e ndjejnë se çfarë mendon apo ndjen tjetri. Disa psikologë thonë se empatia, pra, të ndjesh nevojat dhe ndjenjat e tjetrit dhe të veprosh në një mënyrë të ndjeshme ndaj tyre, është një përbërës i rëndësishëm i inteligjencës emocionale. Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë të interesuar të flasin me njerëz të rinj dhe të mësojnë prej tyre.

  1. Kanë mendje të hapur

Njerëzit e zgjuar nuk ia mbyllin vetes portën e ideve dhe mundësive të reja. Ata janë të gatshëm të pranojnë dhe marrin në konsideratë mendimet e të tjerëve, me mendje të hapur. Ata janë pra të hapur ndaj zgjidhjeve alternative.

  1. Janë skeptikë

Megjithëse skepticizmi mund të duket si armiku i të qenit mendjehapur, këto dy tipare shkojnë paralelisht me njëri-tjetrin. Çelësi është të jesh i aftë të marrësh në konsideratë ide të reja, kur ato të mbështeten nga fakte. Një mendje inteligjente nuk i pranon gjërat që kanë pak mundësi të ndodhin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilat ushqime rekomandohen pas orës 21.00?

Next Post

Edhe planetët e tjerë mund të kenë oqeane

Advertisement