“Zotni! Me këto flokë më je bërë si majmun! Po lë kokrën e nam duke u lëpirë para pasqyrës. Pika burrit: U plake e u thinje… ?!”
Për të marrë hak I thashë:” U plake e u thinje, është vetëm gjysma e vargut të poetit Kiço Spidhi. E di pjesën tjetër? …E me seks nuk u nginje…Në fakt poeti, që ka qënë trim, jo si puna ime, përdorte fjalën shqip nga ka dalë rraca njerëzore…
Nuk e dëgjova replikën, sepse zbrita me vrap shkallëve. …Pas dy orëve u ktheva.
-Me gërshërën e deleve të ka qethur berberi ? E di si me duke? Si instruktor partie në kohën e Enverit…
-Kam ndërruar një duzinë me berberë,- I thashë Ezmerkës.- Të gjithë dele pa qumësht.…Sikur të qethem tek një berbere?…Në mend kisha fjalën “femër”. Nuk ma mbajti.…Ezmerka, pasi rrudhi vetullat u hodh në sulm: …Ashtu, ëëë? Dashke të shkosh tek ndonjë nga ato “flokë prerëset” seksi, që të shëtitësh me kokë nëpër kodra të buta? Por ato nuk e kanë mëndjen tek gërshëra?!…E di çfarë I ngjau një shoqes sime? Bashkë me flokët I prenë edhe një copë veshi?!…Pasi ra në mendime më tha:
-E para, duhet të mësosh: Nuk quhen berbere, por parukjere. Së dyti, parukjeren do të ta gjej vetë…Së treti. Pikë.
Një të premte u nisëm për t’u qethur. Rrugës nuk di pse mu kujtua një histori. Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi një gazetar. I kishte veshët llapush. E tallnin të gjithë. I thartuar u arratis në Greqi. Pagoi 400 euro. Preu veshët. Fashoi kokën. Me kokë të fashuar erdhi në redaksi. I pari e pikasi Ismet Drishti: “ Uaa…Djali, qënke bërë synet nga koka?!”
Pasi bëmë një copë rrugë qëndruam tek “Hair & Estetie BrunA”. Rr.”Muhamet Gjollesha”. Pallati 5/3. Pranë stadiumit “Dinamo”. Tel 274 468. Sallë e gjërë. E pastër. E bukur. Gërshërët I kishte në dorë pronarja: Bruna. Në ndihmë të saj ishin tre femra dhe një djalë. Pasi më dorëzoi, Ezmerka u largua…
Sipas “protokollit”, në fillim më lanë kokën. Bukuroshja nisi të lëvizi gishtat mes flokëve. Kur gati po më zint gjumi, dëgjova:
-Lexova një shkrimin tek revista “Shije”. Si të duron gruaja, për ato që shkruan?…Thjeshtë. Nuk I lexon dhe thotë: Më vjen turpa nga shoqet me broçkullat që shkruan?!…Si do të qethesh?- Tha Bruna…Me mëshirë,- ju përgjigja.-Mos I jep shumë gërshërës. Nga mosha, qimja më është holluar dhe mezi rritet?!
-Më pëlqen zonja juaj,- më tha Bruna.-Tregon kujdes për flokët, trupin, lëkurën. Them që do jetë nga derë e madhe?
– I ke rënë pikës. Po kaloi 59 kilogram, pakson bukën dhe shton vrapin…Kur u fejuam ishte 52 kilogram. Ka shtuar në peshë, sepse nuk mund tja prishte vjerrës…Si ndodhi? Erdhi për herë të parë Ezmerka në shtëpi. Pyeta mamanë: “Si të duket nusja?”…E kolme…Por gjoksin e ka të vogël!…Ka derman. Do të të hapet pak punë: Duhet tja fërkosh sa më shumë…
Bruna ja shkrepi gazit. “E di pse qesh?- Më tha.- E njejta histori më ka ndodhur edhe mua. Jo me vjerrën , por me motrën e saj.”
Sipas protokollit, përsi lajrje flokësh…Pastaj Davidi bëri rregullimet… Më pyeti: Pak xhelë?…Normale. Rruga për në shtëpi kalon para shkollës “Petro Nini”…Ha…ha…ha…qeshi Bruna, që për familjen tonë është parukjerja më e mirë në Tiranë!…
Advertisement