Ky është edicioni i 60-të i Eurovizionit, prandaj ia vlen të bëjmë një përmbledhje të këtyre viteve, këtë herë, duke veçuar disa këngëtarë me veshje të pazakonta dhe me performanca ekstravagante. Ja, cilat kanë qenë disa nga pjesëmarrjet më të çmendura në Eurovizion gjatë këtyre viteve…
- LORDI – 2006
Pjesëtarët e bandës rok me veshje të çuditshme, Lordi, ngjanin më shumë me krijesa të errëta, të dala filmi “Zoti i Unazave”, sesa me këngëtarë. Megjithatë, finlandezët thyen një rekord pikësh me këngën e tyre “Hard Rock Hallelujah”, duke dalë fitimtarë atë vit.
- BURANOVSKIYE BABUSHKI – 2012
Pa dyshim, një nga pjesëmarrjet më të paharrueshme të Eurovizionit kanë qenë ruset Buranovskiye Babushki, një grup me gjyshe nga një fshat i largët i provincës Malopurginsky. Më e vjetra prej tyre mbushi 77 vjeçe, pak pas festivalit. Kënga e tyre e kapshme për veshin “Party for Everybody” doli në vend të dytë, me 250 pikë. Gjyshet e lumtura, të cilat në fillim të performancës së tyre poqën disa biskota, fituan më shumë fansa kur premtuan se paratë e mbledhura do t’i dhuronin për rinovimin e kishës së fshatit të tyre, që ishte shkatërruar nga Stalini në vitin 1939.
- ZDOB SI ZDUB – 2005, 2012
Grupi punk-gypsy, Zdob Si Zdub nga Moldavia, u zbavit aq shumë nga performanca e parë në Eurovizion, sa u rikthyen edhe njw herw. Herën e parë ata shoqëroheshin nga një grua e moshuar, e cila inskenoi fjalë për fjalë tekstin e këngës së tyre “Bunika Bate Toba” (Gjyshja i bie daulles). Plaka e ndihmoi grupin të zinte një vend nderi, të gjashtin. Edhe rikthimi në vitin 2012 me këngën “So Lucky” ishte mbresëlënës, sepse u shfaqën me kapele gjigande konike dhe numra xhonglimi e cirku në skenë.
- TRACKSHITTAZ – 2012
A e ka dëgjuar ndokush stilin muzikor “‘tractor party gangster rap”? As ne, por u detyruam ta mësojmë në Baku nga grupi austriak Trackshittaz, me këngën e tyre të bezdisshme “‘VVoki Mit Dem Popo”. Shfaqja e tyre me balerinët e veshur me rroba sportive ngjitur pas trupit ishte pjesë e performancës. Sigurisht, Evropa nuk u entuziazmua edhe aq, kështu që Trackshittaz nuk e kaluan gjysmëfinalen, duke marrë vetëm 8 pikë dhe duke përfunduar në vend të fundit.
- SEBASTIEN TELIE – 2008
Kantautori Sebastien Telie me mjekrën e tij mbresëlënëse, i cili ka bashkëpunuar me grupe si Air dhe Daft Punk, arriti të fitonte zemrën e francezëve, të cilët e dërguan në Eurovizion të këndonte këngën “Divine” (Hyjnore), në anglisht. Ata që u mërzitën me zgjedhjen e gjuhës, u bezdisën edhe më shumë me karagjozllëqet që bënte ai në skenë, si hyrjen me një makinë golfi dhe me një top të mbushur me helium.
- URBAN TRAD – 2003
Pjesëmarrja e Belgjikës arriti t’u shpëtonte diskutimeve për tekstin e këngës, sepse kënga e grupit Urban Trad, me titull “Sanomi”, është deri më sot e vetmja në historinë e Eurovizionit, me tekst në një gjuhë që nuk ekziston!
- GJELDETI DASTIN – 2008
Irlanda bëri një përpjekje të guximshme me këngën satirike “Irelande Douze Pointe” (Irlanda 12 pikë). Kënga u këndua nga një marionetë e famshme në televizionin irlandez, gjeldeti Dastin, që doli në skenë mbi një karrocë supermarketi të stolisur. Megjithatë, shakaja nuk piu ujë dhe Dastini u eliminua në gjysmëfinale.
- GIPSY.CZ – 2007, 2009
E pwrfaqwsuar prej saj, Çekia nuk ka pasur kurrë një sukses të madh në Eurovizion. Pjesëmarrja e saj në vitin 2009, me grupin Gipsy.cz, në të cilin këngëtari kryesor ishte një superhero me emrin Super Gipsy, nuk e përmirësoi imazhin e saj dhe kënga nuk e kaloi gjysmëfinalen.
- GUILDO HORN – 1998
Para festivalit, pati një shqetësim të madh në Gjermani, se pjesëmarrja në Eurovizion me këngëtarin ekscentrik Guildo Horn do të ishte një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, në fund, performanca e tij qe e paharrueshme, Guildo u hodh disa herë te publiku, bile iu rikthye skenës në finalen e madhe. Të gjitha këto e ndihmuan të përfundonte në vendin e shtatë.
- RODOLFO ÇIKILIKUATRE – 2008
Rodolfo Çikilikuatre, i njohur si alter-egoja i komikut katalan David Fernandez Ortiz, përfaqësoi Spanjën. Kënga e tij “Baila el Chiki-chiki” mbeti e paharruar për shkak të melodisë së kapshme që u luajt në skenë me një kitarë të vockël, si lodër.
- VERKA SERDUCHKA – 2007
Një tjetër personazh komik përfaqësoi Ukraninën, në Kiev. Këngëtarja Verka Serdushka, e cila doli në skenë me një veshje që dukej si e bërë me fletë alumini, e shoqëruar nga aktori Andriy Mihailoviç Danilko, doli e dyta në vendin e saj, me këngën “Dancing Lasha Tumbai”.
- SESTRE – 2002
Mbase e frymëzuar nga këngëtari transeksual i famshëm, Dana International, Sllovenia dërgoi në Eurovizion një grup të ngjashëm me të. Një grup me tre transeksualë, të veshur si stjuardesa, me emrin Sestre, përfaqësoi vendin në Estoni.
- DAZ SAMPSON – 2006
Britania mori vendimin e çuditshëm të dërgojë një burrë 32 vjeçar (që atëherë dukej edhe më i madh) në Athinë për të kënduar një këngë për fëmijë. Megjithëse pjesëmarrja e Dazit shkaktoi një ndjekje të madhe televizive të Eurovizionit në Britani, pjesa tjetër e Evropës nuk u entuziazmua edhe aq nga kënga, sepse ajo zuri vendin e nëntëmbëdhjetë, me 25 pikë.
- RAMBO AMADEUS – 2012
Mali i Zi, dërgoi në Eurovizion poetin xhaz-funk, Rambo Amadeus, me një këngë kushtuar krizës në Eurozonë, me titull “Euro Neuro”. Megjithëse duhej të shoqërohej me duartrokitje sepse ishte një këngë me kuptim dhe shfaqje, ajo nuk entuziazmoi edhe aq dhe u eliminua në gjysmëfinale.
- JEDVVARD – 2011, 2012
Bela e dyfishtë për Eurovizionin në Dyseldorf dhe Baku, ishin vëllezërit binjakë nga Irlanda, Xhon dhe Eduard Grajms, të njohur si Jedvvard, të cilët e përfaqësuan dy herë vendin e tyre. Me lukun e çuditshëm në skenë, me flokët e ngritura përpjetë dhe vatat e stërmëdha dhe me këngën e kapshme “Lipstick” (Buzëkuqi), ata arritën të grumbullojnë 119 pikë dhe të përfundojnë në vendin e tetë, vitin e parë. Vitin në vazhdim u rikthyen me këngën “VVaterline”, që përfundoi në vendin e nëntëmbëdhjetë.