Si në përrallë

 

Më lindën ndjenja për një kuçedër

nga ato të përrallave që kam lexuar.

Në shpella të frikshme u zhyta si fëmijë

kuçedrën pas duke gjurmuar.

 

Ajo flakë lëshonte e llavë nga goja

dukej që kish frikë për të dashuruar.

Guximin mora dhe iu afrova

kuçedrën mbajta të përqafuar.

 

E ledhatova lehtë, në sy e pashë

flaka nga goja asaj iu shua.

Dy lot i rrodhën nga sytë e zjarrtë

Mendoj, kuçedra… u dashurua.  Aurora CM

 

 

Dashuria e vertetë nuk harrohet

 

Dua të dehem këtë natë,

Të harroj gjithçka më mërzit.

Dua të të ftoj ty prapë,

Të kujtojmë çastet që jetuam të dy.

Dua të endemi kuturu,

E jetës t’i japim tjetër kuptim,

Dua kur nga gjumi të çohem,

Të jem në krahët e tu në përqafim.

Dua të kujtojmë ato çaste,

Kur të dy bashkë i shijuam,

Ato dëfrime e çaste përvëlimi,

A i mban mend ato që jetuam?

Eh, moj dashuri e shkretë,

Qe po djeg të vjetër e të rinj,

Kuptimi yt tashmë po venitet,

S‘je më ai pasion që presin të gjithë.

Ne mes teje, moj dashuri,

Sot ka hyrë zgjedhja e interesit,

Prandaj emri yt shpejt konsumohet,

E s’e ka atë shkëlqimin e mëngjesit.

Vetëm një gjë dua të tregoj,

Dashuria vetëm një herë jetohet,

Lum ai që dashurinë e vërtetë provoi,

Se ajo deri në vdekje nuk harrohet… Luljeta Gjosha Pashollari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here