Ishim mësuar të shihnim Arbanën ta prezantonte Big Brother për shtatë vite me radhë, aq sa na dukej se ishte kthyer në pjesë përbërëse e atij reality shou. Në fillim nuk po mësoheshim dot me Ledionin që e zëvendësoi këtë herë, por duket se ata të cilëve iu mungonte Arbana, duhet të vazhdojnë të mësohen me mungesën e saj sepse prezantuesja ka deklaruar se e ka mbyllur eksperiencën e saj me reality shou-n Big Brother. Tashmë ajo po shijon ditët në shtëpi me djalin e saj dhe ndoshta mëmësia ka qenë shkaku që Arbana të marrë këtë vendim. Megjithatë, ajo është prej vitesh pjesë e televizonit Top Channel dhe nuk e besojmë kurrsesi se do ta braktisë televizionin. Kohët e fundit, mësuam se në pak kohë, ajo do të ishte prezantuese e një emisioni të ri. Por, a do të vazhdojë të jetë Ledioni zëvendësuesi i saj në prezantimin e Big Brother? A do të vazhdojë ende vetë Big Brother si program? Kjo mbetet për t’u mësuar në vazhdim.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)