Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ergys Kaçe: Pyesni De Biazin pse nuk luaj!
Manuel Moskati: Një vajzë shqiptare më ka rrëmbyer zemrën
Poezia juaj...

Manuel Moskati: Një vajzë shqiptare më ka rrëmbyer zemrën

Blerina Çizmja: – Manuel, me gjithë atë të djersitur në skenë të hënën, këtë verë, s’ke për të djersitur më!

Manuel Moskati: – (Qesh) Po, ke shumë të drejtë, ama siç tha edhe Alketa gjatë shfaqjes, djersa ishte shprehje e të gjithë forcës, impenjimit dhe vendosmërisë që tregova për të arritur deri në këtë pikë, në gjithë udhëtimin tim artistik…

– Çfarë ndjen kur shkon kaq pranë gjysmëfinales dhe nuk e prek atë?

Advertisement

– Në jetën time jam mësuar të luftoj shumë për të arritur rezultate. Asgjë nuk e kam marrë të gatshme. Nuk e mohoj se më erdhi keq që për kaq pak, pasi kisha arritur në natën e trembëdhjetë live, nuk arrita dot në gjysmëfinale, por nga ana tjetër, kjo është një shtysë për të ecur përpara dhe për të dhënë më shumë, në mënyrë që herën tjetër, gjithçka të shkojë më mirë.

– Erdhe këtu, i frymëzuar nga konkurrimi i Sarës, vitin e shkuar. Je i kënaqur, apo prisje të shkoje akoma më lart, ndoshta deri në podiumin e triumfuesit?

– Është e kuptueshme që kur fillon një aventurë, gjithmonë shpreson të arrish sa më lart të jetë e mundur, por unë gjithsesi jam i lumtur për rrugën që kam përshkuar në X Factor dhe, megjithëse nuk e arrita dot fazën finale, mund të them me bindje se jam i kënaqur me gjithçka.

– Deri më tani, çfarë të ka sjellë pjesëmarrja në X Factor?

– Nga këndvështrimi personal, kam përfituar një siguri që nuk e kisha më parë, por edhe jam ndërgjegjësuar për aftësitë e mia. Kam mësuar të nxjerr jashtë meje të gjitha emocionet, për të dhënë njëqind për qind në skenë. Nga ana tjetër, kam mundur të njihem me një publik të madh, mbi të gjitha atë shqiptar. Tani, kur dal, njerëzit më ndalojnë për të më përshëndetur, duke më kërkuar foto e duke më komplimentuar. Kjo ma mbush zemrën me gëzim. Vlerësimi i tyre është thelbësor për mua. Kjo është fitorja e vërtetë!

– Po në të ardhmen, çfarë të pret?

– X Factor është një vitrinë dhe duhet shfrytëzuar. Për këtë arsye, shpresoj t’ia dal mbanë për të nxjerrë sa më shpejt diskun tim me këngë të reja. Më pret një verë e mbushur me koncerte, që do ta ndaj mes Shqipërisë dhe Italisë. Kam shumë projekte në dorë, por do t’i mësoni shpejt…

– Manuel, je i bindur se duhet t’ia kushtosh të gjithë jetën tënde muzikës?

– Kjo është një nga ato pak gjëra për të cilat jam vërtet i bindur. Isha i bindur që para X Factor dhe jam akoma më shumë tani. Ia kam dedikuar të gjithë jetën time muzikës, jam lodhur shumë për të arritur deri këtu dhe kjo është e vetmja gjë që më bën të ndihem i realizuar.

– Unë mendoj se ishe një nga konkurrentët që e meritonin më shumë fitoren… Mendon edhe ti kështu?

– Më shumë sesa fitoren, mendoj se meritoja finalen për gjithë çfarë kam treguar, për anën time artistike, për impenjimin që kam treguar, edhe duke kënduar në një gjuhë që nuk është e imja. Në një mbrëmje madje, më përkufizuan si një kameleon…

– A ishte i drejtë eleminimi yt? Pse fitoi Edea dhe jo ti?

– Mendoj se, ashtu siç tha edhe juria, kjo ka qenë një nga sfidat më të vështira të këtij edicioni, ajo që vuri përballë njëri-tjetrit dy talente të vërteta. Për këtë arsye, nuk di të të them nëse ka qenë apo jo e drejtë, por mund të të them se njësoj do të kishte qenë e padrejtë edhe të ikja unë, edhe të ikte Edea. Këtu nuk mund të ketë një “sepse”, është çështje fati…

– Ka patur ndonjë moment kur vërtet je trembur se mund të largoheshe?

– Po, ka qenë dita kur shkova në sfidë me vajzën nga Kosova, Florianën, që ishte shumë e zonja. Nuk ishte edhe aq frikë për nivelin e aftësive sesa për faktin që ishte i treti shovv dovvn për mua dhe, pasi kisha përballuar dy prej tyre, atë natë i thashë vetes: “sonte do të shkoj në shtëpi”. Në fakt, juria pati besim tek unë…

– Dhe… Çfarë bëre me bluzën ku kishe shkruar “abonim në shovv dovvn”?

– E mora me vete në shtëpi, si kujtim nga një eksperiencë e paharrueshme dhe për të patur gjithmonë parasysh se, për të ecur përpara në jetë, duhet të kapërcesh disa sfida.

– Cila nga performancat e tua të ka pëlqyer më shumë ty vetë?

– “Uptovvn funk”, sepse më ka lodhur shumë, m’u desh të studioja mirë shqiptimin e anglishtes, kam punuar për shumë orë në ditë edhe në kërcim, sepse në këtë performancë m’u desh të kërceja së bashku me balerinët, ama është gjithashtu ajo që kam më për zemër.

– Me cilin këmngëtar të huaj do të të pëlqente të bëje një duet?

– Me Bruno Mars! Admiroj gjithçka të tijën, zërin, stilin, paraqitjen skenike… Do të ishte një ëndërr e realizuar!

– Po mes Albanit, Miriamit e Bleonës, kë do të kishe zgjedhur?

– Pa dyshim, mentorin tim, Albanin. I kam dëgjuar këngët e tij dhe më pëlqejnë shumë, aq më tepër që kam shkuar të shoh edhe dy koncerte të tijat në këtë periudhë. E vlerësoj si artist dhe si njeri… Ama, kjo dëshirë mund të realizohet…

– Kur u paraqite në audicione, ti the: “Mezi pres ta njoh këtë tokë”. Pa më thuaj, çfarë ke njohur?

– Kam njohur mbi të gjitha një vend shumë të bukur, që rritet çdo ditë, fantastik për t’u zbuluar. Një vend që nuk ka asgjë për t’u patur zili vendeve të tjera evropiane, por mbi të gjitha, një mikpritje që pak vende e kanë. Tashmë, për mua, Shqipëria është një shtëpi e dytë.

– Këtë pyetje ia kam bërë edhe Mateos dhe dua ta mësoj edhe nga ti… Çfarë mendon, cila është gjeja më “shqiptare” tek italianët dhe gjëja më “italiane”, te shqiptarët?

– Mendoj se në njëfarë mënyre, ne italianët jemi të lidhur me shqiptarët, jemi popuj shumë të ngjashëm. U surprizova kur e zbulova këtë. Shqipëria dhe Italia janë dy vende të ngrohta, mikpritëse… Shpresoj vetëm që herët a vonë, të gjithë ta kuptojnë këtë. Në fund të fundit, ekziston një arsye se pse shumë shqiptarë vijnë në Itali dhe shumë italianë vijnë në Shqipëri. Mendoj se ato që na ndajnë janë vetëm koordinatat gjeografike.

 

 

Në këngën e fundit në X Factor, ti the…

 

…“Bota nuk u ndal për asnjë moment”… Cili ka qenë një moment në skenën e X Factor, kur “bota u ndal” për ty?

– Momenti kur u ngjita në skenë në natën e parë live, kur u prezantova për herë të parë para publikut të madh. Ky ishte momenti kur për mua bota u ndal, sepse ishte momenti im!

…“Nata e ndjek gjithmonë ditën”… Cila është dita që ndjek natën e eleminimit tënd?

– Është dita më e vështirë, kur kupton se një eksperiencë fantastike ka marrë fund, por edhe dita kur mbyllet një derë, por hapet një portë, ajo që gjithmonë ke dëshiruar.

…“Dhe dita do të vijë”…

– Eh, po… ndoshta kjo këngë fsheh shumë gjëra… (Qesh) Dita që do të vijë, do të jetë ajo në të cilën do të bëj të njohur projektin tim, kur do të marrë formë fryti i eksperiencës në X Factor. Di t’ju them vetëm se kjo ditë do të jetë shumë afër…

…“Me dashuritë e sapolindura”… Dhe, meqë jemi këtu, mes gjithë atyre fanseve që donin të bënin foto me ty, nuk qe ndonjëra që të rrëmbeu zemrën?

– Fansat shqiptarë janë fantastikë, shumë të dashur e të sjellshëm dhe unë i falënderoj shumë për gjithçka që kanë bërë për mua. Vajzat shqiptare janë shumë të bukura… sigurisht, është njëra që ma ka rrëmbyer zemrën dhe që mezi pres ta takoj sërish.

 

Çfarë mendon për mentorët?

 

Bleona

– Një grua shumë e bukur, me një energji të pabesueshme.

Pandi

Më ka mbështetuir gjithmonë. E vlerësoj për sinqeritetin e tij, që shpesh e bën të fishkëllehet nga publiku.

Albani

– Ç’të të them?!… një njeri fantastik, një artist i madh. Ai ka atë që një këngëtar i vërtetë duhet të kishte sot, modestinë.

Miriami

Një njeri me delikatesë dhe elegancë unike, ndërsa këndon… Është nga ato që ne i quajmë gra “ujë e sapun” që nuk i nevojitet asgjë për të shfaqur bukurinë e saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ergys Kaçe: Pyesni De Biazin pse nuk luaj!

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement