Gazeta gjermane “Spiegel” e ka renditur Agnesa Vuthajn në pesë dizenjatoret më të mira të eventit të modës “Fashion for Europe”. Siç edhe e kemi mësuar, Agnesa tashmë po merret me dizenjim dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në eventin që parapriu Eurovizionin. Talenti i saj është vlerësuar mjaft mirë pasi nga 14 shtete pjesëmarrëse, gazeta gjermane që përmendëm më lart, ka zgjedhur pesë dizajnet më të mira, mes të cilave është edhe emri i Agnesës.
Advertisement