Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përsëri në ëndrrat e mia…

Ndjejë në zemër… Sonte u shfaqe përsëri në mendjen time, por nuk mundem të të fajësoj! Ndjejë në zemër, një dritë të fuqishme që më hyri thell në shpirt dhe që çdo ditë më bën të të dua edhe më shumë… Por ti nuk je më këtu ke humbur, je tretur në mjegullën e tymit të cigarës tënde! Ike në një rrugë që as ti nuk ia sheh fundin e të duket se ke arsyje dhe ike nga unë, po sikur të isha një bishë e egër dhe se ke frikë nga dashuria ime e pafajshme… Dhe prapë unë do të të shoh atje larg të shoh duke ikur, duke vrapuar dhe duke kërkuar një lule që mos të vyshket sikur unë që tani u vyshka. Edhe sonte shoh sytë e tu që më shoqërojnë në çdo skaj të dhomes e shoh zemrën tënde këtu afër me mua në errësiren e kësaj nate të pa fund… Dhe mos harro çdoherë të shoh në jetë dhe ardhmerinë time… të shoh pranë rrugës ku unë filloj te eci… E ti shko, shko… ik nga unë ik e mos u kthe kurrë, edhe pse unë të shoh, të ndjejë, të dua akoma gjithmonë, prandaj ti mos ndalo, sepse për mua kurrë s’u bëre burrë!

Nga ditari im i vjetër! Sa patetike mu duk vetja kur mendova se kisha ndryshuar vetem tani kuptova qe nuk shpeton dot nga vetja nga ajo që je, ajo qe ishe nga ajo qe do te jesh, duhet vetem te pranosh. Ta pranosh edhe pse nuk e kupton apo nuk aprovon. Dhe te mendosh që në gjithcka do te jesh vetvetja me mire te thuash qe do te mbrohesh pas perdes së të qenurit vetvetja. Nuk mendoja se do me vriste kaq shume indiferentizmi i atyre qënieve kaq te parendesishme ironike apo jo te zhvlerësosh kaq shume nje njeri dhe ta kesh aq shume nevoje. U lodha duke pritur ate dicka qe do ndryshoj gjerat qe do te me ndryshojë mua. Po pres kot vetem per bindje kokekrisur adoleshenciale. Dedikuar te gjithe atyre qe paten iluzionin se mund te ndryshonin.

Për Kordelen! Zot, thote e tmerruar, vertitemi rrugeve te pushtuar nga ankthi, levizim si somnambuj ne erresire ne kerkim te diçkaje te mjegullt, anonime, te papërcaktuar, dhe së fundi gjejme po ate. Ankthin. Kjo është jeta jonë? I merren mendet dhe i vjen per te vjelle si pas nje anestezie tepër te thelle e te gjate sa nje letargji. Njeriu dënohet dhe ndëshkohet sa here qe e kaluara ecen më shpejt dhe shndrrohet ne te ardhme! Kush e ka thene? Monica De’Flor është pergjigja. Perseri i njëjti zë. Ka pasur një…? Ne djall ti dhe pyetja tende, ulurin brenda vetes ajo. Shikon perreth një e nga një fytyrat e njerëzve qe hyne ne muze. Era duhet te jete marrosur sepse luan me floket e saj, ia hedh syve, ndersa ajo ndjen bezdi, ben nje levizje me dore sikur kerkon te thote: mjaft! Duket se dora është jo vetem e ftohte por edhe e lagur, keshtuqë gjesti i saj nuk merr forme te prere. Ka një menyre tjeter per t’i dhene fund lojes, nëse është e tille. Duhet te jete e tille! Sidoqofte, ne rast se do te shpetoje nga metastazat e asaj peme te gjelber duhet ta shndrroje ne mani lodren. Në fund te fundit mbetet zgjidhja më e mire, sepse te qenet edhe pse eshte diçka reale, e prekshme, konkrete, ndryshon nga të konsideruarit qe perdoret si amortizator per te zbutur dhimbjet.

Advertisement

Sot është e thjeshte te shkruash para nje ekrani te ftohte. Tani s’na ben pershtypje asnje fjale qoftë “te dua”, qofte “të urrej”. Jane thjeshtë tasta te nje tastiere qe s’kupton dot dallimin midis tyre ndaj s’ndjejme gje kur i shkruajmë. Me letren qenka ndryshe. E veshtirë ta shkruash, ta fusesh ne zarf, ta postosh… kaq e kaq mundesi per t’u penduar para se të jetë teper vone. Kaq mundesi per t’u kthyer mbrapsht ne ato qe shkrove, per te grisur zarfin e per te mos e postuar kurre. Ndoshta ndjenjat e verteta duhen shprehur me gjerat e prekshme sepse vetem ashtu e ndjen peshen e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Gjermania & Italia...

Advertisement