PAK FJALË PËR POETIN DHE POLITIKANIN ATDHETAR, HYSNI MILLOSHIN!
Nga FADIL SHYTI
(“Thashethemet dhe shpifjet janë si ai pluhuri që mund ta mbulojë gurin e çmuar,
por kurrë s´mund të arrijë ta njollosë dot”!).
(Populli)
Hysni Milloshi, ishte poet i madh, padyshim që një ditë, kur kritika letrare shqipe do të vlerësojë drejt, jo njëanshëm krijimtarinë e tij, Hysniu, padyshim do të radhitet me dinjitet, krenari si njëri ndër flamurtarët e poetëve të mëdhenj kombëtar.
Të lexosh poezinë e Hysni Milloshit, është njësoj sikur t´u ngjitesh maleve historisë sonë tragjike dhe njëkohësisht,-tejet epike; pasur trima e trimëresha të veprave heroike!
-Dua të theksoj këtu në veçanti, përmbledhjen tij poetike, “Atdheu”.
-Për mendimin tim, kjo vepër poetike është “Odiseja” e rrugëtimit historiko-heroik e kombit shqiptar.
-Ndërsa, sa i përket anës tjetër të medaljes së artë, të veprimtarisë së tij jetësore politike; dihet nga të gjithë që; Hysniu, ishte mbrojtës i pashembullt, trim dhe aspak nuk ka bërë lëshime në këtë pikë; duke e ngritur me dinjitet të madh prej komisari komunist, veprën revolucionare të gjeniut, strategut dhe burrështetasit të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxhës.
-E bëri këtë punë titanike-heroike duke lënë gjurmë të thella në letrat tona në fushëbetejën e protestave në sheshet e rrugëve të qyteteve të Shqipërisë dhe në veçanti në atë të publicistikës.
-E bëri në një kohë, kur ishin të rrallë ata burra dhe ato gra që kishin guximin t´i dilnin përballë reaksionit të zi që shpërthyen , si gjirizet revizioniste-kapitaliste, në pallatet e klasës politike të borgjezisë reaksionare të brendshme dhe të jashtme; kur krejt padrejtësisht ndaj figurës legjendare të bacë Enverit, u hodh aq shumë vrer dhe baltë…, kur si llava u ujqërish dhe ujkonjash, dhelparakë e dhelparake u vërsulën armiqtë dhe tradhtarët, marroqët dhe marroqet, lakmuesit dhe lakmueset e pushtetit “demokratik” dhe të uriturit dhe të eturit, të uriturat dhe të eturat e pangopur e të pangopura për para; ata dhe ato që shpirtërat e tyre të liq dhe mizorë i shitën, “për pesë aspra”, te reaksioni i jashtëm…
-Mua, më ka shkëlqyer një rreze drite,-siç e quaj unë veprimtarinë time modeste atdhetare: në rrugëtimin tim të lirisë, dje, sot,-shpresoj edhe nesër!
-Për Hysni Milloshin, për herë të parë më ka folur bashkëveprimtari im i devotshëm i çështjes kombëtare tetovari, Xhemi Zeqiri, pastaj, e kam njohur nga afër atë burrë Shqipërie.
-Takimet që kam bërë me të, në Tiranë, nuk ishin takime sipas motos, “uroj, që kësaj here të kaloj radhën”…,-të mos takohem me atë vëlla ideali; nga “droja” se, po më shohin spurdhjakët e regjimeve anti-popullore; edhe atëherë kur Ay, përcillej këmba-këmbës prej atyre gjakpirësve e gjakpirëseve që me mashtrime e dhunë po e sundojnë Shqipërinë qe 25 vite.
-Sa herë që kam udhëtuar drejt kah Nëna Shqipëri, -e kam vizituar edhe Tiranën, pa hezitim i kam telefonuar,-kurdoherë ishte i gatshëm të takohej me mua, me të dertoheshim për fatet e Atmëmëdheut, tamam si vëllai me vëlla, si me një vëlla poet, e politika, me një diplomat largpamës dhe i vendosur të përballej edhe me rreziqet për atë të uruar, Nënë Shqipëri.-kam fol me të, si me një vëlla ideali, Ay nga Mati, vendlindja e Skënderbut, unë nga Kosova, Vushtria, vendilindja e Hasan Prishtinës.
-Hysniu, e ka dashur Kosovën dhe atdhetarët e saj,- ka shkruar e ka folur shumë me respekt të madh për të.
-Bisedat ishin të frytshme nga shumë aspekte jetësore; për letërsinë, politikën, kulturën, muzikën e të tjera.- por mbi të gjitha; -nëse kam përfituar diçka më shumë se, librat e tij që m´i dhuronte duke shkruar autografin e tij: “Shokut tim poet dhe patriot, Fadil Shytit, me shumë respekt e dashuri”.
-Kam përfituar shumë shembullin e tij prej vigani që, përballë stuhive të kohë të qëndrojë VERTIKALISHT,-më parë të vdes, sesa të thyhem nga rrebeshet e jetës -luftë në mërgim dhe në detyra që para nesh i shtron dhe që mund t´i sjellë, kjo kohë e pakohë!
-Për Hysni Milloshin, më shumë, mund të flasin shokët dhe shoqet e punës dhe të luftës politike dhe ushtarake; me një fjalë ata që e patën fatin ta njohin nga afër.
-Është e pamundur të përshihen në një shkrim të gjitha kujtimet dhe meritat që i la Ay burrë i madh i kombit, -për më tepër këtu në FB,- në këtë “dritare” komunikimi.
Lavdi jetës dhe veprës së Sokratit Shqiptar të kohës sonë, Hysni MiIlloshi!
6 Qershor. 2015
Me shume lexoni ne: http://www.albaniapress.com/indeksi