Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Qejfet” e çuditshme të natyrës…

Fenomene natyrore fantazmagorike

Keni dëgjuar ndonjëherë për rrufenë jeshile, pluhurin e diamantit apo ylberin e zjarrtë? Në fakt, këto fenomene të çuditshme natyrore nuk janë edhe kaq të rralla dhe, në shumicën e rasteve, janë magjepsëse…

 

Advertisement

  1. Rrufeja jeshile

Rrufeja jeshile ose ndryshe, rrezja jeshile, është një njollë e ndritshme, jeshile, që mund të vrojtohet për 1-2 sekonda në lindje ose perëndim të diellit. Ky fenomen ndodh kur drita e diellit thyhet dhe pasqyrohet në atmosferën e Tokës.

  1. Ylberi i zjarrtë

Ky fenomen fantastik vihet re kur dielli ndodhet mjaft lart në qiell. Rrezet e dritës përshkojnë kristalet e ngrira me formë gjashtëkëndore në atmosferë, të cilat veprojnë si prizma dhe rezultati i thyerjes është mbresëlënës: Ngjyrat blu, jeshile, të kuqe dhe të verdha mbushin qiellin, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

  1. Kurora e dritës

Unaza e dritës që shumë herë krijohet rrotull diellit, njihet me emrin “kurora e dritës”. Ky është një fenomen natyror që haset shpesh dhe që shkaktohet nga kristalet e ngrirë në shtresat e larta të atmosferës. Kurora të tilla mund të vihen re edhe rrotull Hënës ose trupave qiellore të tjerë të ndritshëm, si Afërdita.

  1. Erërat zbritëse

Këto janë erëra të fuqishme që transferojnë shtresa ajri me densitet të lartë nga lartësitë në afërsi të tokës (për shembull, nga majat e maleve në lugina). Në përgjithësi, bëhet fjalë për erëra mjaft të ftohta, por temperatura e tyre varet nga ajo e zonës nga “burojnë” dhe nga hapësira që përshkojnë.

  1. Virga: Retë që prekin tokën

Në thelb bëhet fjalë për “bishtin” e reve, fjolla të holla që duket se marrin rrugën për nga toka, por avullojnë para se të arrijnë tek ajo. Ky është një fenomen shumë i bukur, që mund të haset në shkretëtirë, por edhe në zonat me temperaturë mesatare.

  1. Pluhuri i diamantit

Pluhuri prej diamanti është një fenomen meteorologjik që shkaktohet kur retë e mbushura me kristale akulli bien dalëngadalë nga atmosfera. Ndodh zakonisht kur temperatura bie nën zero.

  1. Shtyllat e diellit

Ato janë të dukshme gjatë lindjes apo perëndimit të diellit dhe zakonisht, formohen kur rrezet e tij të ndritshme pasqyrohen në kristalet e akullit që krijohen në shtresa të ndryshme të atmosferës. Një gjë e ngjashme mund të vihet re edhe me dritën e hënës.

  1. Retë e zjarrit

Re të nxehta që krijohen për shkak të një rritjeje të papritur dhe të madhe të temperaturës në atmosferën përmbi sipërfaqen e tokës. Fenomeni në fjalë vrojtohet kryesisht pas shpërthimit të vullkaneve, ose zjarreve që shpërthejnë në pyll.

  1. Vorbullat e ndezura

Një fenomen i rrallë që mund të shkaktohet kur një vorbull ere kalon afër një pylli në flakë dhe “merr flakë” edhe vetë. Quhet edhe “djalli i zjarrtë”, për arsye që kuptohen. Edhe më rrallë mund të shkaktohet nga tërmetet ose rrufetë.

  1. Retë e varura

Një fenomen i rrallë, por mbresëlënës është ai kur retë duken si thasë me madhësi të çrregullt që varen nga qielli. Quhet “Mammatus Clouds” (me përkthim të lirë, “re në formë gjinjsh”) dhe formimi i tyre zakonisht është shenjë e një stuhie apo vorbulle të fuqishme.

  1. Hëna e përgjakur

Të gjithë e njohim këtë fenomen, por përveç të kuqes, hëna mund të “marrë” edhe ngjyra të tjera, si blu apo portokalli. Kjo mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme, si përqendrimi i madh i tymit apo pluhurit në atmosferë, ose edhe nga një eklips i afërt.

  1. Aurora boreale

Është një nga fenomenet natyrorë më të bukur. Kur grimcat e ngarkuara të rrezeve kozmike, erës diellore dhe plazmës magnetike (kryesisht elektronet dhe protonet) zbresin dhe të hyjnë në atmosferë, krijohen kombinime drite shumëngjyrëshe në ajër që përbëjnë një pamje të mrekullueshme.

  1. Re nate me dritë

Ato krijohen lart në atmosferë, kur avujt e ujit dhe pluhuri vijnë në kontakt me temperatura shumë të ulëta. Janë të dukshme kur dielli është ulur në horizont.

  1. Pasqyrime

Pasqyrimet janë fenomene të çuditshme optike, si pasojë e të cilave drita pasqyrohet në mënyrë të tillë, sa krijon një pamje të gënjeshtërt të sendeve dhe qiellit. Vihen re zakonisht në sipërfaqet e nxehta, si mbi asfalt dhe sigurisht, në shkretëtirë.

  1. “Fantazmat”

Kështu quhen goditjet elektrike që krijohen me forma të ndryshme rrotull rrufeve. Zgjasin më pak se një sekondë dhe për këtë arsye është shumë e vështirë t’i vrojtosh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ku të bëj denoncim online?

Next Post

Rovena Stefa: Fansat nuk do të më kërkojnë më selfie, por belfie...

Advertisement