Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– A është e mundur që një nënë e re të ngelë shtatzënë, edhe pse i jep fëmijës gji, pra, i jep qumësht?

– Në fakt, shkencërisht, pranohet se gjatë periudhës që femra e ushqen fëmijën me gji, në organizmin e saj përpunohet vërtet një hormon profilaktik, që stimulon prodhimin e qumështit dhe ushtron presion mbi ovulacionin, por sipas specialistëve, në këtë rast, mundësia e shtatzanisë vetëm ulet, por nuk evitohet plotësisht. Rreziku për një shtatzani të re është i pranishëm, prandaj duhen përdorur patjetër masat mbrojtëse, nëse nuk doni të keni një fëmijë tjetër së shpejti. Edhe në raste të tilla, rreziku qëndron gjithmonë.

– Jam në hall me të fejuarin tim, sepse bëmë dashuri për herë të parë, por nuk kisha hemorragji dhe ai dyshon që nuk kam qenë e virgjër, ndërkohë që patëm shumë vështirësi në marrëdhënie. Si ka mundësi?

Advertisement

– Kemi folur disa herë për këtë temë. Jo gjithmonë, femrat, kur kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë kanë hemorragji gjatë penetrimit. Këtë gjë mund t’ia bëni të ditur edhe të fejuarit tuaj dhe përderisa keni patur vështirësi, vetëkuptohet që ju keni qenë e virgjër. Megjithatë, nga vetë ndërtimi i himenit, kemi një përqindje jo të pakët të rasteve kur akti i parë seksual nuk shkakton këtë moment të “famshëm” gjakderdhjeje. Ka shumë femra që nuk kanë gjakderdhje herën e parë dhe ndodh që e kanë herën e dytë, ose kur janë në gjendje qetësie, pa qenë në marrëdhënie, disa orë pas marrëdhënies. Ai, nëse ju do vërtet, s’ka pse të dyshojë. Për më shumë, bëjani të ditur përgjigjen time.

– Kam një të dashur, por ajo është shumë e ndrojtur kur vjen puna te marrëdhëniet seksuale. Edhe pse e shoh që ia ka qejfi, nuk mund t’ia hap si temë. Si të veproj?

– Mund ta hapni si temë edhe duke bërë shaka, por gjithmonë nëse jeni i bindur se edhe vajza është gati ta hedhë një hap të tillë, pa iu imponuar. Nëse ju jeni shumë i dashur me të, i krijoni një lloj sigurie dhe dashuri të pastër, ajo do të jetë më e lirshme për t’u afruar me ju. Kjo gjë varet gjithmonë nga marrëdhënia në çift dhe nga kujdesi juaj ndaj saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

Kam noduj në tiroide

Advertisement