Edhe pse ende e vogël në moshë, motra e këngëtares Enca Haxhia ka rënë në sy menjëherë veçanërisht për bukurinë e saj. Dhe, duke qenë se motra e saj, Enca, po njeh një sukses të paparë në fushën e këngës, ne menduam se edhe Uindi do të ecte në gjurmët e së motrës. Por ja që vajza bukuroshe paska një tjetër pasion… atë të estetistes. Kështu, së shpejti Uindi do të hapë kanalin e saj në youtube si një artiste make up-i, në perspektivë duke ndjekur shembullin e disa femrave të huaja që kanë bërë të njëjtën gjë. Dhe në fakt, nëse sheh fotot e saj të postura në faqen e saj personale në Instagram, e krijon menjëherë besimin se shumë shpejt, Uindi do të jetë një emër i njohur në këtë fushë, ndoshta edhe më e mira. Kujtojmë që edhe ish-pjesëmarrësja e Big Brother, bukuroshja nga Kosova, Mimoza, është e ngazhuar seriozisht në këtë drejtim dhe duket se po i ecën mjaft mirë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)