Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
"Qejfet" e çuditshme të natyrës...
Rovena Stefa: Fansat nuk do të më kërkojnë më selfie, por belfie…
Tako shumë burra, që të zgjedhësh të duhurin

Rovena Stefa: Fansat nuk do të më kërkojnë më selfie, por belfie…

Rovena Stefa vjen me “Vet më the të dua”, një këngë e vjetër e risjellë në jetë së bashku me Tonin. Kënga me sa duket është pëlqyer shumë, por klipi ku Rovena shfaqet shumë provokuese, me siguri, akoma më shumë. Duket pak e çuditshme se pse Rovena zgjodhi një ekspozim të tillë me një këngë të vjetër… Ajo është komentuar gjithashtu në rrjetet sociale për të brendshmet e saj të kuqe, që Rovena thotë se e kanë bërë të ndjehet seksi… Për më tepër rreth këngës dhe klipit të shumëpërfolur, ju ftoj të lexoni përshtypjet dhe pritshmëritë e Rovenës…

 

Rita Rrjolli: – Rovena, kush të tha “të dua”?

Advertisement

Rovena Stefa: – Në këtë rast thamë ne, Rovi dhe Toni.

– Beson në fjalën “të dua”?

– Po.

– Më shumë e ke thënë, apo e ke dëgjuar?

– E kam dëgjuar më shumë.

– E kujt ishte idea për rikthimin e kësaj kënge?

– E ekipit tonë.

– Sa kohë i dedikove modifikimit dhe rikthimit të saj?

– Kemi punuar për një muaj në studion e Hekuran Krasniqit, i cili u angazhua të realizonte orkestralen e kësaj kënge.

– Po me Tonin, njiheshit më parë?

– Jo, por kjo këngë u bë shkak që ne të njihemi e madje të bëhemi miq shumë të mirë.

– Si mendon, bashkëpunimet sjellin më shumë sukses?

– Në fakt, hitet më të mëdha i kam pasur vetëm, por kjo nuk do të thotë që bashkëpunimet ngelen mbrapa. Këtu përmend bashkëpunimet me Shpatin, Bleron e Goldin, çdonjëri prej të cilëve ka pasur sukses të madh.

– Mendon se varianti juaj do të ketë po aq sukses sa kënga origjinale?

– Çdo përpunim është i mirë dhe ka vlera të veçanta, sepse vjen në kohë me brezin e ri dhe kështu, trashëgohet brez paz brezi. Mendoj se kemi bërë një realizim mjaft të mirë. Është një këngë që po ngjall mjaft diskutime natyrisht, edhe për shkak të klipit, por këto reagime ne i prisnim.

– Sigurisht, sepse klipi është shumë provokues… Si u ndjeve gjatë xhirimeve?

– Provokuese… (Qesh) Gjithçka ishte interesante, ekipi ishte mjaft profesionist dhe orët e gjata të xhirimeve, që na lodhën të gjithëve, prapë se prapë, na dhanë kënaqësi sepse kishim shumë variacion e natyrisht, edhe kënga në sfond shkaktoi emocione shumë të bukura.

– Shumë vetë janë shprehur se klipi dhe kënga nuk kanë lidhje bashkë. Si e komenton këtë?

– U them se e kanë shumë gabim, sepse çdo artist ka mënyrën e vet të të shprehurit në art. Paralel ka pasur edhe plot komente të tjera, ku njerëzit e kanë pëlqyer shumë këtë kombinim të muzikës me klipin. Komentet më të bukura më kanë ardhur nga njerëz të artit, kulturës e medias e jo nga njerëz që kanë profile fallco në Facebook e që kanë interesa të caktuara.

– Çfarë ndodh kur ndërthuret e reja me të vjetrën?

– E reja dhe e vjetra mund të shkojnë bashkë sa herë ka frekuencë të njëjtë, energji të mirë, emocioni, dashurie, arti.

– “Kur të lind një vajzë, venja emrin Roven”… A ia dedikon dikujt këtë fragment?

– Ua dedikoj gjithë fansave të mi, se ky emër më ka sjellë shumë fat. (Buzëqesh)

– Çfarë është për ty një veshje që s’do ta vishje kurrë?

– Unë, për fat të mirë, kam një trup tepër të rregullt e pa difekte, kështu edhe një thes do të më rrinte shumë mirë.

– Po një veshje që nuk mungon kurrsesi në garderobën tënde?

– Takat seksi…

– Le të flasim pak për një detaj të përfolur ndoshta më shumë se kënga, “të brendshmet” që kishe veshur…

– Veshje intime? Të brendshme? Breçka… Si të doni i quajmë, mjafton që i vesha… (Qesh)

– Aq provokuese dhe të kuqe, pikërisht për të rënë në sy? 

– Ishte mendim shumë i gjetur i stilistes Dona Matoshi, për të përshtatur ngjyrën e argjendtë me të kuqen dhe siç u pa, rezultoi shumë interesante për të gjithë.

– Të paktën, a ishin të rehatshme?

– U ndjeva shumë seksi, më duket se u dallua edhe në ekran, apo jo?!

– A mendon se ke sjellë një risi me “belfie”-n tënd gjatë klipit?

– Po belfie im do të komentohet gjatë derisa të gjithë do të duan të kenë një belfie në Instagramin e tyre dhe kam përshtypjen se këtej e tutje, fansat nuk do të më kërkojnë më selfie, por belfie. (Qesh)

– Të pëlqen të jesh provokuese, apo kjo është diçka më shumë skenike?

– Të gjitha bashkë. Çdo femër besoj dëshiron të ndihet tërheqëse e provokuese në skenë, apo në jetë, në rrugë apo në lokal, duke gatuar, apo në krevat.

– Si ia bën për të qenë në formë të mirë mbas shumë vitesh?

– Kam një metabolizëm tepër të gjallë, por natyrisht, kam dëshirë të ha shëndetshëm dhe të bëj palestër. Unë i gëzohem jetës dhe kjo reflektohet edhe në trupin tim.

– Sa kohë i dedikon paraqitjes së përditshme?

– Kam shumë kohë të lirë për veten, për përgatitjen time, falë luksit që kam për të qenë e lirë.

– Kjo do të thotë se nuk ka ndonjë të re në jetën tënde private?

– Ende jo.

– Po e shijon jetën e beqareshës?

– Shumë.

– Cila është gjëja që të gëzon më shumë si beqareshë dhe që, kur je çift, nuk mund ta bësh?

– Që jam shumë e lirë, e kam të gjithë kohën për vete.

– Propozimi më i bukur që ke marrë deri më sot…

– Ka shumë proozime e shprehje dashurie nga fansat, nuk dua të veçoj asnjë, sepse të gjitha bëhen me ndjenjë.

– Si është një ditë e bukur për ty?

– E qetë, me diell, me miqtë e mi më të mirë.

– Këto kohë e ke vizituar shpesh Shqipërinë… Mos ndoshta do të kthehesh të jetosh këtu?

– Unë asnjëherë nuk e kam lënë përfundimisht Shqiperinë. E ndaj kohën time mes Prishtinës e Tiranës. Të dyja janë shtëpia ime.

– Planet e tua më të afërta…

– Një video e re së shpejti e shumë koncerte e bankete gjatë verës.

– Dëshira më e madhe që ke për momentin?

– Të shkoj nesër në plazh dhe do ta bëj…  (Qesh)

– Diçka që s’e ke thënë kurrë për publikun tënd…

– Po i them publikut tim: Mos u bëni pre e propagandave, por dëgjojeni muzikën me zemër! Ju dua.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"Qejfet" e çuditshme të natyrës...

Next Post

Tako shumë burra, që të zgjedhësh të duhurin

Advertisement