Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Urime & pershendetje...
Kristi: Unë u tregova budalla. Tea s’duhet ta bëjë këtë…
I fejuari më poshtëroi...

Kristi: Unë u tregova budalla. Tea s’duhet ta bëjë këtë…

Blerina Çizmja: – Kristi, si fillim, më thuaj, si ishte eksperienca jote në Big Brother?

Kristi: – Këtë Big Brotherin, unë, që thua ti, e kam patur ëndërr që para se të niste në Shqipëri. E kam ndjekur në Greqi dhe thesha gjithmonë “kur do të dalë në Shqipëri, që të vete dhe unë”… Kisha tentuar edhe më parë, por isha i vogël, kështu që m’u desh të prisja sa të rritesha edhe pak, u rrita dhe vajta plotësova një nga ëndrrat e mia. Ishte ekspeienca më e bukur që kam kaluar ndonjëherë deri më sot!

– Çfarë të tërhiqte më shumë në një format si ky?

Advertisement

– Big Brother është një provë jete. Njëzet e pesë vjet që kam unë, 25 vite gjëra që kam parë, kam dëgjuar e kam bërë në jetë, aty të hynin në punë në çdo moment të ditës. Ishte një test për veten time, në radhë të parë, se sa i zoti do të isha unë si Kristi të përballoja bashkëjetesën me të njëjtët njerëz për një periudhë kohe të caktuar. Kishte shumë ulje-ngritje, shumë marrëdhënie ndryshonin në çdo sekondë dhe atë që ta sillte sekondi, s’ta sillte e gjithë dita. Ishte gjëja më e bukur që kam shijuar deri tani.

– Mendon se ndonjërën nga marrëdhëniet që krijove aty brenda, mund ta kishe krijuar ndryshe?

– Jo, unë në përgjithësi, me tërë banorët atje kisha marrëdhënie shumë të mira. Pavarësisht se prisheshin e rregulloheshin, isha tip që nuk mërzitesha e të mbaja inat, gjithmonë e gjenim mundësinë të qeshnim bashkë dhe ishte kjo që më ndihmoi mua si Kristi, të kisha marrëdhënie të mira me të gjithë, përveç një banoreje…

– Që është Alba!

– Që është… nuk e themi! (Qesh)

– Mirë, po me Albën ç’pate?

– Jo mo, Alba çupë e mirë është, s’është se pata gjë unë me të, por ajo ishte shumë e paqëndrueshme në ato që thoshte e në ato që bënte. Qëkur vajta, Alba e shikonte veten fituese, kështu që unë nuk u përballa as me Albën, as me femër e as me mashkull, u përballa me fituesin… me më të mirin.

– Ti mendon se Alba është më e mira?

– Ashtu e quante ajo veten.

– Për ty, kush është më i miri aty?

– Me Tean jam unë…

– Mendon se Tea mund të fitojë?

– Po, nëse javën e fundit tregohet e zgjuar dhe sqaron një gjë. Edhe po s’e pati në plan, ta bëjë planin, të jetë aq e zgjuar dhe të mos bëhet budalla si unë. Kështu, mundet ta fitojë.

– Për çfarë plani e ke fjalën?

– Këtë e kam sekret. Nuk e di a e ka Tea këtë plan, apo nuk e ka.

– Cila ishte arma më e fortë që kishe ti aty brenda?

– Unë, si në çdo shoqëri, kam qenë shpirti i alegrisë e i humorit. Kjo ka qenë besoj dhe arma ime më e fortë. Rreth një muaj e gjysëm ia kemi kaluar super, me shumë humor. Vetëm javën e fundit, atmosfera ishte shumë negative…

– Mendon se kjo ishte arsyeja që të nxori jashtë?

– Jo, arsyeja ishte që dhashë mendimin tim për dy banorë aty brenda, për Veselin dhe Albën. Ishte mendimi im më dënovi mua. M’u kthyen shumë kundra pastaj. Në fakt, Veseli për mua është çun i mirë, por ishte në njëfarë mënyre i papjekur dhe ndikohej nga të tjerët.

– Nëse mendon se Veseli është çun i mirë, u ndikove nga Fatjoni që u solle ashtu me të?

– Jo, fare. Fatjoni e pati me Veselin, kurse unë i thosha gjithmonë Veselit që “ke bërë një gabim me atë situatën e provokuar” dhe pastaj kaluam në ato batutat e tjera…

– Që u tepruan pak…

– Unë gjithmonë bëj atë që kam menduar. Nëse do të doja të shtiresha e të bëja rolin e të mirit, nuk do ta prishja këtë javën e fundit, të paktën me Veselin. Veseli është çun i mirë, në fund të fundit.

– Në fakt, nën dritat e këqija këtë javë ishe ti dhe Fatjoni. Në qoftë se edhe Fatjoni do të ishte në nominim, mendon se do të kishte ikur ai dhe jo ti?

– Kështu siç shkoi puna, mendoj se po dhe besoj se këtë javë del Fatjoni.

– A është njëfarë lufte jetesa në atë shtëpi? Është e vërtetë se je gjithmonë i rrethuar nga njerëz që përpiqen të të sulmojnë?

– Jo, unë nuk do ta quaja kështu. Është më shumë bashkëjetesë me disa persona që, të pëlqejnë, s’të pëlqejnë, je i detyruar të bashkëjetosh, të hash, të pish, të rrish, të qeshësh, të qash dhe varet se me sa sportivitet e merr këtë. Unë e kam parë gjithmonë me syrin që t’ia kaloj mirë dhe ia kalova mirë. Nuk vajta të bëja as aleanca, nuk vajta të bëja as shokë e shoqe. Vajta gjithmonë të testoja veten time si një eksperiment dhe rezultoi që ishte shumë okej.

– Ndonëse nuk e kishe në plan këtë, ke bërë shokë, realisht?

– Mendoj se në përgjithësi, kam marrëdhënie të mira me banorët.

– Le shtëpinë me banorë dhe gjete banorët që tashmë janë jashtë. Të habiti ndonjë gjë në sjelljen e tyre?

– Jo, asgjë.

– Përfundimisht, ti bën tifozllëk për Tean, por kush mendon që mund ta fitojë këtë Big Brother?

– Nuk dua të përmend emër sepse ka akoma për të parë. Të shohim si do të shkojë nominimi  i kësaj jave dhe si do të shkojë finalja.

– Nuk e shikon Eleonorën si pretendenten kryesore për të fituar?

– Tamam, tamam, ajo e meriton sepse në njëfarë mënyre ka bërë një plan loje aty brenda, por e ka patur shumë më të thjeshtë se ne të tjerët, sepse ka qenë gjithmonë e rrethuar nga njerëz që i kërkonin këshilla…

– Po, edhe kjo është një aftësi, apo jo?

– Jo, kjo ndodhte për pozitën që ajo kishte… Ishte nënë, ishte më e madhja në shtëpi dhe njerëzit që e ndjenin veten pak të dobët, shkonin të konsultoheshin gjithmonë me të, kështu që ajo merrte dhe jepte çfarë të donte nga ata… Por, unë e vlerësoj dhe besoj që në njëfarë mënyre, e meriton.

– Çfarë i mungon shtëpisë tani që ke dalë ti?

– Unë i mungoj! E kam ndjekur këto ditë dhe më duken shumë përgjumësh, sikur kanë rënë në zi. Ikja ime ka qenë zi në shtëpi.

– Si vazhdon jeta jote tani?

– Jeta ime akoma s’ka filluar, jam akoma në qetësi. Po mundohem t’i rri sa më larg zhurmës e të qetësohem, jam marrë me të afërmit që kam takuar dhe gjëja që më pëlqen më shumë është që ata janë kënaqur vërtet me mua, kështu që u kënaqën ata, kënaqem edhe unë… Deri tani, nuk kam ndonjë plan konkret.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime & pershendetje...

Next Post

I fejuari më poshtëroi...

Advertisement