Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I duket sikur e përgjojnë

– Mamaja ime ka pak kohë që ka shfaqur një problem. Asaj i duket gjatë gjithë ditës sikur fqinjët tanë, që janë një kat më sipër, e përgjojnë. I është fiksuar sikur ata dëgjojnë çdo muhabet që bëhet në shtëpi, madje edhe sikur na shikojnë. Kjo është bërë aq problematike sa më duket sikur ajo jeton me këtë shqetësim gjithë ditën, madje dyshon edhe sikur dëgjon zërat e tyre që i flasin direkt asaj, pasi gjasme shikojnë lëvizjet e saj dhe, sipas saj, komentojnë. Do të doja një kontakt me psikologun pasi e shoh shumë problematike këtë gjendje…

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Ju falënderoj për letrën dhe më vjen shumë mirë që, e shqetësuar për mamanë tuaj, i drejtoheni psikologut para psikiatrit. Nëse vërtet ajo vuan nga psikoza që manifeson delir, atëherë këtu kemi të bëjmë me sëmundje ose “haluçinacione të tipit dëgjimor ose pamor”, ndaj së pari për rastin tuaj duhet “trokitur” te psikiatri e pastaj te psikologu. Psikozat janë sëmundje që nuk kalojnë pa ilaçet e psikiatrit të tipit rispolept apo alanzapinë (zyprex) të cilat jepen në dozat e përshtatshme për të shmangur efektet anësore që ato kanë. Prandaj duhet hequr nga letra juaj fjala “psikozë” dhe atëherë “bujrum” te psikologu, pasi psikozat janë sëmundje shpesh të rënda e që zgjasin dhe duhen mjekuar për një kohë të gjatë, duke patur parasysh këtu edhe mjekimin mbajtës, pra edhe kur i sëmuri e ka kaluar sëmundjen e duket plotësisht mirë. Deri këtu dakord, por më ndiqni edhe pak me vëmendje. Ndoshta u “trembët” pak nga fjalët e mia, por mundet që këto që do të them më poshtë, për ju janë një lajm i mirë.

Mundet që mamaja juaj dyshon aq shumë, sa i bëjnë veshët apo i bëjnë sytë nga meraku i madh, por nuk është se ajo dëgjon zëra (si “reale”, edhe aty ku nuk ka) apo shikon “figurën” aty ku të tjerët nuk e shohin atë. Prandaj, sado i madh që të jetë ky lloj dyshimi (obsesioni i cili në gjuhën e popullit quhet “vesves”) përsëri ai po obsesion mbetet dhe si i tillë trajtohet në kuadrin e çrregullimeve të ankthit (çrregullime obsesive-kompulsive, të shoqëruara edhe me keqpërshtatje, si: përgjime, ulje të zërit, mbyllje të perdeve, kanateve etj. të cilat quhen kompulsione, sepse pa këto sjellje keqpërshtatëse (si sjellje sigurie) asaj nuk i ulet ankthi pikëllues). Pastaj ky “sinjal alarmi” i vazhduar, asaj ndoshta i është bërë “kronik” dhe ka krijuar disa ide derealizimi, porse gjithsesi ato mbeten vetëm ide, ndaj edhe nuk duhen trajtuar si sëmundje, pasi vetë ajo mund të jetë e ndërgjegjshme që s’duhet t’i ketë, pra, është si në “luftë” me to. Pastaj, jo të gjitha haluçinacionet mund të jenë sëmundje, pasi ka edhe “haluçinacione” të induktuara, si për shembull, një nënë i ka besuar fjalët kur i thotë djali se e ndjekin e duan që ta vrasin dhe asaj,nga ky merak, i duket sikur kudo “shikon” vrasësit” e tij (të mundshëm), edhe pse njerëzit po ikin në punë të vet.

Advertisement

– Ju mund të gjeni në internet një përgjigjen time me titull “Ç’janë deluzionet”, në faqen ueb të gazetës: vvvvvv.intervistal.al (Psikologu përgjigjet) dhe e gjeni këtë dallim. Iluzionet nuk janë deluzione sepse atëherë do të dilnin të gjithë të sëmurë, se iluzione kemi të gjithë si për shembull, mund të trembemi nga një rrënjë në ujë që na duket si gjarpër, apo të na duket lapsi në një gotë në ujë si i përthyer, ose siç mund të na duken si “ulërima ujqërish” kur vërshëllen era po të jemi në pyll (ama, jo në qytet) ose siç fjala vjen, nga meraku se mos më “tallin” apo përflasin gati sa nuk u sulem dy vetave që mu duk sikur më thanë: “Jashar-gjel deti(!)”, kur ata paskan thënë “do ikim në Kashar për gjel deti” (për të blerë etj.). Njerëzit me obsesion shumë të axhituar e dukshëm në ankth, mund të përngjajnë fare lehtë me të sëmuret nga psikoza dhe ky është një gabim jo i rrallë i mjekëve nëpër rrethe, sidomos i mjekëve të përgjithshëm, por që kushton shumë sepse fodullëku dhe kryelartësia në profesionin tonë të fikin derën, pasi nuk të lënë as të thellohesh e as të bashkëpunosh për të mos gabuar, sidomos në diagnostikimin e saktë.

Kam folur diku edhe për rastin “Jurikova”, një doktoreshë psikiatre bullgare e cila e përjashtoi vajzën nga diagnoza skizofreni pasi e diktoi se haluçinacionet e saj ishin të autosugjestionuara dhe të sugjestionuara fuqishëm. Vajza e saj kishte parë se si vajzat “ktheheshin” në mjellma te një balet (“Liqeni i mjellmave”). Po ashtu, kishte parë “hinduitët” të mposhtnin gravitacionin e të ngriheshin në ajër para kamerave, pra, fluturonin. Nga dashuria e malli përvëlues për babain të cilin e donte jashtë mase e që, kur vdiq, i thanë se ka ikur zog në qiell, ajo e qetësonte shpirtin duke menduar sikur po “fluturonte” për te babai i saj. Madje edhe e thoshte si të “vërtetë” këtë gjë, porse kur Jurikova e vërtetoi se thellë-thellë vajza nuk e besonte se mund të ndodhë kjo, atëherë diagnoza e rëndë “skizofreni” u përjashtua. Kujdes, pra, se këto janë gabime që peshojnë shumë. Edhe obsesionet, kur janë shumë të sistematizuara, përngjajnë shumë me haluçinacionet dhe nga dyshimet e lehta, ato kthehen dalëngadalë në të rënda e pastaj njeriut i mbushet mendja se kështu është e pikë. Pra, ai shpik me mendje lloj-lloj shpjegimesh (për të cilat i vjen në ndihmë “shejtani” siç thotë populli) dhe ec e binde atë për të kundërtën… Nuk është kjo që të çon në skizofreni, por ka ndodhur që të kenë plasur aq sherre me pasoja ndoshta më të këqija se vetë skizofrenia, një “çmenduri” nga njerëzit me llogjikë, që sëmundjet i kanë çuar edhe deri tek armët. Në këtë rast, duhet patjetër syri i mprehtë “vëzhgues” i psikologut me përvojë për të dalluar sëmundjet nga josëmundjet, dyshimet (që megjithatë janë brenda normales) nga patologjitë, iluzionet (jo sëmundje) nga deluzionet e haluçinacionet (sëmundje) etj. Dua ta vizitoj vetë nënën tuaj që të flas me kompetencë të plotë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje vetëm për qejf...

Next Post

Burgu ia solli mendtë djalit tim

Advertisement