Martohej kushëriri
– Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur po martohej kushëriri im, por atë nuk e pashë fare në dasëm. Çuditërisht, dasma bëhej te shtëpia jonë. Unë po shikoja ca byzylykë që shiteshin, por nuk kisha lekë t’i blija dhe vendosa të vidhja dy prej tyre. Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Faleminderit.
– Një ëndërr e tillë tregon një siklet që do të kaloni. Një çështje do t’ju mërzitë, por gjithçka është kalimtare. Vjedhja e byzylykëve tregon dëshirën për t’iu shmangur trazirave dhe problemeve, por nuk do t’ia dilni dot, do të përfshiheni në to. Siç ju thashë më sipër, gjithçka do të jetë kalimtare.
Më qëlloi xhaxhai
– Isha me mamin dhe vajta te doktori, që më tha se kisha një sëmundje në veshkë dhe duhet të pija cigare. Pastaj isha te dhoma e kushërirës, ku vajta të pija cigare. Më pa kushëriri dhe më tha: “Do t’u tregoj prindërve”. Më pas erdhi xhaxhai, që më qëlloi aq shumë dhe më kafshoi krahun saqë më la shenjë dhe më dhembi. Qava me ngashërim, por kisha edhe dhimbje kraharori. I thashë se kisha këtë sëmundje dhe më kërkoi falje. Unë i thashë: “Ik nga shtëpia ime, mos hajde më”. Kur vajta në shtëpi, mami më tha se babi ishte mërzitur dhe u zu me xhaxhain. Pres parashikimin tuaj, ju lutem. Faleminderit.
– E gjithë ëndrra ka lidhje me shëndetin tuaj dhe mënyrën se si e jetoni jetën. Duhet të bëni shumë kujdes, sepse ëndrra ju tërheq vëmendjen që nuk kujdeseni aq sa duhet për shëndetin tuaj fizik dhe shpirtëror. Mos e kaloni gjithçka vetëm. Nëse keni ndonjë shqetësim, duhet të kërkoni ndihmën e familjes dhe të bëni vizitat mjekësore që mendoni se janë të nevojshme. Nëse jeni duhanpirës apo keni menduar të nisni duhanin, mos e bëni sepse shëndeti juaj është delikat. Ëndrra juaj më shumë paralajmëron për kujdes sesa parashikon.
Gjyshja që nuk jeton
– Kam parë në ëndërr sikur gjyshja ime që ka 4 muaj që ka vdekur më vuri unazë në gisht. Edhe pse i kam 2 unaza te gishti i martesës, ajo më tha: “Mbaje këtë unazë floriri dhe vërja mamit kur të vdesë”. Më pas, më tha: “Lëre fare, ma jep se ia jap vetë”. Më ka frikësuar shumë kjo ëndërr. Nënën e shoh gati çdo 3 ditë në ëndërr ngaqë e kam dashur shumë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Ju shpreheni vetë se keni qenë shumë e lidhur me nënën; kjo është një nga arsyet pse e keni parë në ëndërr dhe vazhdoni ta shikoni kaq shpesh. Humbja e saj është akoma e freskët për ju, për të mos folur pastaj për kujtimet që keni me të. E mendoni shumë, ndaj ëndrrat me të janë të pashmangshme. Ajo së cilës duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje tani është mami juaj. Ajo i vuan gjërat brenda saj dhe ndoshta ka më shumë nevojë për ju tani më shumë se kurrë, një lloj këshille që në mënyrë ndoshta jo të zakonshme jua jep nëna juaj, ndjestë pastë, në ëndërr. Gjithë të mirat.