Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

 

Vjehrri që nuk jeton

– Kam parë në ëndërr vjehrrin tim i cili nuk jeton më. Ishim në shtëpi dhe kishim shumë debate, dikush po thoshte “jo është faji yt, jo po i atij tjetrit që ai nuk është më”. Kishte lindur një debat shumë i madh dhe një moment u shfaq vjehrri im, i cili po na shikonte vëngër. Jam shumë e shqetësuar, ndaj do t’jua dija shumë për nder sikur të ma shpjegonit këtë ëndërr.

Advertisement

– Kjo është një ëndërr që ka lidhje më shumë me të kaluarën tuaj si familje; janë debate, pishmane dhe diskutime që vazhdojnë ende sot e kësaj dite, ose janë disa pengje që ju kanë ngelur në shpirt dhe do të donit t’i rihapnit si diskutim në shtëpi. Pastaj, sigurisht që mungesa e vjehrrit në shtëpi ka sjellë një lloj shqetësimi. Nga ëndrra kuptojmë që do të keni një mbledhje familjare, por kjo do t’ju shqetësojë. Shfaqja e vjehrrit tregon në njëfarë mënyre që ndihet i shqetësuar në atë botë për ato çfarë diskutoni ende në shtëpi. Mos vallë kjo është një shenjë që ju ta lini të prehet në paqe vjehrrin tuaj dhe të mos hapni tema që i përkasin të kaluarës, sepse vetëm sa do të lëndoheni? Gjithë të mirat.

 

Fundi i botës

– Si ka mundësi që shoh shumë shpesh ëndrra sikur vjen fundi i botës? Ndonjëherë shoh cunami, ndonjëherë tërmet, por gjithnjë flitet për një botë të shkatërruar. Unë gjithmonë shpëtoj dhe dukem sikur kam rilindur, pavarësisht se shoh përmbytje. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, sepse më ka bërë merak?

– Përgjithësisht, ëndrrat që paralajmërojnë fundin e botës kanë kuptimin e një rilindjeje të brendshme, ashtu siç e keni parë ju veten. Çfarëdolloj ngjarjeje të përjetoni, qoftë ajo edhe e keqe, në fund ju do të dilni të fituar. Ndoshta si fillim e përjetoni çdo gjë keq, por në fund kuptoni se keni bërë gjënë e duhur. Jeni person që përballoni çdo problem dhe vështirësi me kurajo dhe nuk keni frikë nga asgjë. Nuk i shmangeni problemit, por e përballoni me guxim dhe kjo gjë ju ndihmon që të dilni të fituar, qoftë dhe të çliruar nga çdo barrë mendimesh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fitore, apo disfatë pas disfate... Nga Agron BERDAJ  

Next Post

Gold Ag: Jam i gatshëm me shku me luftu!

Advertisement