Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria...
Nuk dua që djali të cënojë pasurinë e vajzave
A përfitoj pension si i riatdhesuar?

Nuk dua që djali të cënojë pasurinë e vajzave

– Përshëndetje i nderuar avokat! Jam një pensionist në moshë madhore. Dëshiroj të më sqaroni si mund të lë një testament së bashku me bashkëshorten. Kemi tri vajza dhe një djalë. Aktualisht, djali gëzon me certifikatë pronësie një pjesë të pronës nga unë. Dëshiroj që pronat që kam, t’ua le pas vdekjes vetëm tri vajzave. Aktualisht, kam lidhur një kontratë që është ende në proces ndërtimi me një firmë ndërtuese në pronën time. Po ashtu edhe djali. Desha të di procedurën e saktë që duhet të ndjek që pasuria e vajzave të mos cënohet më vonë nga djali. Me respekt.

Av. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaw.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje i nderuar zotëri! Ju falënderoj shumë që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa i përket testamentit, po ju paraqes një analizë të përgjithshme rreth nocionit të testamentit. Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po në një akt, as edhe në dobi të një të treti, as me disponime reciproke. Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gruaja nën këtë moshë, kur është e martuar. I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë testament vetëm për pasurinë që ka fituar me punën e tij. Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament. Trashëgimlënësi që nuk lë të paslindur ose të paralindur, ose vëllezër apo motra, ka të drejtë të disponojë me testament pasurinë e vet, në favor të çdo personi fizik apo juridik. Trashëgimlënësi, edhe pa caktuar trashëgimtarë në testament, mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore një ose më shumë trashëgimtarë të tij. Trashëgimlënësi mund të caktojë në testament që në rast se trashëgimtari vdes para tij ose bëhet i padenjë, ose heq dorë nga trashëgimi, ta marrë trashëgimin një nga trashëgimtarët e tjerë që tregohen në nenet 361, 363, 364 të Kodit Civil dhe kur nuk ka asnjë nga këta, ta marrë një njeri tjetër. Por trashëgimlënësi nuk mund të detyrojë trashëgimtarin që të ruajë dhe, pas vdekjes së tij t’ia dorëzojë një personi tjetër të gjithë ose një pjesë të trashëgimit që ka marrë.

Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të noterit. Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”. Testamenti me një datë të mëvonshme lë pa fuqi atë me datë të mëparshme në tërësi ose vetëm për pjesën që nuk pajtohet me testamentin e ri. Testamenti mbetet pa fuqi edhe me anë të një deklarate të bërë nga trashëgimlënësi në noteri.

Advertisement

– Në përfundim, unë do t’ju sugjeroja të vepronit duke lënë testament për vajzat, pasi nëse do të veproni duke bërë kontratë dhurimi, atëherë duhet të paguani edhe taksën e kalimit të pronësisë, e cila është 15 % e vlerës së saj. Përsa i përket merakut tuaj se mos cënohen vajzat nga djali nëse ju u lini testament vajzave, rrini i qetë, pasi në testament ju do të përcaktoni në mënyrë të detajuar se çfarë pronash do të lini dhe cili do t’i përfitojë këto prona. Testamentin do ta përpilojë noteri dhe nëse ju nuk do ta ndryshoni këtë testament, atëherë pronat që ju do të lini për vajzat nuk do të cënohen nga askush. Uroj të jeni i qartë me analizën e mësipërme. Nëse keni diçka të paqartë, mund të më kontaktoni sërish!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

A përfitoj pension si i riatdhesuar?

Advertisement