Sipas Pushkin-it
Ti mos më pyet pse rri menduar
Sepse ashtu unë rri gjithnjë
Ndihmojnë mendimet në të shkruar
Pa ‘to s’do kisha shkruar, gjë!
Ti mos më pyet pse rri menduar
Se pikërisht kështu më njohe
Ishe e thjeshtë për t’dashuruar
Në atë diell të asaj kohe…
Ty sot të dukem unë i huaj?
Po… Kur dashuria fillon gërvisht,
atëherë dhe unë mendimet luaj
e them, të dashuroj sërish?
Ndaj mos të dukem i menduar
I djegur jam, jo veç nga ti
Gjersa të jem krejt përvëluar
Do t’digjem e digjem përsëri!
Ndaj mos të dukem sikur luaj
Se unë mbi flakë hedh çdo hap
Siç u njohëm si dy të huaj
Të huaj çuditshëm u bëmë prapë!
Sipas Pushkinit, njëherë do digjesh
Kurse unë them, digjesh gjithmonë
Me një ndryshim, kur përvëlohesh
atëherë dhe zjarri s’ka ç’përvëlon! Bledi Ylli
Malli hesht…
Malli s’di të flasë,
Malli nuk ka fjalë.
Malli është zjarr’,
që të djeg ngadalë…
Dhe nga tymi i tij
Zemra mund t’pëlcasë.
Malli nuk ka fjalë
Por mundet të t’vrasë! Angjelina Ndoj
Pushtetarëve…
Nëpër mercedesa
Bredhin kokëpalarët!
Ata që nuk dinë
Nga rrotullohet bota
Ne i bëmë qeveritarë…
Ashtu, si lekun me dy koka!
Ata që janë rritur ndanë malit
Kur zbresin në qytet,
Të “kërkojnë patentë”
T’i hipësh dhe kalit!
Ata, që mirënjohje nuk njohin,
Që vetja u duket gjeni
Që rrugës të shohin e s’flasin,
Për ata do thoja: “hipokrizi!”
Për ata që më trille na përçmojnë,
Që hiqen e mbahen
Si njerëz realiste
Ndërgjegjen e degjeneruar ledhatojnë..
Për ju, ka veç një fjalë: “egoistë”! Alban Arapi
Përballë dritës se ç‘po dukem e zbehur
Kujtime të shumta rëndë më kanë dehur
Jam dehur aq sa nuk di se ç‘të shkruaj
Një njeri i dashur më iku si i huaj.
Nuk isha unë, nuk isha vetvetja
krejt ndryshe dukej Fiqeretja.
U deha une pa gota perpara
se ty jo s‘te priu e mbara
se ç’po ndihem e dehur
E dehur nga mërzia
Çfare deshi ajo te gjërat e mia?
Thonë që 7 llojesh është pija
s‘po di ku jam, më rrotullohet “shija”
Ah, sa pije e keqe që qenka
Me dhimbje serish të lënka.
Nuk isha ulur unë me askënd
As nuk thoja gëzuar,
Siç isha e dehur vështroja gjithkënd
Tej mase e zemëruar.
E dehur, shumë e dehur
Isha katandisur keqas me flokë pakrehur.
U ndjeva si “kafshë”
Më mungonte llogjika
ndaj dehjes i thashë: “Të rëntë pika”
Ç’më duhej dehja as vetë s’e kuptova,
Pse në kthetrat e saj përfundova?
Më mori pranë, më bëri për vete,
Ah, si është jeta… U dehe dhe ti Fiqerete!
U dehe dhe ti qe e urreve pijen,
Dhe jetës ia provove shijen…! Fiqerete Ermir Dervishi