- Kur zgjedh një krem-pudër, sigurohu që ta shohësh…
- Në një dritë natyrale
- Me një pasqyrë zmadhuese
- Pasi je lyer me buzëkuq
- Mënyra më e mirë për të mbushur boshllëqet e vetullave është laps vetullash:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ku është vendi më i mirë për të vënë pak pluhur nxirës (abronxant)?
- Pak, të shpërndarë në gjithë fytyrën
- Vetëm në kockat e mollëzave
- Aty ku dielli prek fytyrën tuaj.
- Cili tonalitet i korrektorit i fsheh më mirë rrathët e zinj nën sy:
- Ai që është i njëjtë me atë të lëkurës suaj
- Pak më i hapur se ngjyra e lëkurës suaj
- 2-3 tonalitete më të hapura sesa lëkura
- Mund të përdorësh një hidratant me ngjyrë, në vend të kremit-pudër:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Nëse lyhesh me ton sysh blu, dukesh si në vitet ‘80:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cila është mënyra më e mirë për të evituar efektin “faqet e kllounit”, që krijohet pasi keni përdorur shumë të kuq faqesh?
- Të mos e përdorësh fare
- Të fshini një pjesë të tij me shami
- Të buzëqeshni e pastaj ta aplikoni
- Për të evituar ngjitjet e qerpikëve pas aplikimit të rimelit:
- Përdorni një krehër qerpikësh
- Vini rimel vetëm në majë të qerpikëve
- Shkundeni furçën para se të aplikoni rimelin
- Buzëkuqët me ngjyrë të errët i bëjnë buzët të duken më të fryra:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Gratë me rudha nuk duhet të përdorin pudër:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Kremi-pudër duhet përdorur edhe në gushë:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Xixat mund të përdoren vetëm…
- Për një mbrëmje
- Për një takim intim
- Kurdoherë
- Pse duhet të aplikosh një shtresë bazë para kremit-pudër?
- Eviton tharjen e kremit-pundër
- Mbulon vijat e holla
- Të dyja më sipër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kjo është mënyra më e mirë për të parë se çfarë duket bukur në lëkurën tuaj. Artistja grimiere, Mai Kuinh, e cila kujdeset për grimin e aktoreve hollivudiane Ema Stoun, Skarlet Xhohanson dhe Selena Gomes, thotë: “Shkoni afër dritares, kur jeni në dyqan ose pyetni nëse mund të merrni me vete një pasqyrë të vogël dhe dilni jashtë”. Provojeni grimin në fytyrën e palyer. Vetëm në këtë mënyrë mund të shihni nëse ajo që do të blini, i shkon fytyrës suaj.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumica e grave mund të përdorin ton sysh mat, ose pudër për vetullat, thotë Kuinh, që është edhe eksperte grimi për firmën Mark cosmetics. Lapsi i syve mund të krijojë një pamje më të përcaktuar të harkut të vetullës dhe e bën të duket e egër. Zgjidhni një ngjyrë që është pak më e hapur se flokët. Për shembull, nëse keni flokë ngjyrë kafe të mbyllur, me tonalitete karamel, zgjidhni një ngjyrë që është mes këtyre të dyjave.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Merrni shembull nga artistja grimiere, Molli Bjuti, e cila bën grimin e Anxhelina Zholisë, Xhenifer Lopezit, Rihanës dhe Bionses. “Më pëlqen ta aplikoj në gjithë perimetrin e fytyrës, më pas në ballë, në hundë dhe mjekër”, thotë ajo.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kuinh këshillon të përdoret një korrektor që ka një tonalitet më të hapur sesa ngjyra juaj e lëkurës. Shtrijeni mirë, që të parandaloni rrathët e bardhë nën sy.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Për disa gra, një hidratant me ngjyrë ofron mbulimin e nevojshëm, thotë Kuinh. Ai hidraton dhe e bën lëkurën të njëtrajtshme, ndërkohë që kremi-pudër e mbulon lëkurën dhe i jep më shumë ngjyrë. Hidratantët me ngjyrë janë gjithmonë më të mirë sesa kremi-pudër që është i trashë apo nganjëherë, i thatë…
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
“Është gjithmonë mirë të përdorësh ton sysh blu”, thotë grimierja Ronkal. “Ngjyrat bojëqielli e tregojnë syrin më të madh, ndërsa tonalitetet e errëta të blusë krijojnë efektin e syrit misterioz”. Ronkal gjithashtu sugjeron të përdoret laps sysh blu, në vend të atij tradicional, të zi apo kafe. “Provoni ngjyrën blu të hapur në cepin e brendshëm të syrit, që të dukeni sikur jeni ngopur me gjumë, ose blunë saks, për ta bërë të bardhën e syrit të duket edhe më e bardhë”.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
“Buzëqeshni përballë pasqyrës për të gjetur mollëzat e faqeve“, sugjeron Ronkal. “Aplikojeni të kuqin në mollëza, pastaj shtrijeni pas, deri te veshët”. Fillimi i të kuqit te mollëzat i jep fytyrës suaj një pamje me rinore, thotë ajo dhe pastaj vazhdimi deri te veshët ka një efekt “liftingu”. Përdorni një furçë për të aplikuar dhe shpërndarë të kuqin në mënyrë uniforme.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Krehrat e qerpikëve heqin rimelin e tepruar, që të mos krijohen kokrra, apo ngjitje te qerpikët. Kuinh sugjeron të bëhet krehja e qerpikëve pas çdo aplikimi rimeli. Bëjeni ndërsa rimeli është ende i njomë, përndryshe ai do të hiqet i tëri. Nëse keni frikë nga krehrat prej metali, përdorni një plastik.
- Përgjigjia e saktë është b-ja.
Disa grimierë thonë se pudra vendoset nëpër rudha, duke i theksuar ato, por Kuinh thotë se është mirë të përdorësh pudër në lëkurën e grave me rudha, me kusht që të mos e teproni. “Përdorni një sfungjer të vogël për ta aplikuar në fytyrë, në vendet me shkëlqim“, thotë ajo, “jo në gjithë fytyrën”. Edhe letra thithëse është e mirë për të hequr shkëlqimin nga fytyra.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
“Gusha është zona që nuk e kap shumë dielli”, thotë Kuinh. “Nëse fytyra juaj është bardhoshe, atëherë gusha është edhe më e bardhë, prandaj ka nevojë për krem-pudër”. Shtrijeni mirë atë, me qëllim që të mos krijohet një vijë dalluese mes nofullës dhe gushës. Ronkali thotë se duhet zgjedhur ngjyra e kremit pudër, në mënyrë që të shkojë sa më shumë me ngjyrën e fytyrës, qafës dhe gjoksit. “Zgjidhni një krem-pudër që shkon me ngjyrën e lëkurës në klavikul. Ju mund të keni nevojë të përdorni një krem-pudër me ngjyrë më të errët në verë, nëse keni tendencë të nxiheni”.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
“Më pëlqejnë shumë xixat!”, thotë Ronkal. “Ka shumë mënyra se kur mund t’i përdorësh, qoftë ditën, apo natën. Një ton sysh i butë, me xixa, ngjyrë shampanje është i përkryer për ditën dhe të jep një pamje të bukur, ajrore”. Zgjidhni grim me xixa të vogla, sepse të mëdhatë të bëjnë të dukesh si adoleshente, apo vulgare.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Baza është një krem apo xhel që mbush vijat e holla dhe poret. Ronkali gjithashtu sugjeron të përdoret një bazë më xixa. Kjo shtresë shërben gjithashtu për të evituar djersitjen apo yndyrosjen e fytyrës. Ajo të ndihmon të dukesh e freskët për shumë orë me radhë. “Unë sugjeroj gjithmonë që të aplikohet një shtresë bazë para kremit-pudër. Kjo krijon një sipërfaqe të njëtrajtshme për të aplikuar më pas kremin-pudër”, thotë Ronkal.